Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!


VITRINA E LIBRIT
Home | Erevizioni | Dėgjojeni Erevizionin-Visit My Talk Radio Page! | ... | ...




Sylė Arifi: "Pavarėsia e Kosovės mes pėrkrahjeve dhe pengesave"

Prishtinė prill 2002
Viti 2001,ishte edhe njė vit frytdhėnės-i suksesshėm pėr juristin,avokatin Sylė Arifi,politikanin e rryer nga rropatjet mė tė mundimshme tė maltretimeve tė paskrupullta nga hijet e zeza sahanlėpirėse tė regjimit tė sėrbosllavisė mbi Kosovė-mbi filizat dhe lulet e shendosha kombėtare shqiptare,siē ishte dhe vazhdon tė jetė Sylė Arifi,nė rrugėn e vendosur dhe tė drejtė tė ēėshtjes kombėtare,pa lakadredha e ndėrshkėbėca,mlodhi e pėrmblodhi shkurtazi po paster e troē tė vėrtetėn e vuajtjeve dhe pėrvuajtjeve tė brezave te dritės e ndėrgjegjės kombėtare tė cilės i takon edhe ai vet,me shkrimet e tij nė librine dytė tė tij me titull:"Pavarėsia e Kosovės mes pėrkrahjeve dhe pengesave.E vetmja kritikė qė mund t'ia bėjmė kėtė herė-pėr momentin ėshtė;Pse nuk shkruan mė shumė?!!!Kemi nevojė ne,Kosova,(pse jo edhe Shqipėria) dhe mbarė shqiptaria pėr libra te tillė-tė kėtij spektri-ndriques-real mbi jetėn e bujshme dhe rrjedhėn e ngjarjeve pėr kauzen e drejtė tė ēėshtjes sonė tė shenjtė kombėtare.(Nexhmedin Syla-New York)

Shqiptarėt si shumicė nė Kosovė duhet mė nė fund tė binden se ku e kanė shpresėn pėr tė ardhmėn e tyre dhe tė Kosovės,si shtet i mėvetėsishėm.pa kalkular me ēfarėdo opcione ireale qė i trumbetojnė forcat politike qė kishin dėshtuar gati pėr njė dekadė t'i dalin zotė Kosovės. Spektri politik nė Kosovė sot praktikisht pėrfaqėsohet nga dy opcione politike siē janė ai i pėrfaqėsimit real kombėtar qė krijoi historinė e re pėr Kosovėn dhe ai qė pėrfaqėsohet nga opcioni ireal,qė e bllokoi duke e penguar avancimin e mėtejmė tė rrjedhave politike pėr zgjidhjen e pranueshme pėr Kosovėn,apo duke bėrė vetėm deklarime verbale pėr pavarėsinė e Kosovės,se do tė ishte mirė tė na njohin apo tė na japin ate apo kėtė status,duke na dhuruar,pa treguar as minimumin e veprimeve tė guximshme politike pėr avancim apo zgjidhje tė qėndrueshme tė ēėshtjes sė pa zgjidhur tė Kosovės.(shkoqitur nga faqja 101 e librit).



U promovua libri "Prizreni i lashtė" i autorit Muhamet Shukriu

Prishtinė, 16 shkurt 2002Nė Bibliotekėn Kombėtare, nė Prishtinė, tė premten u promovua libri “Prizreni i lashtė”, i autorit Muhamet Shukriu. Nė kėtė libėr shfaqet njė mozaik kulturor i qytetit tė Prizrenit, i cili ėshtė i mbushur plot monumente, tė cilat shėnojnė diēka nga historia jonė individuale, kolektive dhe krijuese tė kėtij qyteti. Autori i librit, Muhamet Shukriu, tha se “puna e hartimit tė kėtij libri daton qė nga viti 1962, kur edhe kishte filluar mbledhja e materialeve dhe kėrkoi qė edhe nė tė ardhmen tė bėhen mė shpesh libra tė tilla”. Kritiku Ali Aliu tha se “kjo vepėr sjellė gjurmė nga lashtėsia jonė shpirtėrore dhe kulturore nėpėr kohė”. Pėr veēoritė dhe vlerat e kėtij libri foli edhe dr. Drita Gunga, e cila e cila u pėrqėndrua nė dy segmente tė rėndėsishme tė kėtij libri, nė atė tė hulumtimit dhe studimit tė vlerave arkeologjike tė tij, si dhe nė ēėshtjen e ruajtjes sė trashėgimisė. I pranishėm nė kėtė promovim ishte edhe historiani Jusuf Bajraktari, i cili tha se ”ky ėshtė njė eviniment pėr aktualitetin e sotėm kosovar.



