Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

I N T E R V I S T A

Braum: SHBA mbėshtesin punėn e UNMIK-ut dhe tė zotit
Njė zyrtar i Departamentit tė Shtetit i tha Zėrit tė Amerikės se vendimi amerikan pėr tė furnizuar me pajisje ushtarake Serbinė dhe Malin e Zi nuk do tė ketė ndonjė ndikim nė marrėdhėniet e Shteteve tė Bashkuara me Kosovėn. Donald Braum, nėndrejtor pėr Kosovėn nė zyrėn e Departamentit tė Shtetit pėr Evropėn Jugore dhe Qendrore, tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e mbėshtetin plotėsisht punėn e Kombeve tė Bashkuara dhe tė administratorit tė saj nė Kosovė, Mihael Shtajner. Zotin Braum e intervistoi kolegu ynė Elez Biberaj.

Zėri i Amerikės Zoti Braum, presidenti Bush ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do t’i japin pajisje ushtarake Serbisė dhe Malit tė Zi. A nėnkupton ky vendim njė kapitull tė ri nė marrėdhėniet ndėrmjet Washingtonit dhe Beogradit dhe ēfarė ndikimi mund tė ketė ky vendim pėr marrėdhėniet ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Kosovės.

D. Braum: Nuk do ta cilėsoja si njė kapitull tė ri, por nė Serbi janė bėrė ndryshime, pėr shembull Millosheviēi dhe njė numėr figurash tė tjera tė akuzuar si kriminelė lufte janė dorėzuar nė Hagė. Vrasja e kryeministrit Xhinxhiē ishte njė ngjarje tragjike, por qė atėherė kemi vėnė re masa tė qeverisė sė Beogradit pėr tė luftuar krimin e organizuar si dhe ka vazhduar bashkėpunimi me Gjykatėn e Hagės. Pra mendoj se po bėhet pėrparim nė drejtimin e duhur. Eliminimi i pengesave ndaj ndihmės ushtarake amerikane pėr Serbinė ėshtė pasojė e kėtij pėrparimi, i cili shpresojmė tė vazhdojė. Kjo masė nuk ka ndonjė ndikim nė marrėdhėniet e Shteteve tė Bashkuara me Kosovėn.

Zėri i Amerikės: Zoti Braum, nė takimin e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara mbi Kosovėn, qė u zhvillua para dy javėsh, u dėgjuan vlerėsime tė ndryshme lidhur me pėrmbushjen e standarteve tė shpallura nga UNMIK-u. Si e vlerėsojnė Shtetet e Bashkuara pėrparimin qė Kosova ka bėrė nė kėtė drejtim? Si e vlerėsoni ju ritmin e transferimit tė kompetencave nga administrata ndėrkombėtare tek institucionet vendore?

D. Braum: Kėshilli e shqyrtoi nė hollėsi raportin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe arriti nė pėrfundimin se ka pasur rezultate tė pėrziera nė drejtim tė pėrmbushjes sė standarteve qė i janė caktuar Kosovės. Pėr shembull institucione demokratike janė ngritur dhe po funksionojnė pėr mė se njė vit; janė kapėrcyer disa prej problemeve me tė cilat ndeshej fillimisht parlamenti, dhe po shohim pėrshpejtimin e ritmeve nė proceset legjislative, gjė qė ėshtė njė shenjė shumė e mirė. Nė pėrgjithėsi nė Kosovė janė organizuar tre zgjedhje demokratike shumė tė mira. Nė fushėn e sundimit tė ligjit, kushdo do tė thoshte se forcat policore tė Kosovės, tė cilat numėrojnė nė radhėt e tyre mė shumė se 5 mijė qytetarė tė Kosovės pasqyrojnė njė sukses tė konsiderueshėm. Ėshtė arritur pėrparim nė drejtim tė forcimit tė sistemit gjyqėsor. Nė disa drejtime tė tjera ka zhgėnjim: numri i personave tė kthyer nė Kosovė, kur po mbushen afro katėr vjet qė nga pėrfundimi i konfliktit ėshtė shumė mė i ulėt nga ē’do tė dėshironim. Mendoj se Zyra pėr Kthimet nė Komunitete ka bėrė planifikime shumė tė mira, dhe me bashkėpunimin e tė gjitha palėve tani jemi nė njė pozitė tė tillė qė tė kemi njė vit shumė tė mirė pėr kthimet, dhe ta ndihmojmė Kosovėn tė pėrparojė nė njė drejtim qė duan shumė banorė tė saj, pėr t’u bėrė njė shoqėri demokratike shumė-etnike, nė pėrputhje me standartet amerikane dhe evropiane. Pra kemi rezultate tė pėrziera dhe se mbetet ende shumė mė tepėr pėr tė bėrė nė drejtim tė njė numėr standartesh. Pėr sa i pėrket kalimit tė pėrgjegjėsive, Shtetet e Bashkuara mbėshtetėn deklaratėn e Kėshillit tė Sigurimit nė pėrkrahje tė kalimit tė tė gjitha kompetencave jo-rezervė qė mbeten brenda kėtij viti nė duart e autoriteteve tė Kosovės. Mendoj se po bėhet pėrparim nė atė drejtim. Ėshtė ngritur Kėshilli i Transferimit tė Kompetencave, i cili do tė takohet sė shpejti pėr tė marrė raportet e grupeve tė punės. Zoti Shtajner i tha popullit tė Kosovės se ėshtė i gatshėm tė kalojė kompetencat e tjera jo-rezervė brenda kėtij viti, nė varėsi tė aftėsive tė autoriteteve tė pėrkohshme pėr t’u sjellė nė mėnyrė tė pėrgjegjshme. Pra ne duam qė kompetencat tė transferohen, por kėrkojmė njėkohėsisht qė kėto kompetenca tė shfrytėzohen si duhet, dhe unė jam optimist se ato do tė shfrytėzohen nė atė mėnyrė.

Zėri i Amerikės: Zoti Braum, gjatė javėve dhe muajve tė fundit ėshtė shtuar pakėnaqėsia ndaj UNMIK-ut, janė shtuar edhe kritikat nga disa udhėheqės shqiptarė tė Kosovės si dhe nga mjetet vendore tė informimit. A jeni tė shqetėsuar nga mungesa e marrėdhėnies frytdhėnėse midis UNMIK-ut dhe institucioneve vendore tė Kosovės?

D. Braum: Unė nuk do ta cilėsoja si njė problem serioz. Pa dyshim, i kemi parė njoftimet e shtypit dhe ka njė farė pakėnaqėsie nga disa lidhur me punėn e UNMIK-ut, por dua tė theksoj se nga pikėpamja e Shteteve tė Bashkuara, ne e mbėshtesin plotėsisht punėn e UNMIK-ut. Ata punojnė nė kushte tė vėshtira dhe kanė arritur pėrparim nė njė numėr drejtimesh. Njerėzit nė Kosovė nuk duhet ta vėnė nė dyshim se Shtetet e Bahskuara mbėshtesin plotėsisht punėn e zotit Shtajner dhe tė ekipit tė tij. Nėse herė pas herė shfaqen fėrkime, kjo ėshtė e natyrshme nė kushte tė tilla. Nuk dua ta ekzagjeroj problemin dhe dua tė ritheksoj se Shtetet e Bashkuara e mbėshtresin plotėsisht punėn e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė dhe tė Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm Shtajner.

Zėri i Amerikės: UNMIK-u dhe KFOR-i kanė vendosur tė pezullojnė pėr njė kohė tė papėrcaktuar kualifikimin e anėtarėve tė TMK-sė jashtė Kosovės. Si e shikojnė Shtetet e Bashkuara kėtė veprim, i cili ėshtė pritur me disa kritika nga ana e shqiptarėve nė Kosovė?

