Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Shtajner: Kushtetuta e Unionit Serbi-Mali i Zi ėshtė dokument i parėndėsishėm pėr Kosovėn

PRISHTINE, 6 nėntor 2002 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner, me t’u kthyer nga konferenca e donatorėve qė u mbajt dje nė Bruksel, u shpreh se Karta Kushtetuese e Unionit Serbi- Mali i Zi, ku Kosova pėrmendet si pjesė e Serbisė, ėshtė njė dokumet i pa rėndėsishėm pėr vetė Kosovėn. Shtajner theksoi se ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės mbetet ende e hapur. Me tė mbėrritur nė Aeroportin e Prishtinės, Shtajner tha se deri nė vitin 2005 Kosovės i janė premtuar 500 milionė euro nga donatorėt ndėrkombėtarė.
Pėr preambulėn e Kushtetutės sė Serbisė dhe Malit tė Zi, Shtajner tha se duhet pasur parasysh fakti qė ai ėshtė vetėm njė draft dhe qė ende nuk ėshtė finalizuar. Shtajner tha se ėshtė njė tekst i cili duhet tė diskutohet edhe me palėn e tretė. “Ky draft nė asnjė mėnyrė nuk mund tė detyrojė Kosovėn, pasi ai ėshtė vetėm mes Serbisė dhe Malit tė Zi. Kosova mbrohet nga rezoluta 1244, sepse edhe statusi pėrfundimtar i Kosovės mbetet i hapur, dhe vendoset mė vonė”, deklaroi Shtaner. Kryeadministratori i Kosovės tha se nė Bruksel ka pasur takime tė ndryshme me zyrtarė tė lartė tė Komisionit Evropian. “Dhe tė gjithė njerėzit qė kam biseduar janė pajtuar se statusi i Kosovės ka pėr t’u vendosur mė vonė dhe jo nga Serbia e Mali i Zi. Shefi pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Havier Solana, ka theksuar se drafti qė po diskutohet nga Serbia dhe Mali i Zi nuk ka rėndėsi ligjore pėr Kosovėn”, tha Shtajner. Ai u shpreh se asgjė nuk ka ndyshuar nė Evropė pėr Kosovėn nga diskutimet e Serbisė dhe Malit tė Zi pėr statusin e Kosovės. "Dua t’ju them se Evropa ėshtė me Kosovėn dhe kjo ėshtė njė shenjė e mirė, nė rrugėn tonė pėr tė shkuar pėrpara", deklaroi Shtajner.
Shefi i UNMIK-ut ka shfaqur bindjen se Bashkimi Evropian ndan pikėpamjen se ēfarėdo qė do tė shkruajė nė Kartėn Kushtetuese mbi rregullimin e Unionit Serbi - Mal i Zi, pėrkatėsisht ēkado qė tė shkruajė nė preambulėn e saj ku pėrmendet Kosova, nuk do tė ndikojė nė ardhmėrinė e Kosovės, e cila, siē ėshtė shprehur ai, mė nė fund, do tė vendoset nga Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Shtajner ka theksuar se njė akt i tillė nuk i kontribuon Kosovės dhe pėr kėtė ai ka biseduar me ambasadorėt e 15 vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian. “Unė jam dakord se ky tekst i preambulės nuk ėshtė i dobishėm. Por ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė qė Kosova tė vazhdojė tė administrohet nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara mbi bazėn e rezolutės 1244. Prandaj ēfarėdo qė tė shkruhet nė ēfarėdolloj teksti, dhe me qė ra fjala ne po flasim pėr njė projektdokument qė nuk ka marrė formėn e plotė, ligjshmėria e mandatit qeverisės tė Kėshillit tė Sigurimit nė Kosovė dhe e rezolutės 1244 nuk mund tė cėnohen,” tha Shtajner.
