ADEM JASHARI       Gjėra Atdhetare       SKENDERBEU       GJON BUZUKU



































LETĖRSIA SHQIPTARE NĖ SHEK. XVI-XVII


Gjon Buzuku:

   Vepra e pare e kėtij lloji ėshtė ("Meshari") i Gjon Buzukut. Ndonjė gtė paktė qė dime pėr jetėn e autorit, e kemi nga pasthėnia e librit, ku marrim vesh se ai ishte famulltar i thjeshtė, se punėn pėr veprėn e vet e nisi mė 20 mars 1554 dhe e kreu mė 5 janar 1555. Nga ky pohim nuk del e qartė nėse kjo ėshte koha e hartimit apo e shtypjes sė librit; ndoshta tė dy punėt e kryen paralelisht.
   ("Meshari") u botua nė vitet e Reformės e tė Kundėrreformės, nė ēastet kur kisha romane kishte nisur ta luftonte me ēdo mjet pėrhapjen e protestanizmit nė Evropė, ndėrsa vendi ynė po merrte udhėn e Islamizimit. Nė kėto rrethana, siē u tha edhe mė lart, Vatikani qe i detyruar tė bėnte lėshime dhe tė lejonte zėvendėsimin e pjesshėm tė latinishtes me gjuhėt amtare nė kishė, nė vendet ku ushtrohej riti katolik. Lėshimet nuk paten jetė tė gjatė, po sidoqoftė i dhanė dorė punės sė Buzukut, i cili pėktheu shqip pjesė tė ndryshme liturgjike pėr shėrbesat e fesė. Fakti qė autori ynė pėrktheu pikėrisht pjesė liturgjike ėshtė njė shfaqje e pėrpjekeve qė bėheshin nė ato kohė pėr tė pėrdorur shqipen nė praktikėn kishtare. Ky ishte me sa duket, njė preokupim i gjatė i autorit, qė shkruan nė pasthėnien e librit tė tij: (Tue u kujtoum shumė here se gluha jonė nuke kish gja tė ndigloum nsė shkruomit shenjtė, nsė dashunit sė botėsė sanė¹, desha me u fėdigunė, pėrsamujta me ditunė, me zdritunė pak mendetė a atyne qi te ndiglonjinė)².
   Kėtu qėndron nė radhė tė parė vlera e punės sė Buzukut, i cili boton gjithė njė libėr nė gjuhėn amtare, nė kushtet tepėr tė rėnda tė atij shekulli tė parė tė pushtimit osman.
   Libri ruhet nė njė kopje tė vetme nė Bibliotekėn e Vatikanit dhe i mungojnė fletėt e fillimit, pra nuk njohim as titullin as vendin e botimit tė tij. Mė 1665 Pjetėr Bogdani e permend me titullin ("Ungjilla"), qė i pėrshtatet brendisė sė veprės dhe mundet qė kjo kėshtu quhej. Mendohet qė libri tė ketė dalė nga ndonjė shtypshkronjė lėvizėse, nė ndonjė qytet bregdetar tė viseve tė Veriut qė s’kishte rėnė ende nėn sundimin osman, po ku sundonte Venediku, p.sh Tivari. Njė tjetėr tezė i jep si vend botimi Venedikun. Vepra, e harruar, sepse me sa duket u vu nė indeks nga inkuizicioni (kopja e vetme qė njihet duket se pėrdorej ende mė 1610 nė afėrsitė e Laēit tė sotėm), nisi tė bėhet e njohur pėrsėri mė 1740, kur e zbuloi nė Romė autori gjakovar Gjon Kazazi. Njė botin shkencor tė shoqėruar me studimin e gjuhės sė Buzukut, e bėri nė ditėt tona Eqrem Ēabej (1968).
   ("Meshari") ėshtė nė alfabetin latin tė tipin gjysėm gotik, qė pėrdorej motit nė Venedik. Autori huazon edhe pesė germa cirilike, pėr disa tinguj tė shqipes qė nuk i ka gjuha latine. Drejtshkrimi i tij pėrgjithėsisht i ngulitur, njė pėrpjekje e dukshme pėr ta ngritur gjuhėn nė njė shkallė mbidialektore (duke pasur nė bazė tė folmen e veriperėndimit), dėshmojnė, pa dyshim, se Buzuku ėshtė pasues i njė tradite tė hershme tė shkrimit tė shqipes. Autorėt qė erdhėn mė pas, duke nisur e pakta nga Pjetėr Budi³ me ndryshime tė vogla, kanė pėrdorur tė njėjtin alfabet, i cili e ruajti traditėn e tij nė Veri gjer nė mbarim tė shek. XIX.

----------------------------------------

1) Pėr dashurinė nė gjindjen tone.
2) Tė mėsonin.
3) Budi pėrmend pėrpara tij, nė viset veriperėndimore shqiptare, njė autor tė cilit ia ka njohur shkrimet, Pali prej Hasi. Ky jetoi pėrpara vitit 1596 dhe mundet qė pėrdori alfabetin e Buzukut, qė trashėgoi edhe Budi. Ai ėshtė autori i dytė qė njohim nė shek. XVI dhe e gjejmė nė trevat kosovare, ku nuk do te vepronte vetėm Budi, po edhe Bogdanėt nė shekullin e mėparshėm dhe, pas tyre, Gjon Kazazi nė shek. XVIII. Shohim se kemi tė bėjmė nė ato anė me njė traditė nga mė tė hershmet nė letėrsinė shqiptare, me autorė tė shumtė e nga mė tė rėndėsishmit.

MESHARI


   Puna qė ndėrmori, u pėrballua prej Buzukut me leksikun popullor, por edhe me pėrdorimin e disa fjalėve tė huaja, kryesisht latine dhe italiane. Nė gjuhėn e librit gjenden fjalė tė lashta dhe fjalė tė tilla qė kthimi i autorit, nė pėrgjithėsi i saktė, vende-vende ėshtė i lire. Kjo flet si pėr ndonjė model shqip qė ai mund tė ketė pasur, si pėr kontributin e veēantė tė tij.
   Duke qenė vepėr e shėrbesave fetare, gjuha e saj ka tiparet e gjuhės se predikimit, me stilin e konsakruar prej kohės. Po nuk mungojnė edhe viset e njė bukurie stilistike tė vėrtetė, qė na jep, Brenda mundėsive tė kėtyre lloj shkrimeve, njė ide tė pėrpjekjes artistike nė shqipen e hershme tė shkruar. Si shembull mund tė pėrmendnim ndonjė pjesė pėrkthimi nga Psalmet e Davidit.
   Vepra e Buzukut, monumenti i pare i shkrimit tė shqipes qė njohim gjer mė sot, sjell njė lėndė shumė tė pasur pėr historinė e gjuhės sonė nė aspektet mė tė ndryshme tė saj, edhe nė aspektin stilistik.

© 2003 All Rights Reserved., Shpetim Bardhi
Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!