Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Tema me peshė nga pėrditshmėria jonė


Nė Nju Jork pėrfundoi Forumi pėr Kosovėn

       Nju Jork, 10 maj, 2003 -
      
Nė hotelin New Yorker nė Manhattan perfundoi forumi publik i organizuar nga  Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan-me zyrtare tė Departamentit amerikan tė Shtetit pėr tė diskutuar pėr tė ardhmen e Kosovės.Nė fillim  Richard Lukaj kryetar i KKSHA,  pershendeti tė gjithė tė pranishmit duke shprehur kenaqėsinė e madhe per prezencen e z. Donald Braun, zėvendės-drejtor pėr Kosovėn nė Zyren e Ēėshtjeve tė Evropes Qendrore dhe Jugore, ne Departamentin e Shtetit Amerikan, pastaj  tė z.Joshua Black, zyrtar mbi ēėshtjet e Kosoves si dhe tė kryetarit tė komunes sė Gjakovės  z. Aqif Shehu. Aty ishin edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė organizatave shqiptaro-amerikane dhe anėtarė tė komunitetit shqiptar nė Amerikė.
       Zyrtaret amerikan diskutuan kryesisht pėr perspektivat dhe qendrimin politik te qeverise Amerikane mbi te ardhmen e Kosoves, si dhe pėr sfidat qe po has Kosova  gjate procesit te ndertimit te institucioneve demokratike dhe hyrjes ne ekonomine e tregut.
       Donald Braun tha se SHBA e perkrahin nė vazhdim punen e UNMNIK-ut dhe tė kryeadministratorit Stajner nė Kosovė.Keshtu po punohet per njė ardhmeri tė sigurt tė Kosovės dhe tė gjithė tė tė tjerėve qė jetojnė nė te.Ndersa, Joshua Bleck tha se; ėshtė kenaqėsi tė jemi sė bashku ketu ne kete forum, pėr tė ndarė sė bashku mendimet dhe idet rreth punėve qė bėhen dhe qė duhet bėrė nė Kosovė.E kuptoj deshiren tuaj per pavarsi. Poashtu edhe deshiren e zjarrt tė kosovarėve tė cilėn ma thanė hapur kur isha ne Kosovė, qė ajo tė jetė shteti i 51-tė i SHBA. Atje janė bėrė shumė punė e ka edhe shumė e shumė tė tjera pėr tu bėrė.
       Kryetari i komunes sė Gjakovės z. Aqif Shehu tha se ndjej kenaqėsi tė jem ketu nė mjedisin e njerėzve mė tė dashur. Falemnderit ZOtit dhe Amerikės pėr shpetimin e Kosovės. Ai foli mė tutje duke dhėnė shembuj konkret pėr sfidat ekonomike dhe politike si dhe pėr marradhėnjet e institucioneve Kosovare me autoritetet e UNMNIKUt. UNMNIKU ėshtė ai qe ngec preceset e privatizimit tė ndermarrjeve publike po edhe nė menyrė rigoroze pa kurrfarė sqarimesh e shqyrtimesh bėn uzurpime pronash shoqrore siē ėshtė rasti i disa hektarėve nė komunen e Gjakovės e cila po tu jipej shfrytzuesve do tė ishte zgjidhje e ēėshtjes jetike te tyre.Kemi veshtirėsi nė tė gjitha sferat e jetės pėr tė gjetur gjuhė tė perbashket me jo UNHMNIKUN po individ te caktuar ne UNMNIK te cilet veprojnė me direktivė kundra proceseve demokratike ne Kosovė.

        Me pyetje dhe pergjigje tė shumta ndermjet folesve te ftuar dhe publikut perfundoi punimet forumi me qendrimin e pėrbashkėt se takimet e tilla janė tė domosdoshme dhe tė mirėse ardhura pėr rezultate konktrete nė jetėsimin e demokracisė kosovare. (Pėr erenikun dhe RTV21 Nexhmedin Syla N.York)


                KONCERT HUMANITAR PĖR JETIMĖT E KRUSHĖS SĖ VOGĖL
"DORA DORĖS"
ORGANIZATA E GRUAS SHQIPTARO-AMERIKANE “MOTRAT QIRIAZI”
me pjesėmarrjen e kėgėtarėve tė komunitetit:
Shqipe Kastrati, Nexhmedin Syla, Sebahate Bėrlajolli, Haxhi e Agron Maqellara, Arben Krasniqi, Morena Reka, Fran Vulaj, Remi, Vera Oruēi, Synaj Saraēi, Dila Gecaj, Alfred dhe Albert Popaj, Agim Gėrbeshi, David Stanaj, Kino Gara, Cyme Avdyli, Hajro Ceka,dhe Petrit Beqiri tė shoqėruar nga orkestra e grupit “Dasmorėt”dhe orkestra e grupit e Raif Hysenit.

AAWO ju fton nė koncertin madhėshtor qė do tė mbahet me
25 Prill, ditėn e Premte, ora 7 e mbrėmjes
nė sallėn e madhe tė restorantit
 Crystal Palace, nė adresėn: 31-09 Broadway, Astoria - Queens
Ēmimi i biletave ėshtė $25.00.
E tėrė shuma e grumbulluar nga shitja e biletave do tė shkojė nė ndihmė tė fėmijėve jetimė tė Krushės sė Vogėl.
AAWO falenderon tė gjithė kėngėtarėt pėr kontributin e tyre.
Njoftojmė komunitetin tonė, se koncerte tė ngjashme do tė mbahen gjatė muajit Maj edhe nė Dallas, Ēikago dhe Detroit
.
Pėr rezervime dhe informacione, kontaktoni:
“Motrat Qiriazi” nė telefonin: 212-244-8440