D. Braum: Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė pezulluar procesi i kualifikimit pėr Trupat Mbrojtjėse jashtė Kosovės. Ka pasur njė numėr veprimtarish tė planifikuara pėr muajin maj dhe mė pas pėr qershorin. Kjo masė mendoj lidhet me ēėshtjen nėse nė radhėt e kėtyre forcave ka individė, qė u pėrkasin ose kanė lidhje me organizata ekstremiste, si AKSH-ja. Mendojmė se ekzistojnė lidhje ndėrmjet kėsaj organizate dhe shkatėrrimit tė urės qė shėrbente si njė arterie e rėndėsishme komunikimi. Kjo ėshtė krejtėsisht e papranueshme. Komuniteti ndėrkombėtar, si UNMIK-u dhe KFOR-i ia kanė bėrė tė qartė Gjeneral Ēekut dhe tė gjithė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, se nė mėnyrė qė organizata e tyre tė bėjė pėrparim, ata nuk duhet tė lejojnė nė radhėt e saj askėnd qė ka lidhje me organizata ekstremiste. Mendoj se kualifikimet janė pezulluar si njė sinjal ndaj kėsaj force pėr tė bėrė mė shumė nė mėnyrė qė tė largojnė ata individė qė kanė lidhje tė tilla. Mė inkurajon fakti qė Gjeneral Ēeku ka shkuar nė rajone stėrvitore tė grupeve tė ndryshme pėr ta bėrė tė qartė kėtė mesazh. Ai ka thėnė fjalė me vend, por ne presim tė shohim vepra.

Zėri i Amerikės: Sė fundi, zoti Braum, cilat do tė thoshit ju se janė sfidat kryesore pėr Kosovėn nė njė tė ardhme tė afėrt?

D. Braum: Do tė ritheksoj pėrsėri standartet dhe nevojėn pėr tė arritur pėrparim nė standartet qė duhet tė pėrmbushen para diskutimit tė statusit. Standartet janė nė interes tė Kosovės dhe popullit tė saj; kėto janė objektiva qė duhen pėrmbushur pavarėsisht nga statusi i ardhshėm politik i Kosovės. Nuk kemi folur pėr ekonominė, por ka nivele shumė tė larta papunėsie qė luhaten nė shifrat 60-65 apo70 pėr qind. Kam besim se sė shpejti do tė vihet nė zbatim ligji pėr dhėnien me qera tė tokės si dhe tė fillojnė privatizimet e pronave private. Mendoj se ka pasur edhe investime tė jashtme inkurajuese, gjė qė duhet tė vazhdojė, prandaj nuk duhet tė ketė pengesa politike ndaj procesit tė privatizimit. Mendoj se duhet tė fillojnė pėrgatitjet pėr njė dialog ndėrmjet autoriteteve tė Kosovės dhe atyre nė Beograd. Pėrparimi i Kosovės nuk mund tė ecė shumė pėrpara pa realizuar mė parė disa bisedime nė nivel teknik me autoritetet e Beogradit. Mendoj se duhet t’i kushtohet vėmendje kėsaj ēėshtjeje, tani qė ka kaluar njė farė kohe qė pas vrasjes sė kryeministrit Xhinxhiē.


Thaēi: Moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar
Intervistoi Zėri Amerikės-(Elez Biberaj)
18 prill 2003, 19:18

Debati politik i kohėve tė fundit nė Kosovė ka nė qendėr tė tij njė lėvizje tė papritur nga njė burim i paparashikuar: Hashim Thaēi, ish udhėheqės i UCK-sė, tani kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, ka bėrė thirrje pėr njė moratorium tė diskutimeve mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nė emisionin Ditari tė datės 18 prill, Zėri i Amerikės zhvilloi kėtė intervistė me zotin Thaēi

Zoti Thaēi, para se tė fillojmė me pyetjet lidhur me propozimin tuaj, a mund t’ju pyes se si keni reaguar ndaj vendimit tė zotit Shtainer, qė e shpall Armatėn Kombėtare Shqiptare si grup terrorist?

Hashim Thaēi: Qėndrimet e tė gjitha partive dhe tė institucioneve tė Kosovės tanimė janė tė njohura botėrisht. Pėr ne, janė tė papranueshme dhe tė dėnueshme tė gjitha aktet e dhunės qė ndodhin nė Kosovė.

Zoti Thaēi, propozimi juaj pėr njė moratorium ėshtė pritur me reagime nga mė tė ndryshmet. Disa, kryesisht nga rradhėt e komunitetit ndėrkombėtar, e shohin kėtė si njė ide tė re dhe tė guximshme. Ndėrsa tė tjerė, sidomos nė Kosovė, e shohin atė si njė hap prapa qė mund tė minojė pozitat e shqiptarėve. A ėshtė interpretuar drejtė propozimi i juaj dhe a mund tė na shpjegoni shkurtimisht se ēfarė keni dashur tė thoni pėrmes kėtij propozimi?

Hashim Thaēi: Fillimisht, ideja pėr afatizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit politik tė Kosovės, ėshtė bazuar nė realitetin ekzistues nė Kosovė. Ėshtė ide origjinale e imja, pėr arsye se instuitucionet e Kosovės, sot janė para tre dilemave, mendoj, mjaft tė rėndėsishme.

E para ėshtė qė ne tė prodhojmė dokumente valide institucionale lidhur me pavarėsinė e Kosovės, dhe kėto dokumente t’ua dėrgojmė pėr njohje faktorėve pėrcaktues ndėrkombėtar, si Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Apo tė shpallim moratorium, po qe se vlerėsojmė se nuk janė krijuar kushtet pėr opsionin e parė pėr njohjen e pavarėsisė. Kjo, sepse institucionet e Kosovės, Parlamenti dhe Qeveria, megjithėse kėrkohet njohja formale e pavarėsisė, ende nuk u kanė dorėzuar asnjė dokument as Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, as OKB-sė dhe Bashkimin Evropian pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Prandaj, njė gjė tė tillė institucionet e Kosovės do tė duhej ta bėnin. E treta ėshtė qė tė mos e tolerojmė, fatkeqėsisht siē po e bėjmė sot, zhvillimin e proceseve integruese nė Unionin Serbi-Mali i Zi, ose dezintegrimin territorial dhe institucional tė Kosovės.

Tė gjithė e dinė se si Unioni Serbi-Mali i Zi ėshtė pranuar nė Kėshillin e Evropės, ku Kosova pėr fat tė keq figuron si pjesė de jure e Serbisė. Prandaj, ideja ime ėshtė qė tė vazhdojmė me angazhimet tona mė konkrete, dhe moratoriumi instalon mekanizmin e afatit me garancione ndėrkombėtare pėr njohjen e sė drejtės sė popullit tė Kosovės pėr vetvendosje, e cila tash pėr tash nuk ekziston nė asnjė dokument ndėrkombėtar. Pastaj, krijon parakushte pėr njė angazhim mė tė fuqishėm tė tė gjithė faktorėve tė brendshėm dhe tė jashtėm nė ndėrtimin e standardeve si parakush pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės.

Ky projekt nuk nėnkupton sfidim tė standardeve politike, ekonomike dhe legjislative perėndimore. Pėrkundrazi fuēizon institucionet e Kosovės nė realizimin e kėtyre standardeve me statusin, dhe anasjelltas, sepse ne me standarde do tė merremi edhe tash pėrpara statusit, edhe gjatė zgjidhjes sė statusit por edhe pas zgjidhjes sė statusit politik.