Vėshtrim rreth librit "Ahmet Haxhiu „njė jetė tė tėrė nė lėvizjen ilegale" Marathonomaku i njė epoke, apo portreti i njė postrilindasi Nga ISUF SHERIFI

Ai na shfaqet me cilėsitė e njė strategu tė periudhės postrilindase, dhe se gjenerata e re me tė cilėn qe lidhur aq ngushtė puna dhe aktiviteti i Ahmet Haxhiut, duke filluar qė nga gjenerata e viteve 1950, 1968, 1981, 1989-1991 dhe ajo e viteve tė lavdishme tė UĒK- sė, si tėrėsi, paraqet edhe njė domosdoshmėri tė re tė kohės pėr t'u trajtuar nė njė sfond krejt tė ri nga historiografia shqiptare. Kushdo qė synon t'i ēaset pėr trajtim shkencor kėsaj gjenerate mendojmė se duhet referuar edhe fakteve qė na sjell ky libėr, dhe atė, nė mėnyrė tė veēantė, nė kėndvėshtrim tė njė gjenerate, tė them kushtimisht, tė Rilindjės sė Re Kombėtare. Ballafaqimi i parė me kėtė libėr tė lė pėrshtypjen e njė libri qė, si pėr nga pėrmbajtja, rrjedhshmėria e shpjegimit tė ngjarjeve, por edhe pėrgatitja teknike, ėshtė bėrė me kujdes tė veēantė. Gjuha dhe stili qė pėrdorė autori, ėshtė gjuha e kujtimeve tė bashkėluftėtarėve tė Ahmet Haxhiut, e atyre qė fillim e mbarim ishin bashkė, punuan bashkė, projektuan bashkarisht fundin e njė zezone qindra vjeēare mbi Kosovė, ashtu siē ėshtė prezent edhe zėri, shpirti, fuqia e mendjes diplomatike, kujdesi i madh njerėzor e mbi tė gjitha pėrkushtimi kombėtar i Ahmet Haxhiut. Qė nė titull tė librit lexuesi nuk ka se si mos ta ndiejė peshėn e njė epoke tė tėrė e cila atij do t'i jetė mė e afėrt, mė e prekshme qė me shfletimin e faqeve tė para tė librit. Autori, Ibish Neziri, me kėtė monografi sjellė diēka tė veēantė, sepse portretizon para lexuesve, por, njėkohėsishtė, edhe para historiografisė shqiptare nė tėrėsi, njėrin nga personalitetet kyēe tė tė gjitha atyre pėrpjekjeve tė gjeneratave tė shumta tė njė epoke tė tėrė, pėr liri, pavarėsi e bashkim kombėtar. Nė kėtė libėr, Ahmet Haxhiu na del ashtu siē ishte nė veprimtarinė e tij; si njėri ndėr urat lidhėse tė gjeneratave qė aspiruan lirinė. Qysh nga Lufta e Dytė Botėrore dhe pas saj pėrpjekjet e shumė atdhetarėve tė devotshėm ngėrthehen nė personalitetin e Ahmet Haxhiut, dhe, kėtu, kėtė pasqyrim me sukses na e jep autori Ibish Neziri. Poashtu autori do do tė pasqyrojė me sukses rolin e tij edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe sidomos qė nga LRBSH- ja, LPRK- ja (LPK), nė lindjėn, rriten dhe ecjen e UĒK- sė drejt qėllimit tė nisur, sepse, siē thotė njėri nga protagonistėt e lėvizjes ilegale nė Kosovė nė vitet tejet tė rėndėsishme tė saj, "Mitralozi tė cilin e mbanė nė qafė Adem Jashari nė fotografinė qė e shohin e gjithė bota, ėshtė mitralozi tė cilin Adem Jashari e ka dhuratė nga Ahmet Haxhiu". Roli qė Ahmet Haxhiu pati nė lindjen dhe fuqizimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, natyrisht, sipas librit nė fjalė, del se ka qenė i madh dhe mendoj se do tė na dali edhe mė i kompletuar pasi tė jenė shfletuar dhe hulumtuar tė gjitha dokumentacionet, pasi tė jenė shfletuar dhe dėgjuar tė gjitha kujtimet e atyre qė bashkėpunuan me tė, dhe, natyrisht, do tė na dali nė sipėrfaqe i tėri vetėm pasi tė kemi lirinė e plotė. Pra, nisur nga dėshmitė qė i prezentohen lexuesit, Ahmet Haxhiu na del se kishte njė rol tė pazėvendėsueshėm nė tė gjitha ngjarjet e kohėve tė shkuara, por, sidomos, njė rol tė tillė kishte nė