Ekspozitė e artistit krijues tropojan Nexhat Imeraj - ishluftėtar nė rradhėt e UĒK-sė nė Kosovė
      Manhattan, pranverė e 2003-tės
- I vogėl ishte lokali i picerisė sė tropojanėve mikpritės - vendas te artistit Nexhat Imeraj, pėr tė pranuar tė gjithė tė interesuarit-artdashėsit e fjalės sė bukur artistike, pikturės dhe artit tė drugëdhendjės.Ishte kenaqėsi tek prezentonte aktivistja e Shoqatės Motrat Qiriazi, Shqipe Biba jo vetėm autorin e krijimtarisė sė ekspozuar nė zemrėn e Manhattanit, po edhe edhe ata qė morėn fjalėn dhe thanė mendimet e tyre nė ngjarjen e shenuar kulturore midis bashkatdhetarėve tanė.Aty u ekspozuan mbi dyzetė punime artistike nė pikturė dhe drugdhendje si dhe vepra tė tjera nga krijimtarija poetike nė libra pėrmbledhje poezishė, videokaseta, audiokaseta dhe CD tė artistit tropojan-liridashes i trojeve tė atdheut, Kosovės martire - pėr tė cilėn ngjeshi armėt dhe u fut nė radhėt e luftėtarėve tė UĒK-sė nė Batalijonin Atlantiku, pėr tė shporrur gjakatarin sėrb nga pragjet e shtėpijave kosovare.
     Kujtojmė se shenimet e tilla tė kulturės sonė, duhet ndihmuar mė shumė edhe nga ata qė e kanė xhepin e fortė apo lokale tė pėrshtatėshme pėr organizime te tilla.
     Para pjesmarrėsve me fjalėt e tyre u paraqiten: Naum Prifti,Astrit Toto,Skėnder Doēi,artisti i ri Mario Malotaj,qė preku shpirtin e publikut me poezinė e thėnė pėr fėmiun me prindėr tė vrarė nga terroristėt serb nė luftėn e Kosovės, pastaj Astrit Syla dhe Xhevat Limani.
     Mė gjėrėsisht nga kjo ekspozitė e organizuar pėr tė ndihmuar Krushėn e Vogėl - djegė vrarė e shkatėrruar nga barbarėt sėrb gjatė luftės nė Kosovė, do mėsoni nga fotot, edhe mė shumė se po t'ua thonim me mijėra e mijėra fjalė:..kliko mbi foto pėr pamje tė smadhuar:

...pėr erenikun dhe rtv21, Nexhmedin Syla N.York
E hėnė, 10 mars, 2003
            
           Nė Yonkers tė New Yorkut - shenim i epopesė sė lavdishme tė UĒK-sė,
              -zbulohen pllakat perkujtimore tė vėllezėrve Bytyēi.

          
Yonkers-New York-SHBA-e hėnė, 10 mars, 2003 - Pasdita e parė e uikendit qė sapo e lam pas,  mblodhi shumė qytetarė tė komunitetit shqiptarė nė varrezat e Yonkersit tė N. Yorkut, aty ku pushon trupi i luftėtarėve tė lirisė tė Batalionit Atlantiku, vėllezėrve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyēi, tė vrarė nga soldateska serbe nė Kosovė. Me njė revokim kujtimesh nga  rruga e lavdishme e ketyre luftėtarėve tė lirisė, u bė zbulimi i pllakave pėrkujtimore.

        

           
         Para qindra pjesmarrėsve folėn Kongresmeni Tom Lantos, ish kongresmeni Jozef DioGuardi gruaja e tij kėshilltare pėr ēėshtje ballkanike shkrimtarja amerikane Shirley Cloyes, Majori i Yonkersit John Spencer- krah tė cilit kishte ardhur edhe vėllai i tij bashkė me dy  luftėtarė te tjerė tė lirisė-veteranė tė luftės nga  vietnami, pėr tė bėrė nderė dhe respekt para trupit tė tė rėnėve pėr lirinė e Kosovės. 

           
        Pėrulje nė shenj respekti e nderi para vėllezėrve Bytyēi, bėnė edhe shokėt e tyre tė luftės, anėtarė tė  Batalionit Atlantiku dhe qytetarė tė shumtė nga komunitetet e ndryshme nė Yonkers.
Duke pėrkujtuar keshtu epopenė e lavdishme te luftatarėve tė lirisė dhe legjenden e UĒK-sė Adem Jasharin, nata e tė shtunės nė Hotelin Royal Regency tė Yonkersit tė N. Yorkut ishte natė e revokimeve dhe kujtimeve ndaj veprave te lavdishme tė atyre qė vunė gjoksin pėrball uzurpuesit dhe barbarit serbosllav nė Kosovė.

                                                                                 

Madhėshti e mbrėmjes ishte portreti i Adem Jasharit dhuratė e piktorit Ramiz Llapatinca. Entuziamin  e mbrėmjes e rriti paraqitja e aktorit Xhevat Limani,  si dhe interpretimi brilant i Aurela Gaēes nė kėngėn:"Kosovė mė vjen keq, qė nuk mund bėra mė shumė pėr TY"-poezi e shkrimtarit tė madh Azem Shkreli.

 


Nė emėr tė tė gjitha shoqatave dhe klubeve tė shumta pėr kontributin e dhėnė nė aktivitetin e ketij uikendi ne Yonkers,  pjesmarrėsit i falenderoi- kryeoraganizatori Shefki Megjuani - kryetar i Shoqates Miqtė e TMK.         Edhe Shoqata Atdhetare Dibrane shenoi mbrėmė njė aktivitet tė gjithanshėm. Ajo pėr nderė tė Ditės sė mėsuesit dhe 8 marsit Ditės sė Gruas nė  restorantin e njohur "Micali Terrace",  nė Brooklyn, organizoi mbrėmje Gazmore e cila zgjati deri nė   orėt e herėshme tė mėngjesit tė sotėm. Kėnaqėn pjesmarrėsit e mbrėmjes Grupi muzikor "Sazet e Ohrit" me kėngėtarėt Eli Fara dhe Saimir Shehu.,,,,,,pėr RTV21  Nexhmedin Syla, Yonkers - N.Yorku


Tryezė pėr Kosovėn nė kolegjin Bramsonort tė Brooklinit - N.York

 

       Brooklyn, 28 shkurt, 2003 - Edhe komuniteti shqiptarė nė SHBA ndjehet i indinjuar rreth rrjedhës sė ngjarjeve të fundit nė Kosovė. Ata reagimet e tyre i shprehin nėpėrmes tė shoqatave klubeve dhe asociacioneve të tjera nė mjediset ku ata jetojnė dhe veprojnė.Nė sensibilizim tė opinionit, reth kësaj ēėshtjeje, mbrėmė nė N. York nė kolegjin Bramsonort,u mbajt njė tryezė e hapėt me student tė komuniteteve tė ndryshme.

