Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Cilėt janė hajnat mė tė ri tė ekstradės?

 

Dita-ditės po zbulohen hajna tė rinj. Del qė “hajna” janė edhe grupi “Marigona”! Duken origjinal, por disa kėngė tė tyre zbulohet tė jenė tė kopjuar fund e krye! Sa gjynah qė as kėnga e bukur e Znfina Ismailit, “Dashnorėt e Ferrarit” nuk ėshtė vepėr autoktone! Del se ėshtė marrė nga Kylie Minogue! Po flitet qė edhe kėnga “Thuaje” e Jehona Sopit ėshtė... e vjedhur! Dreqi e marrtė, origjinali i kėngės mė tė mirė nė Kosovė merret nga “Volim te”!

Sigurisht, secilit i bie ndėrmend kėnga “S’ishte hera e parė”, e kėngėtares Shqipe Abazi. Edhe kjo ėshtė serbisht! Madje, kėnga e cila ėshtė kėnduar nga njė kėngėtare Serbe shumė e popullarizuar para 30-40 vjetėsh.

Sa keq qė edhe Miranda Hashani ka rėnė nė kurth. Kėnga e saj, qė u editua ditė mė parė, e qė mbanė titullin “Mos mė lini vetė” del tė jetė ė e kopjuar nga Dino Merlin. Si ėshtė e mundur qė kėngėt mė tė bukura tė jenė tė vjedhura?! Si ėshtė e mundur qė kompozitorėt shqiptarė nuk po arrijnė tė bėjnė diēka origjinale? Pse hajnia u ėshtė bėrė sėmundje e pashėrueshme? Ani, prej kujt po vjedhin se ...? Madje, i thonė vetes njerėz tė artit, se! Art nuk ėshtė ky, ky ėshtė turp!