dhjetėvjetėshin e fundit tė jetės sė tijė, ku shfaqet me cilėsitė e njė strategu tė periudhės postrilindase, dhe se gjenerata e re me tė cilėn qe lidhur aq ngushtė puna dhe aktiviteti i Ahmet Haxhiut, duke filluar qė nga gjenerata e viteve 1950, 1968, 1981, 1989-1991 dhe ajo e viteve tė lavdishme tė UĒK-sė, si tėrėsi, paraqet edhe njė domosdoshmėri tė re tė kohės pėr t'u trajtuar nė njė sfond krejt tė ri nė historiografinė shqiptare. Kushdo qė synon t'i ēaset pėr trajtim shkencor kėsaj gjenerate mendojmė se duhet referuar edhe fakteve qė na sjell ky libėr, dhe atė, nė mėnyrė tė veēantė, nė kėndvėshtrim tė njė gjenerate, tė them kushtimisht, tė Rilindjės sė Re Kombėtare. Gjatė leximit tė librit lexuesi do tė shohė nė dritėn e fakteve se gjenerata qė pėrshkoi jetėn dhe veprėn e Ahmet Haxhiut ėshtė gjenerata qė sakrifikoi mė sė shumti pėr t'u avancuar ēėshtja jonė kombėtare. Dhe, kjo gjeneratė pėrbėhet nga emra konkret. Emrat e personazheve tė saj janė tė ndara nė dy grupe, por, qė e pėrbėjnė njė tėrėsi: Nė ata qė me jetėn, veprėn dhe rėnien e tyre bėnė qė tė sendėrtohen aspiratat tona, edhe pse ende jo tė plota, dhe emrat e tyre dihen dhe personifikohen me Shaban Polluzhėn, Jusuf Gėrvallėn, Kadri Zekėn, Bardhosh Gėrvallėn e gjer tek Adem Jashari; dhe nė ata qė me jetėn dhe veprėn e tyre bėnė dhe pėrpiqen ende tė bėjnė qė ajo qė u sendėrtua deri mė tani tė ketė edhe epilogun e vet tė fundit- sendėrtimin e plotė, dhe, poashtu edhe kėta kanė emėr dhe mbiemėr, e qė personifikohen me Adem Demaēin, Nait Hasanin e tė tjerė, qė do t'i hasim nė libėr, por, edhe shumė tė tjerė emrat e tė cilėve nuk do tė mund t'i hasim aty. Ahmet Haxhiu nė libėr na del poashtu edhe si njėri ndėr protagonistėt mė konsekuent drejt rrugės sė nisur, rrugė tė cilėn pėr asnjė ēast nuk do ta nėnēmojė duke e ditur se ajo rrugė ėshtė e shtruar me plotė rreziqe, rrugė sė cilės njėkohėsishtė edhe kurrrė nuk do t'i frikohet, sepse, ai tanimė e kishte mėsuar artin e rrugėtimit drejt lirisė, sepse, ai, do tė jetė mbrujtur me ide liridashėse qysh nė fėmijėrinė e tij tė hershme nga i ati, Shaip Zullufi, dhe nga tė bėmat e gjeneratės sė tė atit tė tij. Ahmet Haxhiu, me plotė kompetencė na del si njė vizionar qė gjithnjė, dhe sidomos nė momentet mė tė vėshtira i qėndroi besnik shqiptarizmės, si njė diplomat nė kohėn kur ata qė kishin nė dorė penjtė e diplomacisė shqiptare heshtnin, ose e katandisnin kauzėn tonė kombėtare si ėshtė mė keq. Prandaj, mungesa e Ahmet Haxhiut, e mendjes sė tij tė ndritur, duket se hetohet sidomos gjatė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, atėherė edhe kur do t'i duhej ndoshta mė sė shumti Kosovės, dhe se sipas tė gjithave gjasave kjo periudhė me Ahmet Haxhiun do tė ishte mė e kompletuar dhe mė e avancuar si nė rrafshin politik, por edhe nė atė ushtarak. Nėrkaq qė duke pasur pėr bazė personalitetin e tij mjaft tė kompletuar nė rrafshin politik kombėtar, pa dyshim qė Ahmet Haxhiu do tė kishte luajtur poashtu rol tė fuqishėm edhe tani nė periudhėn e pasluftės. Autori, Ibish Neziri, pėrmes monografisė pėr Ahmet Haxhiun vė nė spikamė me dhjetėra herė dhe tė nxitė vėrtetė tė mendosh se kjo gjeneratė e kėsaj Epoke ėshte Gjeneratė e njė Ringjalljeje Kombėtare, ndėrsa vetė Ahmet Haxhiu na shfaqet si njė Marathonomak i kėsaj Epoke, dhe si njė Postrilindas i pakontestueshėm.