      Mė gjėrėsisht nė raportin editorit tonė Nexhmedin Syla:  

          

Qytetarė, profesorė dhe studentė tė komuniteteve tė ndryshme nga kolegjėt amerikan Bramsonort, Mersi kallegj dhe kolegji i Brooklinit nė N.York tė SHBA ishin pjesėmarrės nė njė tryezė tė hapėt me temėn: Ngjarjet e fundit nė Kosovė dhe mundėsitė e pavarėsimit tė saj.

       

                  Pas diskutimeve, pyetjeve tė shumta tė pjesėmarrėsve iu pėrgjigjėn, ish komgresmeni amerikan

   

                    Josef DioGuardi                                   aktivisti Brikend Bekteshi (nė mes) ndihmės nė organizim   

Josef DioGuardi – President i Ligës qytetare shqiptaro – amerikane, i cili bashkė me bashkëshorten e tij Shirli shprehën hapur indinjatën dhe shqetėsimet rreth formės së arrestimit tė ēlirimtarëve të popullit tė Kosovės duke i vënė ata në karrigën e njejt të akuzimeve me kriminelët, barbarėt dhe vrasėsit e popullit tė Kosovės.Nė ēdo dhjetë vite, mund të dalin hitlerë të tipit millosheviq dhe mu pėr këtë pavarësimi i Kosovės do t'ua prente rrugën kriminelėve tė tillė dhe do tė bėnte njė zgjidhje fatlume pėr situatën e tanishme pėr të gjithė Ballkanin. Zonja Shirli tha se tipi actual serb, Ēoviq , bashkė me suitën e tij - ėshtė sotpėrsot personi mė i rrezikshėm pėr Ballkanin dhe popujt e tij.

       

 i riu nga Dibra Blerim Cami-lexoi poezi per Kosovėn ...dhuratė modeste Shirlit nga z.Kozeta Zyla

           Andaj propozimet e tij, dhe as ato tė Gjingjiqit rreth ndarjės sė Kosovės nuk pijnė ujė. Bota tash e ka tė qart se ēfarė zgjidhjesh dėshiron kjo qeveri e fundit sėrbo-malazeze nė kurriz tė popullit tė Kosovės.

           Ky takim i mbajtur nė kolegjin Bramsonort tė Brooklinit nė N.York ishte i organizuar nga ēifti

                                      

bashkėshortorė Kozeta dhe Qemal Zylo,pėr tė cilėt kishte fjalė miradie dhe edhe falėnderime tė pėrzemėrta. Kozeta është kėshilltare e pėrgjithshme pėr ēėshtje studentore, ndėrsa Qemali, specialist i rekrutuar nė gjirin e kėtij kolegji hebreit.

       Format e tilla të takimeve, rreth ēėshtjes sė Kosovės, pjesëmarrėsit – i vlerësuan tė domosdoshme nė tė ardhmėn,

       Pėr Erenikun dhe RTV21, Nexhmedin Syla - N.York…. e premte 28 shkurt 2003.


E premte, 17 janar, 2003

Njė 11-vjeēar kthehet nė familje pas 4 vjetėsh qėndrimi nė kampin nė Serbi; ishte rrėmbyer nga forcat jugosllave gjatė luftės

   

FUSHE-KOSOVE, 17 janar - Pas katėr vitesh, familjes Gashi nga Gjakova iu kthye vogėlushi i tyre Lulzimi 11-vjeēar, tė cilin forcat serbe e kishin marrė nė Gjakovė dhe mandej nėpėrmjet Mitrovicės e kanė dėrguar nė Vranjė tė Serbisė. Nėna e Lulzimit, Merita thotė pėr RTV21 se qė prej katėr vjetėsh nuk ka ditur asgjė pėr djalin e tij, ndėrsa kohė mė parė Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar njoftoi kėtė familje se Lulzimi gjendet nė njė kamp tė fėmijėve nė Vranjė.
Lulzim Gashi nė moshėn 8-vjeēare ėshtė rrėmbyer nga forcat serbe nė Gjakovė e mė pastaj ėshtė transferuar nė Mitrovicė, prej nga forcat serbe sė bashku me shumė shqiptarė tė tjerė me autobus i kanė dėrguar nė Vranjė. Bashkė me Lulzimin ėshtė rrėmbyer edhe Edon Gjini nga Gjakova, i cili sipas fjalėve tė Lulit, ende gjendet nė kampin e fėmijėve nė Vranjė.