Gjithashtu, moratoriumi hap shtegun pėr integrimin e Kosovės nė institucionet veriatlantike dhe nė mekanizmat e tjerė ndėrkombėtar, si Bankėn Botėrore, Fondin Monetar Ndėrkombėtar, Organizatėn Botėrore e Tregtisė, e tė tjera. Gjithashtu, ne tė gjithė duhet ta kuptojmė qė bota e njeh pavarėsinė jo vetėm pėr shqiptarėt por pėr tė gjithė qytetarėt qė jetojnė nė Kosovė, dhe kur tė gjithė t’i gėzojnė tė drejtat e tyre tė barabarta. Prandaj, parandalon konfrontimin institucional shqiptar me atė minoritar serb. Nė shoqėri dhe institucionet vendore, krijohen parakushte tė domosdoshme pėr zgjidhje e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Gjithashtu ai parandalon pėrpjekjet e faktorėve tė tjerė qė janė kundėr integrimit tė institucioneve tė Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtar. Kėshtu qė, aktualisht siē ėshtė duke u zhvilluar procesi, ku mungojnė afatet kohore pėr zgjidhjen e statusit final, duam ne apo jo, ēėshtja e Kosovės, po tajvanizohet, po qiprizohet, po merr trajta tė ēėshtjeve tė tjera tė pazgjidhshme. Prandaj propozimi, projekti im, qė sot ėshtė bėrė edhe projekt i Partisė Demokratike tė Kosovės, nuk e bllokon zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit por e afatizon atė me garanci ndėrkombėtare, brenda kėtij mandati qeverisės tė koalicionit Partia Demokratike e Kosovės, Lidhja Demokratike e Kosovės, Aleancė pėr Ardhmėrinė e Kosovės duke i integruar edhe minoritarėt.

Zoti Thaēi a keni ndonjė ide se a mund tė jetė ky propozim i pranueshėm pėr Beogradin dhe fuqitė kryesore qė merren me ēėshtjen e Kosovės?

Hashim Thaēi: Mua, mė vjen mirė qė pas periudhės katėrvjeēare tė tranzicionit, nė kėtė projekt kemi mbėshtetjen e plotė tė mekanizmave ndėrkombėtar, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat kanė shprehur mirėkuptim, mbėshtetjen e plotė tė OKB-sė, mbėshtetjen e plotė tė Bashkimit Evropian, qė u konfirmua nga pjesmarrja nė takim me mua e vet ambasadorėve tė vendeve anėtare, gjithashtu edhe mbėshtetjen e plotė nga OSBE-ja qė gjithashtu sot ėshtė konfirmuar. Prandaj, mendoj se duhet ta shfrytėzojmė kėtė mirėkuptim tė komunitetit ndėrkombėtar pėr afatizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit. Mirėpo, pėr ēėshtjen e Kosovės, vendosin kosovarėt dhe ndėrkombėtarėt dhe jo Beogradi.

Zoti Thaēi, edhe nėse arrini tė siguroni mbėshtetje ndėrkombėtare, nėse nuk arrini qė tė siguroni edhe mbėshtetjen e forcave tė tjera politike shqiptare, nuk ka tė ngjarė qė ky propozim i juaj tė pranohet. Me sa e kuptoj unė, gjithmonė ka ekzistuar njė marrėveshje e pashkruar midis forcave kryesore politike se pėr ēėshtjet thelbėsore siē ėshtė ajo e statusit pėrfundimtar, kėto forca duhet tė bashkėrendojnė qėndrime e tyre. Kritikėt ju akuzojnė se nuk jeni kėshilluar me partitė e tjera kryesore politike pėrfshirė Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, para se tė shpallni publikisht propozimin tuaj. Madje, disa thonė se ju po pėrpiqeni qė tė fitoni kapital politik me njė propozim tė tillė. Si ju pėrgjigjeni ju kėtyre akuzave dhe kritikave?

Hashim Thaēi: Fillimisht dua tė sqarojė se ky projekt nuk ėshtė hedhur nė opinion, nė institucionet e Kosovės dhe ato tė faktorit ndėrkombėtar pėr elektorat, por ėshtė hedhur pėr tė mirė tė vendit. Ėshtė hedhur pėr tė thyer kėtė statu-kuo tė mėrzitshme dhe tė lodhshme pėr shoqėrinė dhe institucione e Kosovės. Ne duhet tė ndėrtojmė njė Kosovė qė njerėzit e kanė lakmi tė jetojnė nė tė e jo ta braktisin atė.

Ne e dijmė se ēfarė varfėrie dhe ēfarė krize ekonomike kemi tani. Kemi Kosovėn nė terr. Kemi njė numėr tė madh tė njerėzve qė janė tė papunė. Ne e dimė se ēfarė kompetenca kanė institucionet e Kosovės, ku sot UNMIK-u nuk lejon qė qeveria e Kosovės t’i shfrytėzojė as ato tė drejta tė garantuara me Kornizėn Kushtetuese. Prandaj, ato tė drejta, ato kompeteca duhet tė barten menjėherė, jo tė diskutohen. Pastaj edhe tė drejtat e rezervuara pėr zotin Steiner nuk duhet tė jenė tema tabu pėr kosovarėt. Ne duhet tė kemi qasje tė drejtėpėrdrejtė nė politikė tė jashtme, nė siguri, nė buxhet, nė organet e drejtėsisė. Prandaj, ne duhet ta dinamizojmė procesin. Ne duhet ta afatizojmė procesin e zgjidhjes sė statusit politik. Prandaj, kėto priorite, kėto angazhime, nuk janė vetėm tė kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, vetėm tė PDK-sė.

Sot ka pėrfunduar cikli i parė i takimeve dhe bisedimeve me komunitetin ndėrkombėtar prej tė cilėve kemi marrė mbėshtetje tė plotė. Javėn e ardhshme do tė filloi cikli i dytė i konsultimeve me partitė politike, me institucionet e Kosovės, me pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile, me personalitetet publike, sepse jam i bindur qė tė gjithė janė tė pakėnaqur me situatėn aktuale qė kemi. Tė gjithė janė pėr ndryshime dhe besoj se kėsaj qasje pėr ndryshime, pėr lėvizje mė tė shpejtė pėr afatizimin e zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit politik, pėr afatizimin e implementimit tė prioriteteve t’i bashkangjiten edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, dhe rivalėt politik tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Mirėpo, edhe bartėsitė e institucioneve tė Kosovės, duhet tė reflektojnė pėrgjegjėsi institucionale, tė dalin nga kornizat partiake dhe tė sillen nė pėrputhshmėri me interesa e vendit dhe tė qytetarėve.

Kjo ide, nuk ėshtė hedhur kundėr askujt, por ėshtė hedhur pėr tė mirė tė vendit, tė popullit, dhe jam i sigurtė se tė gjithė do ta kuptojnė drejtė dhe do tė kemi konkluzione tė pėrbashkėta, konkluzione tė cilat do tė institucionalizohen dhe do t’i prezentohen botės, Shteteve tė Bashkuara, OKB-sė, dhe Bashkimit Evropian si projekte tė institucioneve tė Kosovės. Thjeshtė, bota ka nevojė tė ketė dokumente zyrtare pėr ēėshtjen e Kosovės nga institucionet e Kosovės.


E shtunė, 8 mars, 2003

Intervistė me Av. Alban Vjosa, Sekretar Politik i FBKSH-sė dhėnė tė pėrjavėshmes "JAVA" tė Prishtinės
S’KA ARMIK QĖ TĖ NDALI MĖ "VULLKANIN" FBKSH DHE AKSH...

Pyetje: A do tė kemi ofensivė pranverore kėtė vit? Kėtė pyetje ua parashtroj nga shkaku se edhe pranvera e vitit tė kaluar u paralajmėrua tė jetė e nxehtė, por kjo nuk ndodhi?