Ai ka biseduar mbrėmė nė njė darkė pune edhe me Havier Solanėn, pėrfaqėsuesin e lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri tė BE-sė. “Unė jam i inkurajuar edhe nga deklarata e zėdhėnėsit tė zotit Havier Solana, shefit tė Bashkimit Evropian pėr politikėn e jashtme dhe sigurinė, i cili e ka bėrė tė qartė njė gjė tė tillė. Kam bindjen se Bashkimi Evropian dhe Solana mendojnė se ato qė mund tė shkruhen nė projektdokumente tė ndryshme mes cilado palėve, nuk mund tė ndikojnė mbi situatėn e Kosovės, e cila, nė fund tė fundit, do tė zgjidhet nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara,” shtoi Shtajner. Ai dhe Solana diskutuan edhe pėr decentralizimin e pushtetit lokal tė Kosovės, luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe kthimin e gjithė personave tė zhvendosur nėpėr shtėpitė e tyre, ndėrkohėn qė theksuan nevojėn pėr bashkėpunim mė tė madh mes grupeve etnike tė Kosovės. Pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, tha se BE edhe mė tej do ta pėrkrahė procesin e ndėrtimit tė shoqėrisė multietnike dhe demokratike nė Kosovė, mirėpo, sipas tij, pėr realizimin e kėtij qėllimi ėshtė i domosdoshėm angazhim mė i madh i autoriteteve dhe banorėve tė Kosovės. Shtajner po ashtu ėshtė takuar edhe me komisionerin pėr Politikė tė Jashtme tė BE-sė Kristofer Paten dhe qė tė gjithėve u ka parashtruar shqetėsimin se mund tė iritojė situatėn nė Kosovė kjo ēėshtje me preambulėn e Kartės kushtetuese sė Serbisė dhe Malit tė Zi.
Shtajner e ka cilėsuar konferencėn e donatorėve nė Bruksel si shumė tė suksesshme. Sipas tij, Kosova vazhdon tė ketė mbėshtetjen e donatorėve ndėrkombėtarė. “Mendoj se kemi pasur njė takim tė rėndėsishėm me donatorėt sepse kanė qenė tė pėrfaqėsuara mė shumė se 30 vende. Pas njohjės me arritjet nė Kosovė, donatorėt kanė shprehur gatishmėrinė pėr tė mbetur nė Kosovė. Ata janė pėrkushtuar qė pėr vitin 2003 dhe 2005 tė jepėn 500 milionė euro. Ndėrkaq vetėm pėr kėtė vit janė ofruar 200 milionė euro”, theksoi kryeadministratori i Kosovės. “Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme, ėshtė se kėrkesa jonė qė Kosova tė ketė qasje nė institucionet monetare ndėrkombėtare, ėshtė pranuar nga donatorėt ndėrkombėtarė” tha Shtajner.
Nė konferencėn e donatorėve pėr Kosovėn nė Bruksel dje u tha se deri nė fund tė vitit 2002 Kosova do tė ketė dy miliardė euro, nga 2,3 miliardė sa u premtuan nė vitin 1999. Rezultati i kėtyre ndihmave u tha nė kėtė konferencė ishte i rėndėsishėm pėr tė pėrmirėsuar nivelin e jetesės pėr banorėt e Kosovės. Nė konferencė u tha se gjatė periudhės trivjeēare janė rindėrtuar 40 mijė shtėpi, janė rivėnė nė punė mbi 80 pėr qind tė klinikave mjekėsore dhe janė ndėrtuar ose riparuar rreth 500 km rrugė dhe shumė shkolla. Ndihmat kanė qenė jetike edhe pėr forcimin e institucioneve publike si dhe sistemin e drejtėsisė sė Kosovės. Njėri nga organizatorėt e konferencės Kristian Portman nga Banka Botėrore deklaroi se nuk pret tė vihen parakushte pėr dhėnien e ndihmave tė mėtutjeshme, duke nėnvizuar se janė jashtėzakonisht tė kėnaqur me bashkėpunimin qė kanė me institucionet e Kosovės dhe shprehu bindjen se do tė vazhdohet me donacione edhe nė tė ardhmen. Bashkėsia ndėrkombėtare pėr vitin e ardhshėm ėshtė shprehur e gatshme pėr tė ofruar 200 milionė dollarė pėr Kosovėn, ndėrsa shuma e parashikuar dhe e kėrkuar pėr vitet e ardhshme i afrohet shifrės prej 500 milionė dollarėsh.