                                       Lulzim Gashi me nėnėn e tij, Meritėn 

                                             Sot nė ditėn e parė tė shkollės 

Lulzimi tashmė thuajse e ka harruar gjuhėn shqipe dhe tregon urrejtjen dhe kushtet e vėshtira tė jetesės nė Vranjė. “Nė kamp ishim vetėm dy fėmijė shqiptarė unė dhe Edoni. Nuk kishim veshmbathje dhe shpesh nuk na jepnin as bukė. Na urrenin tė gjithė, edhe mėsuesit. Familja ime nuk dinte asgjė pėr mua. Unė shpesh qaja pėr nėnėn time, e cila qė prej katėr vjetėsh nuk ka ditur se ku gjendem. Jam shumė i kėnaqur qė sot jam me familjen time qė e dua shumė”, thotė Lulzimi dhe fjalėt i pėrzihen sakaq me lotėt.
Nėna e tij Merita, edhe ajo me lot nė sy, pėrcjell fjalėt nė gjuhėn serbe tė djalit tė saj Lulzimit. Por ėshtė krenare qė sot ai gjendet afėr saj. Ajo nuk ka fuqi tė flasė ngaqė malli pėr tė birin ia ka ngulfatur kraharorin, nga i cili tashmė i dalin vetėm lotė gėzimi.
Familja e Merita Gashit tashmė jeton nė Fushė Kosovė. Ky ėshtė trajtuar si njė rast social dhe komuna ka njė pėrkujdesje ndaj saj. Lulzimi sot pėr herė tė pare filloi edhe mėsimin nė gjuhėn shqipe. Nė Vranjė notat i kishte tė dobėta nė gjuhėn serbishte dhe histori. Por nė shkollėn fillore “Selman Riza”, Luli u prit shumė mirė dhe ka njė pėrkrahje nga tė gjithė.
Drejtori i kėsaj shkolle Sahit Dragusha, por edhe zyrtarėt e Komunės sė Fushė Kosovės thonė se do ta kenė nė konsideratė familjen Gashi, e cila pėrkohėsisht ėshtė e vendosur nė kėtė lokalitet. Lulzimi, prej sot ėshtė vendosur nė shkollėn ku flitet shqip dhe mundohet qė tė adaptohet sa mė shpejt me shokėt dhe shoqet tė cilėt e pritėn shumė mirė.
Lulzimi pas katėr vitesh u kthye nė Kosovė e bashkė me tė edhe jeta fėminore me moshatarėt e tij shqiptarė. Por ai shprehet se e brengos fakti qė Edon Gjini, tani 17-vjeēar, nga Gjakova, ende gjendet nė kampin e fėmijėve nė Vranjė. Nga ana tjetėr, nėna e Lulzimit thotė se ka informacione qė familja e Edon Gjinit ėshtė zhdukur gjatė luftės nė Kosovė.

I kthyer pas 4 vitesh, Lulzimi 11-vjeēar vazhdon rrėfimin e tij: Mė nxorėn tė kėndoj para Koshtunicės
PRISHTINE, 18 janar 2003 - Materiali i transmetuar mbrėmė nė Radio-Televizionin 21 pėr kthimin nė Kosovė tė 11-vjeēarit Lulzim Gashi nga Gjakova, i cili pėr katėr vjet qėndroi nė njė kamp fėmijėsh nė Vranjė tė Serbisė, shtoi shpresat e familjarėve qė kanė tė humbur mė tė dashurit e tyre se ata mund tė jenė tė gjallė. Familjen e Lulzimit sot e vizituan shumė ekipe televizive ndėrmkombėtare, por edhe persona tė familjeve tė zhdukura dhe shoqata qė me merren me hulumtimin e personave tė humbur. Ekipi i RTV21 sėrish u gjend nė kėtė familje.
Sot Lulzimi ishte mė nė qejf. Megjithatė ai vazhdon tė tregojė kalvarin e vuajtjeve tė tij. “Policia, nga Gjakova me autobus, nė vitin 1999, na orientoi nė drejtim tė Mitrovicės e mė pastaj, vazhduam rrugėn pėr Vranjė. Para nesh, pėr Vranjė, shkuan edhe disa autobus tė tjerė me shqiptarė”, rrėfen Lulzimi. Ai bėn tė njohur edhe disa emra tė rinj qė gjenden diku nė Serbi. Lulzimi brengoset pėr Edonin apo si thotė ai atje e quanin Edonis, i cili ka mbetur atje dhe pas moshės 18-vjeēare mund ta dėrgojnė nė shėrbim ushtarak siē ka ndodhur me disa shqiptarė tjerė.
Lulzimi tregon edhe njė fakt tjetėr mjaft intrigues, por qė dėshmon mė sė miri punėn e autoriteteve serbe pėr ta serbėzuar, apo “integruar” djaloshin jetėn serbe. “Drejtuesit e kampit tė fėmijėve nė Vranjė mė kanė dėrguar edhe nė Kishė dhe nė njė rast edhe te kryetari i Jugosllavisė Vojisllav Koshtunica meqė thoshin se unė kėndoja mire. Por atje nuk mė prezenatuan me emrin tim tė vėrtetė”, thotė Lulzimi.
Nėna e Lulzimit, Merita ėshtė krenare qė djali i saj ėshtė kthyer nė Kosovė, por brengoset pėr tė tjerėt qė kanė mbetur atje. Sipas informacioneve nga Komisioni pėr Hetimin e Krimeve tė Luftės nė Kosovė, autoritetet serbe nga spitalet e Kosovės kanė marrė 1200 foshnje si dhe 467 fėmijė prej moshės 4-17 vjeēare, tė cilėt i kanė dėrguar nė Serbi. Tashmė kėta fėmijė trajtohen si tė zhdukur.


E enjte, 16 janar, 2003

Del nė publik organizata “Sigurimit i Atdheut”: Do tė mbrojmė interesat kombėtare dhe do tė ndjekim kriminelėt

PRISHTINE, 16 janar 2003 - Nė redaksinė e RTV21 arriti sot njė komunikatė e cila ėshtė nėnshkruar nga organizata e ashtuquajtur “Sigurimi i Atdheut”. Nė kėtė komunikatė, qė ėshtė lėshuar nga njė organizatė deri me tani e panjohur pėr opinionin, mes tė tjerash thuhet se "nė bazė tė rrethanave tė krijuara pas luftės janė tė detyruar tė veprojnė me qėllim tė:
-Mbrojtjes sė interesave kombėtare qė pėrputhen me interesat e SHBA-ve,
-Tė mbrojtjes sė votės sė lirė tė qytetarėve,
-Tė ndjekjes sė kriminelėve tė zhytur nė rrjetin e prostitucionit, korrupsionit e kėshtu me radhe."
Komunikata pėrveē logos, s'ka nėnshkrim.

 

 

 


E premte, 29 nėntor, 2002

Mbrėmė nė Brooklin tė N.Yorkut,
-nė restorantin e njohur Micali Terrace afro Njė mijė pjestarė te komunitetit shqiptar tė N.Yorkut me rrethinė manifestuan Diten e Flamurit 28 nėntorin dhe 90 vjetorin e shpalljes sė pavarsisė sė shtetit shqiptar.

