Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

   G A L I C A

Kush bie nė luftė pėr Atdhe

nuk ka vdekur, por ka le

(Populli)

Nė vazhdėn e luftėrave qindvjeqare tė popullit shqiptar kundėr pushtuesve tė ndryshėm, qė pamėshirshėm u vėrsulen mbi trojet tona, u vequan disa lokalitete dhe vendbanime pėr njė qėndresė dhe rezistencė tė pėrhershme. Ato nėpėr vite e shekuj u pėrballuan rrebesheve dhe stuhive shkatėrrimtare e robėruese, pėr qka bėnė emėr dhe zunė vend nderi nė altarin e historisė sonė kombėtare.

       Nė mesin e kėtyre   vendbanimeve me tradita luftarake e patriotike, emri i tė cilave na ngjall ndjenja tė veqanta respekti e admirimi, qėndron edhe fshati Galicė, i cili shtrihet nė hapėsirėn verilindore tė Drenicės sė Kuqe.

"Galica na i pėrkujton fortesat e papėrkulura ilire."

E vendosur nė njė rrafshlartė prej 500 metrash lartėsi mbidetare, e rrethuar nga tė katėr anėt me kodra gjysmė tė zhveshura shkėmbore, na i pėrkujton fortesat e papėrkulura ilire. Kanė pasur tė drejtė ata qė kanė thėnė se ai qė e ka pushtetin e shkruan edhe historin. Mirėpo, Galica si dhe shumė fshatra tjera shqiptare, e ka thyer kėtė parim. Ajo me gjakun e bijve dhe bijave tė veta, nė qdo gur e nė qdo shkėmb, e shkroi historin e pashlyeshme, e cila i sfidoi tė gjitha historitė borgjeze e tendencioze qė paten karakter falsifikues e denigrues.

 

Vendbanim i lashtė

Galica ėshtė vendbanim shum i hershėm. Pėr herė tė parė e gjejmė tė shėnuar nė defterin turk tė vitit 1447 me emrin Kalica. Atėherė kishte mbi 30 shtėpi dhe sikurse shumica e fshatrave  tė Drenicės dhe ajo i pėrkiste rrethit tė Vushtrrisė. Emri i saj i parė ka pėr bazė emrin Kolė, qė tregon pėrkatsin fetare katolike tė banorve tė saj dhe bindshėm e dėshmon praninė e tyre nė kėtė vend para ardhjes sė turqve. Kėtė mė sė miri e vėrteton edhe toponimi i sotėm: Livadhi i Kolė Bibės, i cili gjendet nė lindje tė fshatit ku ende mund tė hetohen gjurmėt e njė vendbanimi tė lashtė.

 

Fisi Kuq

Tė gjithė banorėt e Galicės i pėrkasin vetėm njė fisi, fisit Kuq.

Kuqi sė bashku me fisin Hoti dhe fisin Kelmendi, sipas tė gjitha burimeve tė shkruara ekzistuese,  janė paraqitur qysh gjat shekujve XIV-XV, dmth. janė ndėr fiset mė tė vjetra shqiptare.

Nė Drenicė tė kėtij fisi janė edhe banorėt e fshatrave: Prekaz, Obri, Tėrnavc, Murgė, njė pjesė e Tėrdevcit dhe lagja Ferizaj nė Mikushnicė. Edhe sot mbajnė lidhje farefisore dhe nuk lidhin martesa.

Dikur, para mė se 200 vjetėsh, ky fshat ishte i vogėl dhe i varfėr siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Nė mesin e atyre familjeve tė pakta shquhej ajo e Abaz Bejtės pasardhsi i sė cilės ėshtė Bejtė Galica (babai i Azemit).

Vazhdo nė faqėn tjetėr

Kthehu      Dilema e Mitrovicės    Drenica trime    Galica e Drenicės    Azem Bejtė Galica

Disa lidhje                                                                                                                               Dėrgoma njė

               

Shkruaj nė librin e Vizitorve! Guestbook by GuestWorld Shiqoje librin e Vizitorve!

               

Email: berat@hotmail.com