Ministri i Ekonomisė dhe Financave Ali Sadria, duke shpjeguar disponimin e donatorėve ndėrkombėtarė pėr Kosovėn nė Bruksel, deklaroi se gjatė konferencės delegacioni i Kosovės ka bėrė njė elaborim tė gjendjes se ēfarė ishte Kosova e dalė pas luftės, pėr nivelin dhe progresin e atyre donacioneve tė dhėnė tashmė. “Ky ishte njė impuls qė ndikoi tek donatorėt; bashkė me analizėn tjetėr qė ėshtė bėrė se proceset qė kanė filluar kanė nevojė edhe pėr njė kohė qė tė vazhdohen me donacione dhe qė njė punė e filluar tė pėrfundojė”, tha Sadriu.


fjalimi 24.04.2002

Fjala e kryeadministratorit tė Kosovės pėrpara Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė Nju-Jork

Nga Michael Steiner, Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm
24 prill 2002

Z. Kryetar, anėtarė tė Kėshillit, Kam kėnaqėsinė t'ju them se operacioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, konform Rezolutės 1244, ka hyrė nė njė fazė tė re e cila na mundėson qė tė dalim me propozime tė reja pėr rrugėn e mėtejshme. Nė periudhėn prej qershorit tė vitit 1999, UNMIK-u ėshtė pėrqendruar nė krizėn humanitare, nė shėrbimet themelore dhe nė ndalimin e armiqėsive tė hapura, me mbėshtetjen e KFOR-it. Njėmend, Kosova nė tė cilėn patėn arritur parardhėsit e mi mė herėt dukej shumė ndryshe prej Kosovės sot.

I. Ēka ėshtė arritur?
Ju e keni parė raportin gjithėpėrfshirės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Mbėshtetja e tij ka qenė e paēmueshme gjatė punės sonė. Qeverisja: Zgjedhjet e pėrgjithshme nė Kosovė nė nėntor janė pranuar gjithandej si tė lira dhe tė drejta. Kuvendi, Kryetari si dhe Qeveria shumėetnike e Kosovės janė vendosur dhe po punojnė. Ne jemi nė ndėrtim e sipėr tė njė shėrbimi pėrfshirės publik. Kemi lėnė mėnjanė mė shumė se 20% tė vendeve tė punės pėr komunitetet qė nuk janė shumicė, 18% pėr serbėt kosovarė.
Policia dhe drejtėsia: Ne kemi njė polici dhe njė sistem funksional tė drejtėsisė. Shkalla e krimit ka rėnė dukshėm. Gjatė gjysmės sė dytė tė vitit 1999 janė shėnuar 500 vrasje, 250 nė vitin 2000 ndėrsa 136 vitin e kaluar. Qė nga janari i vitit 2002 janė shėnuar 16 sish dhe nėse vazhdon ky trend kėsisoj atėherė sivjet mund tė presim mė pak se 100 vrasje.
Ekonomia: Ėshtė duke filluar sė funksionuari ngadalė. Buxheti i Konsoliduar i Kosovės pėr vitin 2002 prej 374 milionė euro tani financohet mbi 95% nga tatimi dhe tė hyrat vendore. Duke filluar nga ky muaj, qytetarėt kanė filluar tė paguajnė tatimin nė tė ardhura. Deri mė tani janė regjistruar mė tepėr se 50.000 subjekte afariste. Shkalla e prodhimit tė energjisė elektrike ėshtė katėrfishuar qė nga viti 1999.
Shėrbimet publike: Infrastruktura sociale ėshtė rindėrtuar nga fillimi. Kemi rreth 1.100 shkolla me gjithsej 450.000 nxėnės. Janė meremetuar dhe pajisur pesė spitale rajonale. Janė rreth 360 objekte funksionale shėndetėsore anekėnd Kosovės. 130.000 pensionistė do tė fillojnė tė marrin pensione duke filluar nga korriku i vitit 2002.

II. prioritetet
Ne kemi tani Institucionet e Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes (IPVQ). Ēka ka ndryshuar? Deri mė tani misioni ynė ka pasur njė pikėpamje tė gjerė se nė ē'drejtim po shkon, po nuk e kemi parė se si do tė arrinim deri atje. Tani ne mund tė shohim mė qartė se si duhet strukturuar ky shteg. Rruga nuk ėshtė e pafund. Ne kemi vizion se si ta pėrfundojmė punėn tonė.
Ne duhet tė shikojmė si brenda ashtu edhe jashtė. Ne duhet ta bartim pushtetin brenda Kosovės tek Qeveria e Pėrkohshme. Ne duhet gjithashtu t'i bindim kosovarėt qė tė shikojnė pėrtej Kosovės drejt Beogradit dhe rajonit.