Brooklyn 29 nėntor 2002-Me intonimin e himnit shqiptar dhe atij amerikan mbrėmė nė Broklin tė N.Yorkut filloi  manifestimi i Dites se flamurit dhe 90 vjetorit tė shpalljes sė pavarsisė sė shtetit shqiptar .

             

                      Nė fillim pėrshėndeti tė gjithė pjesmarresit Xhevat Kukaj - kryetar i kėshillit organizativ i cili ftoi pėr njė minutė heshtjeje nė shenj nderimi dhe pėrkujtimi tė deshmorėve dhe tė tė rėnėve nė luftėn pėr ēėshtjen e madhe kombėtare.

                

Komunitetit iu drejtua Akademik Rexhep Qosja.Nė emėr tė misionit shqiptar foli Lublin Dilja -minister fuqiplot i misionit shqiptar pran OKB.

                

Deputeti i parlamentit te Kosovės Dritan Laēi falėnderoi komunitetin mbarshqiptaro amerikan pėr kontributib e dhėnė pė Kosovėn duke shtuar se ju jeni pjesė e Kosovės dhe se Adem Jashari ra heroikisht pėr Ne, pėr Ju,    pėr tė sotmen dhe pėr tė nesėrmen .  I  pėrndjekuri  politik  Binak Ulaj tregoi para mases se pėr herė tė parė gjendet jashtė. Unė- thotė ai- kurrė nė jeten time nuk kam pasur pasport jugosllav.Ndjehem  i gėzuar tek ju  shoh  tė bashkuar.Pas aktivistit dhe perkrahėsit tė madh tė ēėshtjes shqiptare kudo nė trojet tona

                         

Tahir Gjonbalajt, para pjesmarrėsve nė manifestim doli edhe Sevdail Hyseni nga Bujanoci i cili tha se ėshtė avansuar si asnjėherė mė parė ēėshtja shqiptare nė Preshevė Medvexhe dhe Bujanovc.Kjo vjen nga zgjedhjet e fundit por dihet aspiratat tona janė, qė njė ditė t'i bashkohemi Kosovės.Nėnkryetari i Degės sė Unionit .....

                ........Demokratik tė shqiptarėve pėr Plavė e Guci Fadil Ulaj iu drejtua mases se duhet gjithmonė tė pėrkujtojmė trimat tanė si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini e tjerė, qė bėnė shumė pėr ēėshtjen tonė,Tubimit i kishin arrijtur edhe telegrame pershendetėse ndėr tė cilė u permend ai i Levizjes Kombėtare  Ēlirimtare.Mos paraqitja e ambasadorit Wiliam Wolker nė kėtė tubim ishte pėr shkak se dita e djeshme ishte ditė  feste pėr amerikanet- Dites e Faljes e cila tradicionaklisht tek amerikanet pritet dhe festohet ne gjirin familjar Manifestimi  vazhdoi deri ne oret e vona te mes nates shoqeruar me valle e kengė popullore tė

 

            

              grupit Bashkimi i Kombit dhe "Malėsori " me kėngėtaren Dila Geci..

                 (pėr Erenikun dhe RTV21 Nexhmedin Syla N.York).


E hėnė 25 nėntor 2002
 

Nė N.York u kremtua 90 vjetori i shpalljes sė pavarsisė dhe Dita e Flamurit Kombėtar Shqiptar

Mbrėmė nė N.York tė SHBA nė njė mbrėmje tė organizuar bashkarisht nga i gjithė komuniteti shqiptar u kremtua 90 Vjetori i Shpalljes sė Pavarėsisė dhe Dita e Flamurit Kombėtar.
Nė fillim tė gjithė pjesmarrėsve iu uroj mirseardhje kryetari i Vatres Agim Karagjozi dhe pas intonimit tė Hymnit kombėtar Shqiptar dhe atij amerikan kenduar nga Merita Halili u mbajt njė minutė heshtjeje  pėr nder tė dėshmorėve dhe martirėve tė kombit shqiptar dhe amerikan.





Mė pastaj
pas njė lutjeje fetare
nga Dom Pjeter Popaj
fjalimin e rastit e mbajti:






Dr. Fuat Myftiu
duke rikujtuar etapat e vėshtira
nėpėr tė cilat kaloi
populli shqiptar.






Pershendeti tė pranishmit
edhe Deputeti i Kuvendit tė Kosovės -
nėnkryetari i LDK zoti Kolė Berisha.
Ndėr tė tjera a i tha se;
u desh qė tė dal njė Adem Jashar
dhe edhe luftėtarė tė tjerė,
qė populli i Kosovės tė fitoj lirinė.




Veēanti e mbrėmjes ishte pershendetja e ambasadorit Wiliam Wolker , i cili ishte pjesmarres bashkė me anėtarė tė familjes sė tij.Vallja dhe muzika e hareshme zgjati deri ne oret e hershme tė mengjesit tė sotem.Ky menifestim ishte organizuar nga :Federta Panshqiptare  Vatra, Qendra Islame Shqiptaro- amerikane per N.York dhe Nju Jerzi, Kisha Katolike shqiptare "Zoja e Shkodres", Kisha ortodokse shqiptare "Shen Kolli",Blloku kombėtar indepedent, Lidhja Demokratike e Kosovės , Liga Qytetare Shqiptare Amerikane, Organizata e grave "Motrat Qiriazi Partia e Bashkimit Demokrat Shqiptar, Partia Levizja e Legalitetit , Partia Liberale e Kosovės Shoqata Atdhetare Dibrane , Shqiptaro amerikanet per demokraci dhe Shoqata "Peja".  Nexhmedin Syla N.York