Alban Vjosa: "Ofensiva" ka kohė qė ka filluar. Syri objektiv e ka parė dhe vazhdon ta shoh atė. "Marrėveshja e Rambujesė" nuk u dha ndonjė gjė tė rėndėsishme shqiptarėve. Pėrkundrazi, realiteti i sotėm nė Kosovė tregon se "Marrėveshja e Rambujesė" paska qenė vetėm pėr serbėt gjenocidistė tė cilėt i shkaktuan rajonit tė Ballkanit mijėra e mijėra viktima. "Marrėveshja e Rambujesė", me sa duket, u bė qė Mitrovica Veriore t'i shkėpytej trungut tė Kosovės historike, qė Beogradi t'i "falte" Shkupit 2500 hektar tokė shqiptare, pėr tė ricoptuar pėr tė gjashtėn herė trojet etnike shqiptare, qė tė riktheheshin nė Kosovė kriminelėt e luftės tė Serbisė gjoja tė ikur "si refugjatė", qė tė krijoheshin enklavat serbe si kancer nė tė gjithė trupin e Kosovės, tė cilat realisht do tė jenė tė gjitha "mini shtete serbe" nė Kosovė. Pra "Marrėveshja e Rambujesė" favorizoi xhelatin gjenocidist dhe ridėnoi viktimat, ne shqiptarėt banues nė trojet tona, por tė kolonizuar dhe gjenociduar nga pushtetet serbosllave.

Marrėveshja ndėrkombėtare, pas ndėrprerjes sė luftės sė ish-UĒPMB-sė, u bė pėr t'i shkėputur "de fakto" dhe "de jure" Kosovės historike Preshevėn, Bujanocin dhe Medvegjėn dhe pėr t'ia shitur pėrfundimisht kėto treva shqiptare Serbisė.

"Marrėveshja e Ohrit", e dalė pas ndaljes sė luftės nga ish-UĒK-ja nė Maqedoni, ishte hi syve ndaj shqiptarėve pėr tė zėvendėsuar "bashkim vėllazėrimin" me tė ashtuquajturėn "bashkėjetesė multietnike", ēka do tė thotė qė shqiptarėt autoktonė, edhe nė shekullin e 21 e mė pas, duhet tė qėndrojnė nėn kolonizimin sllavomaqedon qė u imponoi Evropa e Vjetėr nė shekullin e 18-tė dhe tė 19-tė.

Realitetin e mėsipėrm shqiptarėt e kuptuan, ndaj bėnė sikur i ulėn armėt, por i mbajtėn ato nė krahė e nė vende tė sigurta, duke i vajisur ēdo ditė, por edhe duke i pėrdorur nė tė rrallė, si dėshmi qė janė gati pėr tė vepruar kur e do momenti.

Vitin e kaluar patėm edhe "pranverė tė nxehtė", edhe "verė tė nxehtė", edhe "dimėr tė nxehtė". Pse, kaq shpejt u harrua lufta mė se njė mujore e luftėtarėve tė AKSH-sė pėr tė mos lejuar vendosjen e gurėve tė kufirit artificial? Sa herė u thye "kufiri" shqiptaro-shqiptar prej forcave tė AKSH-sė? Sa herė u detyrua KFOR-i tė mbylli kufirin prej kėtyre sulmeve? Kaq shpejt u harrua ngjarja e Gostivarit dhe aksionet e tjera, tė cilat u pasuan me dėme pėr armikun? Gjaku i dėshmorėve tė parė tė AKSH-sė ėshtė i freskėt. Por edhe plagėt e tė burgosurėve luftėtarė tė lirisė nga sllavomaqedonėt ende kullojnė gjakė. Pse, "tė ftohėta" u duken juve ēka bėri AKSH-ja kėtė dimėr dhe dy muajtė e parė tė kėtij viti? "Kėmbanat bien pėr ata qė kanė veshė". Mjerė kush nuk i dėgjon kėto kėmbana. Deri sa shqiptarėt nuk do tė jenė tė ribashkuar nė shtetin e tyre kombėtar, me tė gjitha trojet etnike dhe popullin qė jeton nė to, do tė ketė edhe pranvera, edhe vera edhe vjeshta, edhe dimra "tė nxehtė".

Pyetje: Qėllimi juaj ėshtė bashkimi i trojeve shqiptare. Mendoni se mund tė arrihet kjo me luftė? Dhe cilat janė arsyet pėr njė luftė tė re qė do tė bėnin shqiptarėt?

Alban Vjosa: Po, qėllimi jonė ėshtė ribashkimi i tė gjithė trojeve shqiptare dhe popullit qė jeton nė to nė njė shtet tė vetėm demokratik, ligjor dhe properėndimor shqiptar nė Ballkan. Kėtė tė drejtė tė ligjshme ne kemi njė jetė tė tėrė qė e kėrkojmė, e kemi kėrkuar qysh ditėn qė u bė padrejtėsia, kemi bėrė edhe luftėra e sakrifica pėr kėtė, kemi derdhur gjak me okė, bėmė edhe tre luftėra nė kėto 4 vjetėt e fundit, me bindjen se shekulli i ri do tė mbyllte plagėt e vjetėra koloniale. Kjo nuk ndodhi, sepse me sa duket, edhe faktori ndėrkombėtar dashka tė mbajė "si muze" njė popull dhe komb tė vetėm nė botė nėn kolonializėm. Ndėrsa ne shqiptarėt, tė organizuar tashmė nė Frontin Pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar, nė emėr tė parimeve universale tė vetėvendosjes, nė emėr tė principeve civilizuse dhe qytetėruese tė botės sė pėrparuar, do tė luftojmė deri sa tė fitojmė lirinė dhe tė hedhim poshtė zgjedhėn koloniale serbo-sllavomaqedono-greke. Ne do tė luftojmė nė emėr tė paqes. Pa u bėrė kjo luftė, pa u zgjidhur ēėshtja e shqiptarėve nė Ballkan, nuk do tė ketė paqe Ballkani dhe Evropa. Tė bėsh njė luftė pėr tė fituar paqja e pėrjetėshme, ja vlen. Arsyet pse ia vlen tė bėhet kjo luftė besoj se i sqarova edhe nė pyetjen e parė qė mė bėni. Ndaj nuk po pėrsėris veten.

Pyetje: Tregoni se me ēfarė potenciali teknik dhe njerėzor dispononi pėr realizimin e synimeve qė i keni vėnė vetes?

Alban Vjosa: Forca jonė ėshtė e madhe, tepėr e madhe. Aq e madhe sa nuk ka armik nė botė qė tė na nėnshtrojė. Ne kemi forcėn e sė drejtės sė ligjshme. Luftojmė pėr trojet tona, pėr lirinė dhe shtetin tonė kombėtar, pa pretenduar as njė pėllėmbė toke tė huaj. Ne kemi forcėn e popullit me vete, dhe kushdo ta ketė tė qartė: ribashkimi i Shqipėrisė, ndėrtimi i njė shteti tė vetėm kombėtar shqiptar nė Ballkan, ėshtė nė duartė e shqiptarėve. Po tė duan shqiptarėt, kjo bėhet. Tė tjerėt janė faktorė sekondarė. Ne po e bėjmė pėr vete popullin. AKSH-jaq, forca e armatosur e FBKSH-sė, po bėhet ushtri popullore, tek populli i ka rrėnjėt. Lidhur me potencialin teknik kemi aq shumė, sa nuk dimė ku t'i mbajmė. Kemi shumė, sepse me sa duket tė parėt tanė, qė u ndritė shpirti atje ku janė, kishin menduar shumė pėr kėto ditė dhe ende plotė na i kanė lėnė tunelet dhe grykat e maleve. Por edhe armiqtė tanė kanė bollė armė. Edhe me armėt e tyre do tė luftojnė shqiptarėt...

Pyetje: Si i komentoni reagimet e ashpėra tė faktorit ndėrkombėtar nė Maqedoni dhe rajon drejtuar AKSH-sė. Ato thonė se nuk dėshirojnė destabilizim dhe konkretisht, ambasadori amerikan nė Shkup i quajti pjestarėt tuaj "humbės patetik"?