"Ngjyrat e jetės"

Botohet pėrmbledhja e poezive "Ngjyrat e jetės" tė Esat Cėrmjanit
Prishtinė, 27 dhjetor 2001
Nėn pėrkujdesjen e publicistit dhe shkrimtarit Shefki Oseku, botues dhe kryeredaktor i revistės "DRITA", nė Trelloborg tė Suedisė u botua pėrmbledhja e poezive tė Esat Cėrmjanit me titull "Ngjyrat e jetės". Pėrmbledhjen e poezive e pėrbėjnė tri cikle me dyzet e dy poezi. Nė ciklin e parė radhiten poezitė me titull "Mes ėndrrės dhe zhgjėndrrės", nė tė dytin "Me pikė nė zemėr" dhe nė ciklin e tretė "Lot nė ndėrgjegje". E veēanta e kėsaj pėrmbledhjeje tė poezisė, krahas vlerės ideoestetike, ėshtė odisejada dhe peripetitė e vet autorit Esat Cėrmjani dhe dorėshkrimit tė kėsaj pėrmbledhje me poezi. Nė vitin 1964, Esat Cėrmjani, e kishte tė gatshme pėr botim pėrmbledhjen me poezi "Ngjyrat e jetės", tė cilėn me pėrkushtim ia kishte lektoruar martiri Rexhep Elmazi, poet nga Gjilani. Fatkeqėsisht, pak ditė para se ta dorėzonte nė shtyp, policia politike (UDB-ja) bėn arrestime tė shumta tė intelektualėve dhe veprimtarėve nė tėrė Kosovėn. Atė botė nė Gjakovė arrestohen veprimtarė tė Lėvizjes Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve (LRBSH), qė e udhėhiqte patrioti Adem Demaēi. Pas disa procedimeve nė polici dhe ndjekjeve qė i bėhen Esat Cėrmjanit, ai vendos tė arratiset nė Shqipėri, ku vazhdon jetėn dhe shkollimin, duke marrė titullin e inxhinierit tė makinerisė. Meritė e ruajtjes sė kėsaj pėrmbledhje, ėshtė e vėllait tė Esatit, Muharrem Cėrmjani, i cili me dashuri dhe pėrkushtim i ruajti tė fshehura kėto poezi, pėr tė parė dritėn tash, pas 37 vjetėsh. Esat Cėrmjani, sot, pas lirisė sė Kosovės, jeton edhe nė Kosovė edhe nė Shqipėri, gjegjėsisht nė relacionin Gjakovė - Elbasan. "Pėrkushtimi ndjesor i autorit ndaj tė drejtės, tė mirės dhe tė bukurės, pėrgjithėsisht ėshtė emblemė e kėsaj pėrmbledhje poetike", shprehet shkrimtari, Shefki Oseku, nė pasthėnien e librit. Shefki Oseku duke qenė vet disident dhe i pėrndjekur politik i viteve gjashtėdhjetė, me botimin e kėsaj pėrmbledhje, sikur don tė bėjė njė pėrmendore tė merituar edhe gjithė gjeneratės sė tij, tė asaj gjenerate qė ka frymėzuar popullin e Kosovės tė mendojė shqip, tė veprojė shqip dhe tė rrezistojė shqip me frytet, tash tė njohura si: ‘68-tė, ‘81-tė, ‘89-tė e '98