Nga pėrditėshmėria jonė

Loja spektakulare e “drejtėsisė” ndėrkombėtare nė raport me Ivanoviqin
Prishtinė, 12 tetor 2002 - Autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė i besuan njė videoinēizimi tė njė agjencie ndėrkombėtare tė lajmeve mė shumė se videoinēizimve tė veta dhe si rezultat i kėsaj, ata ia zbutėn akuzėn liderit ekstremist tė sėrbėve tė veriut tė Mitrovicės, Millan Ivanoviq, nga ajo pėr tentim vrasje, nė atė pėr nxitje trazirash.
Ata, gjithashtu, vazhdojnė ta mbajnė gjallė qėndrimin e tyre se rasti Ivanoviq nuk ka qenė i manipuluar politikisht, por se nė tė po punon sistemi i drejtėsisė, karshi kritikave vendore, kur ky ėshtė toleruar jashtė ēdo logjike.
“Ėshtė me rėndėsi qė njerėzit ta kuptojnė se nė kėtė rast po punon sistemi i drejtėsisė dhe se rasti nuk ėshtė i manipuluar politikisht”, ka thėnė shefi i drejtėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, Klint Villiamson.
Pėr Milan Ivanoviqin, udhėheqėsin ekstremist tė serbėve rebelė tė veriut tė Mitrovicės, nė njė rast trazirash nė veri tė qytetit tė ndarė, gjykata ndėrkombėtare ngriti akuzėn ndaj tij pėr tentim vrasje dhe nxitje tė trazirave tė dhunshme atje.
Njė zhurmė e madhe pėr disa muaj u bė rreth tij kur e autoritetet e misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė “tentuan” ta arrestonin Ivanoviqin, ndėrkohė qė, sipas tyre, ky i fundit kishte arritur qė tė arratiset pėr nė Serbi.
Kryeadministratori Shtajner, ndėrkaq, disa herė u bėri thirje autoriteteve tė Beogradit ta dorėzonjnė atė, por zhvillimet e fundit, qenė tregues se gjithėēka ėshtė zhvilluar pėrkitazi me tė, mund tė ketė qenė lojė politike apo diēka tjetėr, e as pak betejė pėr drejtėsi.
Autoritetet ndėrkombėtare, ndėrkaq, tė drejtėn qė ia dhanė Ivanoviqit tė mbrohet nė liri, e arsyetojnė me atė se janė gjetur fakte tė reja, tė cilat, sipas tyre, dėshmojnė se Ivanoviq nuk ka hedhur bombė mbi policinė, por gurė.
Si rezultat i kėsaj tė fundit, njeriut mė tė kėrkuar nga kryeadministratori Shtajner, Ivanoviqit iu ndryshua aktakuza brenda vetėm disa orėve, pasi qė ai nė mėnyrė spektakulare u vetėdorėzua tek autoritetet policore ndėrkombėtare nė Mitrovicė.
Rreth 10 videoinēizime kundėr tij sa dispononte gjykata ndėrkombėtare nė Mitrovicė, nuk qenė tė besuara, sa njė videoinēizim i siguruar nė Beograd nga njė agjenci ndėrkombėtare e lajmeve, sipas autoriteteve ndėrkombėtare tregojnė se Ivanoviq shihet duke hedhur gurė mbi policinė e UNMIK-ut e jo bombė.
Ndėrkaq, para njė kohe, kur Televizioni i Kosovės shfaqi pamje rrėqethėse, ku shihej se njė fėmijė shqiptarė ishte lėnduar nga brutaliteti i policisė sė UNMIK-ut, autoritetet e UNMIK-ut kėtė e vlerėsuan si montim.
Nėse policia e UNMIK-ut nuk u beson inēizimeve tė veta, aq sa inēizimet mediale, atėherė autoritetet hetimore ndėrkombėtare nė Kosovė duhet t’i besojė edhe RTK-sė se policia e UNMIK-ut ka rrahur dhe lėnduar rėndė fėmijėn e familjes Kiēina nė Baincė tė Drenasit dhe tė fillojė hetimet dhe t’i vė para drejtėsisė keqtrajtuesit e fėmijės.(nga Kosovapress)

-Sanksion pėr vetė gjyqėsinė dhe jo pėr gazetarin

(Reagim ndaj dėnimit me 30 ditė burg - sipas "Kohės ditore", 31 korrik, tė gazetarit Isuf Bytyqi nga Gjyqi komunal i Malishevėsi, pėr njė artuikull lidhur me barnat e shitura)
Prishtinė, 31 korrik - Presioni ndaj fjalės sė lirė dhe gazetarit si krijues dhe pėrques i saj, ka qenė prore i madh nė Kosovė. Diktatura dhe robėria jugosllave, janė shoqėruar me kufizim dhe kėrcėnim drastik tė fjalės sė lirė. Kėrcėnimet dhe likuidimet e gazetarėve janė pjesė e historisė sė vjetėr dhe tė re tė hapėsirės sė Kosovės.Pas tre vjet nga largimi i dhunshėm i ushtrisė dhe policisė kriminale serbe, ndodhi tė dėnohet njė gazetar shqiptar nga njė gjyq komunal me tridhjetė vjet burgim tė kushtėzuar pėr dy vjet. Historia moderne e jetės demokratike nuk njeh rast qė tė dėnohet gazetari, pėrveē kur mungon institucioni dhe demokracia. Ligji Penal i vjetėr, i kohės sė komunizmit, nuk mund tė jetė baraspeshues i sanksonit civil dhe publik tė gazetarit dhe tė gazetarisė moderne.Nuk ėshtė dėshmuar dhe as qė mund tė jetė kompetent Gjyqi Komunal i Malishevės nėse ka ndodhur shitja e barnave. Kėtė hetim mund ta bėjnė organet kompetente dhe nė rastin konkret, kėtė mund ta bėjė ndonjė grup i pavarur hetues. Pastaj mund tė kėrkohet ndėshkimi i medias qė e ka bėrė publikimin, nėse vėrtetohet, qė ai tė jetė jo i vėrtetė. Dhe dėnimi mund t'drejtohet medias dhe jo gazetarit. Dėnimi me burg nuk mund tė ndodhė, pėrveē nė sistemet ku nuk ka gjyqėsi ku nuk ka gjyqėtarė dhe nuk funksionojnė asfarė alternativa civile.Rasti i gazetarit tė dėnuar Isuf Bytyqi, korrepsondent nga Malisheva, gazetar qė dhjetė vjet barti njė peshė tė madhe tė informimit shqip nė kėtė komunė edhe kur ishte ndjekja e pėrhershme e informimit shqiptar, flet pėr pozitėn jo vetėm tė gazetarisė, por tė gjyqėsisė, joprofesinalizmit dhe anarkisė nė kėtė fushė.Besoj nė vlerėn moderne tė jetės publike, nė mbrojtjen e gazetarit dhe tė medias, nė mbrojtjen e qytetarit nga tė pavėrtetat qė duhet tė sanksionohen, por nuk besoj kurrė nė sanksionimin e gazetarit me burg, aq mė pak tė mbėtshetura nė logjikė dhe ligje anakronike dhe tė turpshme pėr t'u zbatuar edhe sot e kėsaj dite. Ibrahim Berisha, publicist dhe shkrimtar