Alban Vjosa: Faktori ndėrkombėtar shqetėsohet se ende nuk e njeh AKSH-nė dhe udhėheqjen e saj politike, FBKSH-nė. Ne jemi tė pėrcaktuar rigorozisht nė luftė kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Jemi organizuar nė kuadėr tė FBKSH-sė dhe AKSH-sė pėr t'i sjellė paqen e pėrherėshme Gadishullit tė Hemusit. Gadishulli i Ballkanit ka qėnė dhe ende ėshtė i destabilizuar. Pėr rrjedhojė "tė kėrkosh litarin nė shtėpinė e tė varurit" ėshtė absurde! Maqedonia ėshtė e destabilizuar. Tė tillė atė e bėn artificialiteti i gjithēkaje, i shtetit pa emėr e pa simbole, i popullit "maqedon" pa identitet e kulturė kombėtare, i pozitės sė tyre qė megjithėse janė "muhaxhirė" nė trojet shqiptare, u kanė grabitur autoktonėve gjithėēka, edhe pasuritė, edhe shtetin,... janė kthyer nė kolonizatorė tė tyre. Kėtė destabilitet real FBKSH-ja dhe AKSH-ja duan ta kthejnė nė stabilitet tė qėndrushėm. Ndaj jo vetėm nuk e njohim pushtetin kolonial serbo-sllavomaqedon, por jemi tė vendosur qė ta largojmė atė nga trojet shqiptare.

Faktori Ndėrkombėtar, posaēėrisht SHBA-tė, janė dhe ēdo ditė e mė shumė po ndėrgjegjėsohen se pushteti serbo-sllavomaqedon i pėrket boshtit tė sė keqes, vatėr zjarri e terrorizmit dhe e nxitjes sė tij. Shikoni ēfarė bėjnė serbo-sllavomaqedonėt sot. Provokojnė me ēdo mjetė AKSH-nė qė tė nisė konfliktin nė Ballkan sot, kur SHBA-tė ka nė dorė zgjidhjen e krizės sė Irakut. Kėshtu serbo-sllavomaqedonėt kėrkojnė tė na "armiqėsojnė" me aleatin e pėrherėshėm – SHBA-tė, por edhe i shėrbejnė boshtit tė sė keqes, i cili i ka ndihmuar dhe i ndihmon me armė e deri me pėrkrahje tė hapur. FBKSH-ja dhe AKSH-ja nuk do tė biejnė nė kėto lojėra. Ato, edhe nė kėto momente, janė nė krahun e SHBA-ve, ndaj nė protestėn masive tė 15 shkurtit nė Bruksel, ndryshe nga sa bėnin evropianėt (nė mesin e tyre shumė serbo-sllavomaqedono-grekė) qė i digjnin flamujt amerikanė, ne – FBKSH-ja dhe AKSH-ja i ngritėm lartė ata. Nėse do tė lindė nevoja, AKSH-ja edhe me forca ėshtė gati ta ndihmojė boshtin e pėrparuar antiterrorist tė udhėhequr nga SHBA-tė, me kushtin qė pas Irakut, rradhėn e ka Serbo-sllavomaqedonia, kėta terroristė tė vjetėr qė e mbajnė ende Ballkanin tė destabilizuar.

Pyetje: Njė qėndrim pothuajse nė vijėn e ndėrkombėtarėve e mban edhe Partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokrat pėr Integrim. Ahmeti kohė mė parė deklaroi se pėr AKSH-nė ka lexuar vetėm nė Internet?

Alban Vjosa: Ali Ahmeti nėse njeh vetėveten, e njeh mirė edhe AKSH-nė. E thėna, ėshtė e thėnė. Realiteti ėshtė realitet.

Pyetje: A janė pjesėtarėt e AKSH-sė nė terren. Ku veprojnė ata?

Pėrgjigje: Pjestarėt e AKSH-sė nuk janė tė rėnė nga qielli. Ata janė bija e bijė tė popullit shqiptar qė jetojnė nė trojet e tyre etnike. Domethėnė se ata janė nė tė gjithė terrenin shqiptar dhe veprojnė nė tė gjitha hapėsirat. Edhe nė tė gjithė Zonėn e Ēamėrisė ata janė prezentė pėr tė ndihmuar rikthimin e ēamėve nė trojet e tyre nga janė pėrzėnė me dhunė...

Pyetje: A e ka sulmuar AKSH-ja Gjykatėn e Strugės apo jo? Njė pyetje e njejtė edhe pėr aksionet nė Kosovėn Lindore, ku u vra njė pjestarė i shėrbimit sekret serb dhe njė ushtar serb? A janė vepra tė AKSH-sė apo jo, pasi ėshtė krijuar njė huti nė opinion, ngase nė njė komunikatė merren pėrsipėr kėto vepra ndėrsa me njė tjetėr demantohen?

Alban Vjosa: Unė jam Sekretari Politik i FBKSH-sė. Komandanti i AKSH-sė ėshtė gjenerali me tre yje Vigan Gradica. Ai dhe njerėzit e tij i kanė konfirmuar kėto njoftime pėrmes komunikatave 21 dhe 22. Unė ju konfirmoj se ato komunikata janė zyrtare dhe pėrfaqėsojnė zėrin e vėrtetė tė SHP tė AKSH-sė. Ndėrsa lidhur me "komunikatat" e tjera qė "i demantojnė" kėto aksione s'ka nevojė pėr komente tė gjata. Ato dalin nga "furrat" e serbo-sllavomaqedonisė si "simite" tė gatshme, ku njė palo "shqiptar" hedh firmėn e turpit.

Pyetje: A bėhet fjalė pėr grupe tė veēanta tė AKSH-sė, tė cilat nuk janė nė njė komandė dhe kanė dallime?

Alban Vjosa: AKSH-ja ėshtė njė. Ajo ka njė udhėheqje tė vetme politike qė ėshtė FBKSH-ja. Ajo ka njė Shtab tė Pėrgjithshėm me nė krye Gjeneral Gradicėn. Mund tė ketė grupe tė tjera kriminale tė cilat "nė emėr tė AKSH-sė" kėrkojnė tė grabisin popullin dhe tė bėjnė pasuri, duke falsifikuar edhe uniformat e AKSH-sė. Mund tė ketė edhe "tigra", "luanė" dhe "qenė" serbo-sllavomaqedonė, tė cilėt pėr interesat e tyre anti-AKSH, veshin uniformat e ushtarėve tanė tė cilat ose i falsifikojnė, ose ua kanė marrė atyre qė kemi nė burgje ose na janė vrarė, dhe i pėrdorin pėr tė terrorizuar popullin dhe pėr tė prishur imazhin e vėrtetė tė AKSH-sė, si forcė ēlirimtare dhe propopullit tė vet. Populli i njeh bijtė e vet dhe po di ta bėj ndarjen e shapit nga sheqeri...

Pyetje: Alban Berisha, i cili paraqitet si zėdhėnės i AKSH-sė, nėpėrmjet njė komunikate bėri tė ditur se anulohet ofensiva e paralajmėruar pranverore?

Alban Vjosa: "Alban Berisha" ėshtė "zėdhėnėsi" i serbo-sllavomaqedonėve. Ne e dimė ē'thonė dhe ē'duan serbo-sllavomaqedonėt! Pėrmbajtja e komunikatės sė nxjerrė nga ky farė "Alban Berisha" alias Agron Rexha i vėrtetė, njė sahanlėpirės i shitur lirė dhe herėt tek agjentura mė e pėshtirė e botės, nuk do komente. Pse e ka "AKSH-nė", ky sojėsorollopi, kur "ofensiva" nuk bėn, kur asnjė aksion nuk bėn dhe nuk merrė pėrsipėr? Domethėnė, ky paska njė "AKSH" e cila ka si "qėllim" tė na mbajė nėn kolonializmin serbo-sllavomaqedon! Ja, pra, lexoni komunikatėn dhe nxirrni konkluzionin qė ky farė "Alban Berisha" ėshtė thjesht "zhgarravina" serbo-sllavomaqedone qe don tė krijojė huti nė popull pėr AKSH-nė, e cila ėshtė njė dhe ka qėllime tė larta fisnike, nuk ėshtė "ndimėse" e armikut, si ky pinjoll shqipfolės...