Cilat janė prioritetet tona?
Sė pari, institucione tė qėndrueshme: Tani ne kemi partnerė kosovarė me tė cilėt mund tė punojmė.: Presidentin Rugova, Kryeministrin Rexhepi dhe Kryetarin e Kuvendit Daci. Ne duhet t'i konsolidojmė Institucionet e Pėrkohshme, tė sigurojmė qė ato tė jenė tė efektshme, pėrfaqėsuese dhe transparente. Do tė bėjmė pėrpjekje tė posaēme pėr ta garantuar karakterin shumėetnik tė tyre nė tė gjitha nivelet. Serbėt e Kosovės janė pajtuar me propozimin tim pėr pjesėmarrje nė Qeveri. Ata do ta propozojnė njė Ministėr tė Bujqėsisė si dhe njė Koordinator Ndėrministror pėr Kthimet. Ky ėshtė pėrparim i theksueshėm. Nė nivelin lokal, zgjedhjet e organizuara komunale nga OSBE-ja kėtė vjeshtė do tė jenė kyqe. Ka arsye shumė tė mira pse serbėt e Kosovės, sidomos, i duan kėto zgjedhje tani.
Sė dyti, stimulimi i ekonomisė: Shkalla e papunėsisė prej 50% ėshtė nė njė gjendje tė padurueshme. Nė tė njėjtėn kohė UNMIK-u ėshtė duke u tkurrur. Ėshtė shėnuar tashmė njė rėnie e theksueshme e parave tė donatorėve. Ndėrsa Kosova nuk ka mundėsi tė marrė hua nė tregjet ndėrkombėtare. Prandaj, kjo e bėnė ngritjen e themeleve tė ekonomisė edhe mė tė rėndėsishme. Privatizimi ėshtė element kyq. Privatizimi nuk do ta zgjidhė problemin nė aspektin afatshkurtėr, mirėpo ai ėshtė mbėshtetja e vetme pėr vende tė sigurta pune nė aspektin afatgjatė. Legjislacioni pėr krijimin e Agjencisė sė Mirėbesimit tė Kosovės, e cila do tė jetė bartėse e privatizimit, i ėshtė dėrguar tanimė Qeverisė sė Pėrkohshme pėr tė bėrė vėrejtjet e tyre. Sė treti, sundimi i ligjit: Policia dhe gjyqėsia efektive janė tė domosdoshme. Ne do t'ia bartim gradualisht pėrgjegjėsitė policore Forcės shumėetnike Policore tė Kosovės nėn mbikėqyrjen e UNMIK-ut. Mė lejoni t'ju shpreh mirėnjohje policėve trima dhe policeve trimėresha tė UNMIK-ut. Para pak kohėsh, policia speciale polake tregoi pėkushtimin e saj nė njė mėnyrė shembullore. Ne gjithashtu jemi duke i pėrforcuar mundėsitė tona pėr luftimin efikas tė kriminalitetit tė organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit. Megjithatė, mė duhet tė theksoj se me tė filluar tė arrestimeve tė rėndėsishme tė bandave kriminale ne duhet tė parashikojmė njė kundėrpėrgjigjje kriminale. Komandanti i KFOR-it Gjeneral Marcel Valentin dhe unė qėndrojmė krah pėr krah pėr ta mbajtur rendin. Ne duhet deomos tė llogarisim nė mbėshtetjen tuaj, sidomos kur tė ngushtohet puna. Sė fundi, kthimet: Tani qė serbėt e Kosovės do tė marrin pjesė nė Qeveri, ne kemi mundėsi tė pėrqendrohemi nė mėnyrė mė efikase nė pėrpjekjet e pėrbashkuara pėr t'i ndihmuar kthimet. Vitet 2002 dhe 2003 do tė jenė vendimtare. Ne jemi tė pėrkushtuar pėr krijimin e parakushteve pėr kthime substanciale. Tashmė ėshtė kryer vlerėsimi i dėmeve nė mbi 80 fshatra dhe treva urbane tė pakicave. Kthimi i serbėve nė 14 fshatra dhe kthimi i pakicave joserbe nė 7 lokacione duhet tė fillojė brenda tre muajve tė ardhshėm. Serbėt e Kosovės do tė kenė pėrfaqėsuesit e tyre zyrtarė qė do tė punojnė nė kuadėr tė Qeverisė dhe nė zyrėn time. Tani ėshtė koha tė punojmė pėr njė pėrparim tė njėmendėt pėrkitazi me kthimet. Pėr kėtė unė duhet deomos ta kėrkoj ndihmėn tuaj. Kur tė fillojmė kthimet, nė bazė tė qasjes sonė tė pėrbashkuar, ne duhet tė jemi t'i sigurojmė paratė pėr t'i shoqėruar tė kthyerit. Nė kėtė mėnyrė mund tė realizojmė kthime tė qėndrueshme.