Nga pėrditėshmėria jonė
Dyfishohet numri i ardhjes sė tė huajve: 100 milionė dollarė nga turizmi
TIRANE, 27 korrik
- Tė ardhurat nga turizmi kėtė vit parashikohen tė arrijnė nė rreth 100 milionė dollarė. Kjo, sipas tė dhėnave paraprake tė Ministrisė sė Turizmit. Nga ana tjetėr, kėtė vit parashikohet qė Shqipėrinė ta vizitojnė rreth 700 mijė turistė. Nė fillim tė sezonin parashikimi i Drejtorisė sė Turizmit ishte pėr rreth 500 mijė turistė tė huaj, por shifrat e hyrjeve qė vijnė nga pikat doganore, tregojnė pėr njė shtim gjithnjė e mė tė madh tė hyrjeve tė turistėve nė Shqipėri. Vetėm nė doganėn e Rinasit numri i hyrjeve ka arritur nė 2300 veta nė ditė nga rreth 1200 qė ishte nė maj tė kėtij viti. Pra, realisht kėtė vit shikohet njė rritje e numrit tė turistėve. Nė krahasim me vitin e kaluar, kėtė vit parashikohet qė numri i turistėve tė jetė rreth 30 pėr qind mė i lartė.
Nga pėrditėshmėria jonė
Korrik 2002
Deri mė sot nė Kosovė ka tė dhėna pėr 42 tė infektuar nga virusi HIV

- Nė Klinikėn infektive tė Qenkrės Klinike e Universitare tė Prishtinės deri tani janė regjistruar 42 raste tė tė infektuarve nga virusi HIV, i cili ėshtė shkaktar i sėmundjes EJDS. Mjekėt e kėsaj klinike thonė se pas luftės nė Kosovė janė shtuar dukshėm mundėsitė e pėrhapjes sė kėsaj sėmundjeje.
Largohen shitėsit nga rrugėt e Prishtinės
- Inspektorėt komunalė dhe ata sanitarė ndėrmorėn njė aksion pėr largimin e shitėsve ambulantė nga rrugėt dhe trotuaret e Prishtinės. Me kėtė rast ata ua konfiskuan shitėsve edhe njė sasi malli.
Mediumet mė shumė kujdes ndaj gjuhės standarde shqipe
-"Mjetet e informimit nė Kosovė duhet tė ndėrgjegjėsohen pėr rolin e tyre nė shoqėri dhe t'i kushtojnė vėmendje tė veēantė pėrdorimit tė drejtė tė gjuhės shqipe". Kėshtu u tha nė njė kėshillm me redaktorė, lektorė e gazetarė tė mediave kosovarė, qė e organizoi Shoqata e Gjuhės Shqipe.

Pėrditėsimi: ( Prishtinė,korrik 2002 )
E drejta pėr pension nė Kosovė

Nė Kosovė ka filluar dorėzimi i aplikacioneve pėr shpėrndarjen e pensioneve pėr rreth 130 mijė persona tė moshės, mbi 65 vjeē.Kėtė tė drejte do ta kenė tė gjithė njerėzit e kėsaj moshe, pavarėsisht nėse mė parė e kanė realizuar tė drejtėn e pensionit apo jo.Sasia e kėsaj ndihme do tė jetė 28 euro, me mundėsi korrigjimi mė vonė. Por ndihma si ndihmė do tė jetė e pėrherėshme.Kosova, ėshtė i vetmi vend nė Ballkan, i cili akoma nuk ka fonde pėr pensionet. Mbi 100 mijė pensionistė nė Kosovė, nuk kanė marrė pensionet e tyre prej katėr 4 vjetėsh.Ministri pėr punė dhe mirėqėnje sociale nė Kosovė, Ahmet Isufi, tha se ndarja e shumės prej 28 euro pėr persona tė moshės mbi 65 vjeēarė, ėshtė njė formė e re e pensioneve tė pleqėrisė.Ministri Isufi, thotė se kjo nuk ėshtė zgjidhja mė e mirė, por nė ēdo rrethanė shėnon fillimin e zgjidhjes sė kėtij problemi.Ministri Isufi ėshtė i mendimit se problemi i pensionistėve nė Kosovė, do tė zgjidhet, kur Serbia do t'i kthej fondet e pensionistėve, tė cilat, sipas tij janė plaēkitur nga Serbia.