Pyetje: Cili ėshtė bashkėpunimi i FBKSH-sė me partitė politike nė Kosovė, IRJM dhe Shqipėri? Nga cila parti keni pėrkrahje?

Alban Vjosa: FBKSH-ja ėshtė bashkim forcash politike, intelektuale dhe atdhetare shqiptare. Bashkėpunimi ynė me tė gjitha partitė shqiptare ka qenė dhe po bėhet mė i frytshėm. Ato janė pasuri kombėtare. Pa to ne nuk do tė ishim FBKSH.

Pyetje: Cili ėshtė raporti Juaj me Ali Ahmetin dhe Arbėr Xhaferin. A mbani kontakte me ta?

Alban Vjosa: Tė dy janė liderė tė dy partive shqiptare, pėr rrjedhojė, me ta dhe me bashkėpunėtorėt e tyre kemi kontakte tė vazhdueshme...

Pyetje: A jeni takuar kohėve tė fundit me Ali Ahmetin, pasi ai ditė mė parė ka deklaruar se nuk ėshtė parė me Ju qe 10 vjet?

Alban Vjosa: Me mua vėrtetė nuk ėshtė parė, sepse para fillimit tė luftės nė Maqedoni mua mė lidhte puna me "Shefin" e Ali Ahmetit. Tani ai ka lidhje me Kryetarin tonė. Dhe logjikisht duhet tė ketė lidhje...lufta ende s'ka mbaruar... E lė dikush, e vazhdon dikush tjetėr, deri sa tė zgjidhet plaga jonė shekullore...

Pyetje: Pse nuk e pėrkrahėt luftėn shqiptaro-maqedonase tė vitit 2001?

Alban Vjosa: Kush thotė se nuk e kemi pėrkrahur? AKSH-ja ėshtė e vėrtetė se ekzistonte para krijimit tė UĒK-sė sė Ali Ahmetit, por kur nisi lufta ajo iu bashkangjitė me tė gjitha potencialet e veta UĒK-sė. Kur pamė qė kjo luftė u ndėrpre nė kuadėr tė disa betejave qė sollėn njė palo marrėveshje me emrin "Marrėveshja e Ohrit", AKSH-ja, e udhėhequr politikisht nga FBKSH-ja, vendosi qė tė zhvillojė beteja tė reja, deri sa tė pėrfundojė kjo luftė e shenjtė, me realizimin e objektivit tė vetėm madhor - gjithė shqiptarėt nė trojet e tyre etnike nė njė shtet tė ribashkuar nė Ballkan.

Pyetje: Cili ėshtė raporti Juaj me z.Adem Demaēi. Bashkpunoni me atė?

Alban Vjosa: Adem Demaēi e ka filluar shumė mė herėt se ne kėtė punė qė ne bėjmė sot. Ai edhe ka pėsuar mė shumė se shqiptarėt e tjerė nga kjo rrugė. Adem Demaēi dhe tė tjerė personalitete kombėtare e kanė krijuar emrin e tyre, me veprėn e tyre. Nuk ka rrugė tjetėr pėr ne tė FBKSH-sė dhe AKSH-sė, pėrpos rrespektimit dhe dėgjimit tė zėrit tė tyre. Ata do tė mbeten kėshilltarėt tanė tė mirė...

Pyetje: Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pandeli Majko, dhe ai i rendit, por edhe qeveria shqiptare nė pėrgjithėsi janė kundėr Bashkimit tė trojeve shqiptare me mjete tė dhunės. Ato thonė se kjo mund tė ndodhė vetėm me integrime nė strukturat veriatlantike? Konkretisht a keni mbėshtetje nė Tiranė?

Alban Vjosa: Tė mė falni pė banalizimin, por qeveritė janė si kuajtė e karrocės, edhe qeveritarėt gjithashtu, ikin e vinė. Shteti mbetet, shqiptarėt mbeten. Ka njė pjesė tė pėrjetėshme nė ēdo shtet, pjesa e vėrtetė kombėtare, qė mendon dhe vepron nė ēdo regjim apo qeveri kombėtarisht. Me kėtė pjesė tė shtetit i ka tė mira marrėdhėniet FBKSH-ja.

Ju mundet edhe tė qeshni, sepse vėrtetė ėshtė pėr sarkazėm, por ka ndonjė ministėr apo edhe president nė hapėsirat shqiptare tė cilėt thonė: "Nė Shqipėrinė e Ribashkuar unė nuk mund tė jem dot ministėr ose president...(!)" dhe pengojnė!

Me "teorin e integrimeve" abuzohet. Ose qeveritarėt tanė tregohen naivė. NATO dhe BE janė qėllimi ynė, synimi ynė. Mirėpo si do integrohemi? Si komb shqiptar i ndarė nė 5 shtete tė ndryshme, qė pėr tė shkuar vėllai tek vėllai, apo prindėrit tek fėmijėt e tyre, u duhet tė marrin 5 viza nga shtete tė ndryshme, apo si njė komb i bashkuar shqiptar me njė shtet tė vetėm kombėtar? Po tė shkojmė nė BE dhe NATO mė vete, Shqipėria e brendshme e sotmja, mė vete Kosova, ndėrsa nė kuadėr tė FYROM-it shqiptarėt nė Maqedoni, nė kuadėr tė Serbisė dhe Malit tė Zi Kosova Lindore dhe Malėsia e Madhe etj., kjo do tė ishte njė mėnxyrė kombėtare. Vėrtetė mund tė bėheshim me dy "shtete", Shqipėrinė dhe Kosovėn, por kėto dy shtete do e kishin kokėn njėri nga Beogradi, tjetri nga Athina, dhe shtet shqiptar dhe pėr shqiptarėt nuk do tė kishim... Pastaj, marrim mė tė keqen, e cila nuk ėshtė e pamundshmja, sė paku nga pėrvoja historike. Ka patur njė Perandori Osmane, sikurse kishte njė perandori Austro-Hungareze. Kishte edhe njė Perandori Ruse, sikurse kishte edhe njė Traktat tė Varshavės, kundėrshtare e NATO-sė sė sotme. Ato nuk janė mė. Kėshtu nuk mund tė jenė mė nesėr as BE dhe as NATO. Dhe ne shikojmė qysh sot se ka mospajtime dhe kontradikta tė mėdha. Unė u them "partizanėve" tė integrimit: ku do shkojnė shqiptarėt nėse ndodhė kjo mėnxyrė? Do futen pėrsėri nė 5 shtetet ku ndodhen sot? Domethėnė do venė pėrsėri nėn kolonializėm? Ne, shqiptarėt, duhet nė rradhė tė parė tė ribashkohemi dhe pastaj tė integrohemi nė strukturat euroatlantike si komb shqiptar i bashkuar, ndryshe ēdo llojė "integrimi" tjetėr ėshtė neokolonializėm i pėrjetėshėm mbi shqiptarėt...

Pyetje: Duke u nisur nga pyetje paraprake, logjikisht lind njė pyetje tjetėr hipotetike. Poqese ne shqiptarėt qė jemi jashtė kufijve tė shtetit amė i ēlirojmė territoret dhe do tė dėshirojmė t'ia bashkojmė shtetit shqiptar, ēka nėse qeveria e tij nuk pranon njė gjė tė tillė?

Alban Vjosa: Nėse do tė ishin mundėsitė qė t'u "lexohej" shpirti shqiptarėve, sė paku 90 pėrqind e tyre kanė tė "shkruar" kur do vijė dita fatlume e ribashkimit kombėtar. Kjo pyetje hipotetike do pyetjen tjetėr hipotetike: "A do njė miop total qė s'sheh asgjė, dy sy tė shėndetshėm?" Shqiptarėt janė tė bindur qė vendi i tyre, kombi i tyre dhe populli i tyre do tė vuaj, siē po vuan, do tė jetė mė i varfėri dhe mė i pėrbuzuri nė Evropė e mė gjerė, pėr derisa nuk do tė ribashkohet. Kur tė ribashkohemi ne do tė bėhemi njė organizėm i plotė, jo invalid siē jemi sot, dhe kjo do tė na bėj kombin mė tė ndritur tė Evropės. S'ka qeveri qė e pengon kėtė "vullkan". Ne, shqiptarėt, kemi pėrvoja tė shumėta pėr rrėzimin e qeverive kuislinge.