"Ende jam gjallė!"

Doli nga shtypi libri me poezi “Ende jam gjallė” i poetit tė burgosur Nait Hasani
Prishtinė,dhjetor 2001- Ditė me parė doli nga shtypi libri me poezi i poetit tė burgosur Nait Hasani. Libri qė titullohet “Ende jam gjallė”, pėrbėhet me poezi, tė cilat poeti i ka shkruar gjatė qėndrimit tė tij nėpėr burgjet serbe, dhe i kushtohen luftėtarėve tė lirisė, familjes dhe tė dashurės sė poetit. Nait Hasani ėshė i burgosuri mė i njohur politik, qė ende mbahet nė burgjet serbe. Ai ėshtė arrestuar me 28 janar 1997, ku ėshtė akuzuar si themelues i UĒK-sė, dhe nga regjimi i Millosheviqit, nė dhjetor tė vitit 1997, ėshtė dėnuar me 20 vite burg. “Ju mund tė mė dėnoni edhe mė 101 vjet burg, por asgjė nuk mund tė ndalė procesin historik tė pavarėsimit tė Kosovės”,- pati deklaruar Nait Hasani, para Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, me 16 dhjetor 1997 Kėtė libėr keni mundėsi ta porositni edhe nga Gjermania pėrmes postės elektronike.Ju lutem qė ta shėnoni adresėn e saktė dhe ne do t’ua pėrcjellim me anė tė postės. Email: asani@s-direktnet.de Libri kushton 15 DM apo 7.5 EURO nė Gjermani, gjithsej me shpenzimet e postės dhe 10 euro apo 20 DM jashtė Gjermanisė. Me shitjen e kėtij libri do t’i ndihmohet Nait Hasanit dhe familjes sė tij.


USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS
NĖ MES TĖ PĖRKRAHJEVE DHE
PENGESAVE
Shenime pėr autorin
Sylė Arifi-u lind me 1 prill 1956 nė fshatin Molliq tė Gjakovės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje,tė mesmen nė Gjakovė,kurse nė Prishtinė i kreu studimet nė fakultetin juridik. Punoi si jurist praktikant nė gjykatėn komunale nė Gjakovė dhe njė ditė pa e pėrfunduar stazhin e praktikantit,iu bastis shtėpia.Iu morren materiale tė cilat konsideroheshin si armiqėsore dhe u nxuar para gjykatės pėr kundėrvajtje nė Gjakovė. Pasoi i ashtuquajturi diferencim ideopolitik,i cili e la pa punė pėr dy vjet radhazi. Mė vonė e dha provimin e judikaturės dhe filloi tė punoi si avokat i pavarur nė Gjakovė. Nė vitin 1996,pas njė fletarresti tė lėshuar nga UDB-ja sėrbe,u arratis jasht atdheut. Prej shtatorit tė vitit 1996 jeton si refugjat politik nė Zvicėr.