Nga pėrditėshmėria jonė
Papunėsi e lartė nė Kukės - pak shpresė

Nga Jonuz Hallaēi nė Kukės
Pak shpresė, shumė papunėsi
Salla e njė bilardoje nė Kukės ėshtė e mbushur plot. Atje tė papunėt nuk kanė se ē'tė humbasin tjetėr pėrveēse kohėn dhe ato pak para qė kanė.Lojtarėt e kėsaj loje shpesh herė konfliktuale prej vitesh kanė humbur vendet e punės pa mundur t'i rigjenė ato.E njėjta situatė ėshtė edhe nė bingot dhe kafenetė e Kukėsit, qė ndryshe njihet si kryeqendėr e tė papunėve.Nė zyrėn e punės zyrtarėt flasin pėr 5270 tė papunė, 730 punėtorė me pagesė papunėsie e 4330 me ndihmė ekonomike, ndėrkohė qė shifra zyrtare e tė punėsuarve nė sektorin shtetėror e privat ėshtė 4900 vetė.Tradicionalisht njerėzit kėtu kanė punuar nė industrinė nxjerrėse e pėrpunuese tė mineraleve, industri qė sot nuk ekziston mė.Por ka edhe tė papunė tė kualifikuar e me diplomė. "Kam mbaruar fakultetin juridik edhe sot pėr sot jam pa punė," thotė njė i ri i diplomuar rishtazi.
Fshati i zymtė
Mendo tani, a bėn nė fshat qė ēdo gjė blehet? Blehet e asgjė s'prodhohet Akoma mė e trishtė ėshtė panorama e punės nė fshat ku jeton 70 pėrqind e popullsisė.Dy sektorėt kryesorė, bujqėsia dhe blegtoria, pothuajse janė braktisur nga fermerėt.Ēdo familje mesatarisht disponon tre dynymė tokė qė nė tė shumtėn e rasteve ėshtė joproduktive dhe mbarėshtrimi i blegtorisė ėshtė pa leverdi ekonomike, thotė njė banor i fshatit."Mendo tani, a bėn nė fshat qė ēdo gjė blehet? Blehet e asgjė s'prodhohet," thotė ai."Ujė s'ka, gjė s'ka. Mendo ti, traktori sot, ai qė do me e punu me sa e merr, ku ka me e marr lekėt. Toka mbetet pa punu. S'ta leverdis kurrkund."
Migrim
Punė nuk ka as nė qytetet e mėdhaja Nisur nga situata shumė tė rinj nga fshati e qyteti kanė emigruar nė vende tė tjera duke qenė i vetmi burim i jetesės pėr familjet e tyre nė Shqipėri.Por nuk kanė munguar edhe rastet tragjike.Gjendjen e mjeruar e njeh mirė edhe deputeti i zonės, Muhamet Ukperaj, i cili thotė tė rinjtė largohen nė kėrkim tė njė fati mė tė mirė."Kėtu nuk po sigutojnė kushte jetese, nuk kanė mundėsi punėsimi, nuk kanė shpresė pėr jetėn," thotė zoti Ukperaj.Ata qė nuk kanė patur mundėsi tė emigrojnė jashtė vendit kanė migruar brenda tij me shpresė se do tė gjejnė njė vend pune.Por as Tirana dhe sheshet e saj, ku shitet krahu i lirė i punės, nuk ofrojne njė punė tė pėrditshme pėr ta."Kam katėr vjet qė kam ardhė kėtu (Tiranė) dhe po rrijmė kėshtu pa punė, ka njė muaj qė s'kam gjetur punė," thotė njė kuksian qė ka shkuar nė kryeqytet pėr tė gjetur ndonjė punė.
Mė e prekur nga papunėsia ėshtė grupmosha 20-30 vjeē.
Gėzim Omuri,
-Zyra e Punės
Pėrgjegjėsi i zyrės sė punės nė Kukės, Gėzim Omuri, thotė se ka nivel tė lartė papunėsie, qė arrin shifrėn deri nė 19 pėrqind.Shifra zyrtare qė nė Shqipėri niveli i papunėsisė ėshtė nė masėn 13.5 pėrqind duhet marrė me rezerva pasi shumė tė papunė nuk regjistrohen nė zyrat pėrkatėse."S'diskutohet qė e mė e prekur nga papunėsia ėshtė grupmosha nga 20-30 vjeē," thotė ai.Femrat, qė pėrbėjnė gjysmėn e popullsisė, gjatė viteve 90 i janė rikthyer ritualit tė vjetėr tė punėve tė shtėpisė. Vetėm 10 pėrqind e tyre punon nė shėndetėsi dhe arsim."Punėt e pėrditshme tona janė tė lajmė, shpėlajmė, rrisim fėmijėt, asgjė tjetėr nuk bėjmė," thotė njė grua e re.Rreth 45 pėrqind e gjithė popullsisė sė Kukėsit trajtohet me ndihmė ekonomike qė do tė thotė aq para nėse merren nė kohė pėr tė paguar energjinė elektrike.Rreth 13 pėrqind e tė punėsuarve nė Kukės janė nė tė zezė qė do tė thotė pa pension e fitime tė tjera.Edhe nė ato dy miniera nė veri tė vendit ku janė sipermarrės tė huaj, punėtorėt nuk janė paguar nė kohė saqė janė detyruar tė bllokojnė rrugėt nacionale nė shenjė proteste.Sindikatat e kanė pėrqėndruar luftėn e tyre nė rrėmbimin e zyrave dhe vulave.
Shpresė pėr punė
Pas ndryshimeve politike nė rajon shumė tė papunė, kryesisht ndėrtimtarė, punojnė me afate tė shkurtra nė Kosovė.Zoti Omuri, thotė se ka projekte pėr t'i futur njerėzit nė punė, por nė shtatė tė tilla nuk mund tė punėsohen mė shumė se 180 tė papunė pėr njė afat kohor prej gjashtė deri nėntė muaj.Ai thotė se pėr tė ulur kėtė nivel papunėsie, mbas programit tė hartuar nga shėrbimi kombėtar i punėsimit, gjatė kėtij viti do tė realizohet programi i rritjes sė punėsimit si njė program i cili edhe gjatė viteve tė kaluara ka patur efektivitet nė uljen e numrit tė tė papunėve.Njerėzit mendojnė se vetėm investime madhore dhe strategjike, si ndėrtimi i aeroportit, rrugėve tė reja tė pėrfolura aq shumė, por qė nuk u bėnė asnjeherė, do tė mund tė ulin nivelin e tė papunėve.Por nuk duhet harruar as nxitja e prodhimit tradicional e vendas.Njė dritė e vogėl duket nė fund tė kėtij tuneli tė errėt pėr njė bashki e dy komuna tė qarkut tė Kukėsit, qė do tė pėrfshihen nė projekte tė qeverisė shqiptare dhe PNUD-it.Kryetari i qarkut tė Kukėsit, Ylber Vata, nuk e fsheh entuziazmin pėr kėto projekte."Ky ėshtė sinjlai mė pozitiv qė deri mė sot ne kemi marrė, dhe prioriteti i prioriteteve do tė jetė pėr kėtė problem, hartimi i strategjisė sė zhvillimit," thotė zoti Vata.