Pyetje: A vepron AKSH-ja nė Kosovė?

Alban Vjosa: AKSH-ja vepron nė tė gjitha trojet shqiptare qė janė tė kolonizuara. Edhe nė Kosovė ėshtė AKSH-ja. Por atje AKSH-ja e ka tė ndaluar tė dalė me uniforma. Uniforma e vetme nė Kosovė duhet tė jetė ajo e KFOR-it, deri nė ēastin kur tė bindemi qė kjo uniformė punon pėr kolonizatorėt serbosllavė. Pastaj do shohim e do bėjmė...

Pyetje: A keni logjistikė dhe mjete financiare pėr pėrfundimin e luftės?

Alban Vjosa: "Logjistika" mė e fuqishme e jona ėshtė populli shqiptar, kudo qė ndodhet ai. Na ka mbajtur dhe do tė na mbajė mė mirė. Ne nuk presim nga "buxheti" i NATO-s apo i ndonjė shteti, qoftė ai edhe shteti i varfėr shqiptar. Ēdo gjė qė po bėjmė dhe do bėjmė e kemi planifikuar dhe mbėshtetur tek shpirti bujar dhe atdhetar i shqiptarėve, tė cilėt po dinė dhe do tė dinė ta fuqizojnė deri nė shkallėn e realizimit tė qėllimit final filizin e tyre AKSH-nė.


Rexhepi: Nuk ėshtė koha pėr deklaratė nė parlament mbi pavarėsinė.
Elez Biberaj
7 shkurt 2003 (18:00 UTC)
Degjoni intervisten (RealAudio)  

Kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi, i cili dje mori pjesė nė lutjen e mėngjesit nė Uashington, i tha Zėrit tė Amerikės se vėmendja kėtė vit duhet tė pėrqėndrohet nė konsolidimin e institucioneve dhe nė arritjen e pėrparimeve nė tė gjitha fushat.

EB: A mund tė fillojmė zoti Kryeministėr me reagimin tuaj ndaj nismės sė njė grupi tė deputetėve nė Parlamentin e Kosovės. A ėshtė koha qė Parlamenti tė merret me kėtė ēėshtje?

BR: Edhe unė i ndaj shqetėsimet e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe nė njė mėnyrė dua t’i pėrcjell edhe shqetėsimet e miqėve tanė amerikanė si nė Departamentin e Shtetit ashtu edhe nė Kėshillin e Sigurisė Kombėtare tė cilėt janė mjaft tė shqetėsuar me kėtė nismė. Nė kohėn kur vėmendja e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ėshtė e pėrqėndruar drejt krizės nė Irak dhe Korenė e Veriut, dhe nė kohėn kur zoti Gjingjiq ka dalė me disa deklarata ose kėrkesa tė cilat janė konsideruar si mjaft negative nga ana e Departamentit tė Shtetit dhe Kėshillit pėr Siguri Kombėtare, tė hyjė njė iniciativė e tillė nė Parlament mendoj se ėshtė kohė e papėrshtatshme dhe sigurisht qė atėherė edhe ne ulemi, nė njė ekuivalencė me ato qė ka kėrkuar zoti Gjingjiq. Pra, mendoj qė nė kėtė moment pjekuria jonė politike duhet tė jetė nė nivel pėr arsye se nuk ėshtė koha pėr kėtė deklaratė dhe duhet tė presim njė moment shumė mė tė volitshėm. Mendoj se vėmendja jonė kėtė vit duhet tė pėrqėndrohet nė konsolidimin e institucioneve tona dhe nė arritjen e pėrparimeve nė tė gjitha fushat dhe pastaj tė shohim nė vitin 2004, 2005.

EB: Zoti kryeministėr, kėto ditė ju keni zhvilluar njė seri takimesh me zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit kėtu nė Washington. Pėrveē ēėshtjes qė sapo e diskutuam, cilat ishin disa nga ēėshtjet qė u diskutuan nė kėto takime dhe a keni mbėshtetjen e palės amerikane pėr ēėshtjet qė ju shqetėsojnė ju mė sė shumti?

BR: U diskutua rreth shumė ēėshtjeve tė tjera, siē ėshtė ēėshtja e transferimit tė kompetencave, qė do tė jetė njė proces, dhe shpresojmė se gjatė vitit 2003 shumica e tyre do tė transferohen me aq sa ne do tė jemi tė gatshėm t’i marrim kompetencat. Po ashtu u diskutua pėr njė pėrparim drejt standardeve, edhe pse edhe zyrtarėt amerikanė u pajtuan qė duhet tė flasim sa mė pak pėr standarde por tė veprojmė nė mėnyrė aktive dhe nė kohėn e duhur atėherė mund tė fillojė edhe ēėshtja e definimit tė statusit tė Kosovės. Po ashtu u shprehėn shqetėsime edhe rreth disa incidenteve sporadike qė kanė ngjarė nė Kosovė, pastaj paralajmėrimeve se aty kėtu dalin persona tė maskuar ose ndaj sulmit nė stacionin policor (nė Pejė). Ishin kėto shqetėsime tė miqve tanė amerikanė. U bisedua edhe ēėshtja e kthimit, ku ne i prezentuam pengesat reale qė janė prezente jo vetėm te kosovarėt por nė rend tė parė edhe nga pala serbe, tė cilėt me mesazhe tė ngjashme qė i ka dhėnė zoti Gjingjiq pėr kthimin e ushtrisė dhe policisė qė ėshtė njė mesazh shumė i keq, i dekurajojnė serbėt tė mos integrohen por pėrkundrazi tė kenė qėndrim refuzues. Tė gjitha kėto shqetėsime tonat ne i paraqitėm dhe theksuam se ne do tė pėrmbushim pjesėn tonė tė obligimeve nė kėtė drejtim. Edhe njė herė dua tė potencoj se kryesisht vėmendja e miqve amerikanė dhe e ndėrkombėtarėve tė tjerė ėshtė nė progresin drejt integrimit tė minoriteteve.

EB: Zoti Kryeministėr, dje administratori Michael Steiner ishte nė New York ku paraqiti njė raport nė Kėshillin e Sigurimit dhe ku mbajti qendrim mjaft kritik ndaj udhėheqėsve tė Kosovės. Sipas tij, udhėheqėsit e Kosovės, nuk po bėjnė aq sa duhet pėr zgjidhjen e problemeve madhore shoqėrore dhe ekonomike. Si u pėrgjigjeni kėtyre kritikave?

BR: Mendoj se ka vend ndoshta tė kritikohemi nė atė aspekt sepse duhet njė angazhim mė i madh i tė gjithė neve, mirėpo nuk qėndrojnė kritikat vetėm nė atė drejtim qė faji ėshtė vetėm te vendorėt, pėr arsye se faji ėshtė edhe te ndėrkombėtarėt, pasi shumica e fushave ku bėhen kritikat janė e drejtė e rezervuar dhe ende nuk ėshtė bėrė transferimi i kompetencave. Ne jemi shumė tė gatshėm tė marrim mė tepėr kompetenca sidomos sa i pėrket zhvillimit ekonomik, privatizimit dhe ēėshtjeve tė tjera, dhe atėherė mund tė kėrkohet njė pėrgjegjėsi mė e madhe. Pra, kėto janė procese tė ardhshme afatshkurta tė cilat janė planifikuar pėr nė vitin 2003 nė mėnyrė qė bashkėrisht me UNMIK-un tė jemi mė aktivė dhe mė efikasė nė obligimet qė dalin para nesh.