Kėtu dėshiroj tė potencoj njė ēėshtje mė tė gjerė qė lidhet me ēėshtjen paraprake. Ne duhet ta ndjekim njė qasje nė dy binarė. Multietniciteti dhe integrimi janė dy elementet qė pėrforcojnė njėri-tjetrin nė kėtė rast. Nė njėrėn anė, shqiptarėt e Kosovės si komunitet shumicė duhet ta vėjnė nė praktikė atė qė predikojnė liderėt e tyre. Multietnicitet do tė thotė tė bėjnė ē'ėshtė e mundur pėr t'i inkurajuar komunitetet mė tė vogla qė tė qėndrojnė nė Kosovė dhe t'i mundėsojnė kthimet. Nė anėn tjetėr, komunitetet mė tė vogla duhet tė marrin pjesė nė institucionet qė i kemi ngritur ne konform Rezolutės 1244. Ata duhet deomos tė integrohen dhe t'i heqin dorė nga strukturat paralele. Sundimi i ligjit duhet tė vlejė ēdokund nė Kosovė. Kjo vlen edhe pėr Mitrovicėn.
Nuk do tė ketė kurrėfarė multietniciteti pa integrim. Mirėpo nuk do tė ketė as kurrėfarė integrimi pa multietnicitet.
Integrimi brenda Kosovės duhet tė pėrplotėsohet me anė tė forcimit tė marrėdhėnieve me Beogradin dhe bashkėpunimin brenda rajonit. Mu sikurse qė Kosova ėshtė faktor qė ndikon nė stabilitetin brenda rajonit, ashtu edhe marrėdhėniet me fqinjėt rajonalė ndikojnė nė stabilitetin nė Kosovė. Unė tashmė i kam bėrė udhėtimet e mia tė para nė Beograd, Shkup, Tiranė dhe Sarajevė. Ne do tė vazhdojmė ta kultivojmė dialogun rajonal si nė nivelin dypalėsh ashtu edhe nė atė shumėpalėsh. Beogradi do tė jetė partner krucial nė kėtė proces.

III. Kriteret vlerėsuese
Unė i pėrshkrova prioritetet e Misionit tim. Puna pėr sendėrtimin e Rezolutės 1244 tani ėshtė njė pėrpjekje e pėrbashkėt me Institucionet e Pėrkohshme.
Ne jemi duke ua bartur pėrgjegjėsitė tona kėtyre Institucioneve gjatė procesit tė ndėrtimit tė autonomisė substanciale. Kjo do tė na afrojė edhe mė shumė drejt fazės kur do tė jetė koha pėr fillimin e procesit politik me qėllim tė pėrcaktimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Kjo do tė jetė njė nga pėrgjegjėsitė e mia kryesore ashtu siē parashihet nė pikėn 11(e) tė Rezolutės 1244.
Por ende nuk ka ardhur koha pėr kėtė. Institucionet dhe shoqėria e Kosovės duhet tė tregojnė se janė tė gatshėm pėr kėtė proces ? pa e paragjykuar rezultatin e tij. Ne duhet deomos ta bėjmė tė qartė se ēka kėrkohet prej tyre. Prandaj, unė jam duke i hyrė njė procesi tė kritereve vlerėsuese. Kėto kritere vlerėsuese duhet tė pėrmbushen para se tė niset diskutimi pėr statusin, nė pėrputhje me Rezolutėn 1244.
Kriteret vlerėsuese nė fjalė janė:
- ekzistimi i institucioneve efektive, pėrfaqėsuese dhe funskionale; - zbatimi i sundimit tė ligjit;
- liria e lėvizjes;
- respektimi i tė drejtės sė tė gjithė kosovarėve pėr tė qėndruar dhe pėr t'u kthyer nė Kosovė;
- zhvillimi i njė bazeje tė shėndoshė tė ekonomisė sė tregut;
- qartėsia e titullarit tė pronės;
- dialogu i normalizuar me Beogradin dhe
- reduktimi dhe transformimi i Trupės Mbrojtėse tė Kosovės nė pėrputhje me mandatin e saj.
Ju e keni para vetes njė ilustrim tė mendimit tonė pėr kriteret vlerėsuese. Kėto kritere vlerėsuese artikulojnė atė ēka ne presim nga liderėt dhe popullata e gjerė e Kosovės. Ato pasqyrojnė Parimet dhe Prioritetet nė Marrėveshjen e Koalicionit tė nėnshkruar mė 28 shkurt nga partitė politike qė kanė formuar Qeverinė. Duke nxitur debatin publik, ne mund tė fitojmė gjithashtu pėrkrahje tė gjerė pėr reformat e nevojshme.
Pėrmbushja e kėtyre kritereve vlerėsuese ėshtė synim nė vetėvete. Kosova mund tė ecėn pėrpara drejt njė shoqėrie tė ndershme dhe tė drejtė vetėm kur tė jenė pėrmbushur parakushtet minimale dhe kur ndryshimet nė institucione tė jenė tė qėndrueshme edhe pa praninė ndėrkombėtare.
Kėtė unė jua ofrojė si "strategji dalėse" e cila nė realitet ėshtė "strategji hyrėse" nė proceset integruese evropiane. Kriteret vlerėsuese pėrplotėsojnė parakushtet qė duhet t'i pėrmbushė Kosova pėr t'u kualifikuar pėr procesin e Stabilizimit dhe Asociimit.
*** Unė mbėshtetem nė Kėshillin e Sigurimit pėr kėtė strategji. Mirėpo, pėrveē mbėshtetjes politike, mua mė duhet edhe mbėshtetja e juaj e vazhdueshme teknike dhe financiare. Kjo ėshtė e domosdoshme pėr pėrmbushjen e prioriteteve tona. Po, neve do tė na duhet ta zvogėlojmė angazhimin tonė. Por jo nė ēastin kur duhet ta kapitalizojmė punėn tonė tė mėhershme. Unė jam i brengosur pėr zvogėlimin e parakohshėm tė paraparė tė buxhetit pėr paqėruajtje nė Kosovė. Pas maratonit qė kemi vrapuar qė nga viti 1999, do tė ishte tragjike poqėse ligėshtohemi me t'iu afruar finishit.
Fazat e ardhshme tė bartjes sė pushtetit do tė kenė sukses vetėm me ndihmėn tuaj. Dhe vetėm me pėrkrahjen tuaj Kosova do tė jetė nė gjendje tė zhvillojė njė dialog tė normalizuar dhe marrėdhėnie kuptimplotė me fqinjėt e saj.
Sa mė shumė qė investojmė tani, aq mė e stabile, e qėndrueshme dhe e drejtė do jetė shoqėria qė do ta lėmė pas. A mund t'ia lejojmė vetes qė tė mos ketė kthime? Mbani mend: Kosova stabile ėshtė kyqe pėr stabilitetin e rajonit. Sa mė shumė mbėshtetje qė na jepni, aq mė shpejtė do tė jemi nė gjendje t'i zvogėlojmė shpenzimet dhe personelin ndėrkombėtar.
Ju keni vizituar Kosovėn dy herė. Ju e keni parė atė si zhvillohej. Aty ku ka pasur dikur rrėnoja tash ka rrugė, shkolla dhe spitale. Aty ku ka pasur anarki dikur tani ka institucione me mandat demokratik. Kjo u arrit pėrmes pranisė sonė ndėrkombėtare dhe parave qė i kemi zotuar ne. Unė dėshiroj t'ju ftoj qė tė vini pėrsėri dhe tė shihni atė qė keni arritur ju.
Z. Kryetar, ne duhet ta pėrfundojmė punėn qė e kemi filluar sė bashku. Ajo ende merr kohė. Kjo ėshtė tani faza vendimtare.
Ju falemnderit.