EB: Por ju nuk mendoni se po shkohet drejt njė acarimi midis palės shqiptare dhe administratės ndėrkombėtare nė Kosovė?

BR: Jo, kishte disa tensionime diku nė periudhėn para vitit tė ri, qė janė edhe tė kuptueshme pėr arsye se ne kėrkojmė qė tė kemi mė tepėr kompetenca qė tė dėshmojmė pėr punėn tonė dhe nė situatėn qė ishim, qė nė shumicėn e rasteve ne ishim mė shumė nė cilėsinė e njė vrojtuesi se sa tė njė pjesmarrėsi aktiv nė proces, ka pasur vend edhe tė kritikohemi. Mirėpo, qė tė ketė vend kritika, duhet sė pari tė kemi edhe kompetenca. Pra ėshtė njė ndėrlidhshmėri e kėtyre proceseve.

EB: Kohėt e fundit duket se nė marrėdhėniet midis tre partive kryesore politike qė janė nė parlament, LDK-ja, PDK-ja dhe Aleanca, ka pasur njė ashpėrsim. Si ndikon kjo nė funksionimin e qeverisė, nė funksionimin e Parlamentit?

BR: Jo, nuk do tė thoja qė ka pasur ashpėrsim. Pėrkundrazi, shihet njė bashkėpunim shumė mė i ngushtė nė Parlament. Njė klimė tė tillė ne dėshirojmė ta pėrcjellim edhe nė Qeveri. Ndodh qė disa ministra nganjėherė marrin nuanca partiake mė tepėr dhe unė jam idhtar i parimit qė nė qeveri tė ketė sa mė pak ndikim politik qė ne tė orientohemi nė detyrat tona prioritare dhe nė atė mėnyrė tė jemi shumė mė efikasė, pra tė koncentrohemi nė konsolidimin e qeverisė dhe pėrballė obligimeve qė dalin pėrpara nesh, pėr arsye se pa njė pėrqėndrim tė mirėfilltė nė detyrat prioritare tė qeverisė, ndikimet politike mund tė na shkaktojnė probleme.

EB: Zoti Kryeministėr edhe njė pyetje lidhur me kryeministrin serb Gjingjiq. Siē duket, kohėt e fundit, ai ka filluar tė merret shumė me ēėshtjen e Kosovės. Megjithėse, kėrkesat e tij nuk janė pranuar nga komuniteti ndėrkombėtar, duket se ai ka njė strategji pėr Kosovėn. Po pala shqiptare ka njė strategji tė qartė dhe a ekziston konsensusi politik nė Kosovė pėr realizimin e pavarėsisė?

BR: Zoti Gjingjiq ka filluar tė merret me Kosovėn kohėt e fundit. Deri vonė ata kanė pasur tė them ashtu njė libero, zotin Ēoviq, pra zoti Gjingjiq dhe zoti Koshtunica nuk janė marrė me problemin e Kosovės. Mirėpo tani kėtė e bėjnė edhe pėr ēėshtje personale, pėr arsye se rejtingu i zotit Gjingjiq ka rėnė mjaft. Mendohet se jashtė koalicionit DOS ai ka ndoshta vetėm 8 pėrqind mbėshtetje. Pra, zakonisht kur duan tė rrisin numrin e votuesve atėherė luajnė me letrėn e Kosovės, me njė nacionalizėm. Mirėpo, ai ka edhe planin e tij strategjik. Ai (Gjingjiq) nuk ėshtė i interesuar pėr njė zgjidhje tė them tė ēfarėdo raporti qė tė qėndrojė Kosova, ai ka pėr qėllim ndarjen e Kosovės, ai ėshtė qėllimi final qė e ka shprehur edhe mjaft haptas. Kosovės kjo nuk i konvenon. Pėr fat tė keq ne nuk kemi njė platformė tė pėrbashkėt se si do tė zhvillohen kėto procese. Mendoj se gjatė vitit 2003 ne, tė gjitha subjekete politike dhe institucionet, duhet tė pėrgatitemi, tė pėrgatisim njė platformė tė pėrbashkėt e cila do ta ketė edhe afatizimin se nė ēfarė kohe ēka duhet tė ndėrmarrim dhe bashkarisht tė arrijmė qėllimin tonė qė ėshtė pavarėsia e Kosovės.


Thekse nga intervista e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova dhėnė TV Kosovės
Prishtinė, 25 janar 2003 - Presidenti i Kosovės dr. Ibrahim Rugova vizitoi dje Televizionin e Kosovės dhe bisedoi me strukturat drejtuese tė kėtij institucioni lidhur me situatėn aktuale nė Kosovė. Me kėtė rast Presidenti Rugova i dha njė intervistė TV Kosovės, nė tė cilėn foli pėr shumė zhvillime tė cilat aktualisht e preokupojnė Kosovėn.
Duke folur pėr arritjet nė Kosovė nė kėto trie gjysmė pas luftės, presidenti Rugova tha se gjatė kėtyre viteve ka pasur njė progres nė tė gjitha fushat e jetės. Por si progres mė tė madh madh ai theksoi themelimin e institucioneve tė Kosovės nė nivel lokal dhe atė qendror shtetėror dhe funksionimin e tyre. Ndėrkaq nė planin e zhvillimit tė pėrgjithshėm Presidenti tha se faza e emergjencės ka kaluar, kurse nė fushėn ekonomike ėshtė arritur njė pėrparim i mirė, sidomos sektori privat, dhe ai, ka ecur shumė shpejt, qė duhet pėrkrahur. Presidenti Rugova pastaj foli edhe pėr sektorin shtetėror pėr tė theksuar se ka mbetur si problem dhe ai duhet tė privatizohet.
Presidenti Rugova vlerėsoi se nė gjendjen e sigurisė sė pėrgjithshme gjithashtu ka pasur njė progres dhe sot gjendja e sigurisė ėshtė mė e mirė nė Kosovė qė ėshtė realizuar kryesisht nga KFOR-i, nga policia e UNMIK-ut dhe tash gjatė kėtyre tre vjetėsh qė ėshtė ngritur policia e Kosovės, e cila duhet tė specializohet pėr fusha tė ndryshme tė jetės. Ai theksoi rėndėsinė e veēantė pėr vendosjen e rendit demokratik nė Kosovė, fillimin e funksionimit tė policisė nė Kosovė dhe tė rendit publik nė pėrgjithėsi.
Si pika kryesore pėr tė ardhmen Presidenti nėnvizoi zhvillimin ekonomik, investimet, privatizimin qė duhet t'i fillojė kėtė vit, krijimin e vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e Kosovės etj.
I pyetur se a ėshtė dakord me pikėpamjet qė paraqiti z. Shtajner nė fjalimin e tij drejtuar qytetarėve lidhur me bartjen e pėrgjegjėsive nga ndėrkombėtarėt tek institucionet vendore, Presidenti Rugova u shpreh se nė pėrgjithėsi ėshtė nė dakord me atė qė ka thėnė z. Shtajner. Ato pika janė edhe pikat e programit tė presidentit, presidencės dhe tė institucioneve tė tjera tė Kosovės. Kėto ditė, tha ai, ėshtė biseduar dhe po bisedohet si tė pėrgatitet bartja e kompetencave nga institucionet e UNMIK-ut nė institucionet e Kosovės. Kjo do tė bėhet gradualisht qė institucionet e Kosovė me forcimin e tyre tė jenė nė gjendje t'i realizojnė, me njė bashkėpunim tė ngushtė me UNMIK-un. Ai shtoi se ky vit ėshtė njė vita mė i lirė sepse nuk ka zgjedhje dhe do tė ketė mė shumė kohė pėr punė...
Ndėrkaq duke shfaqur qėndrimin e tij se cilat janė ato kompetenca mė urgjente tė cilat duhet sa mė shpejt t'i kalohen institucioneve tė Kosovės, presidenti Rugova tha, nė kuptimin e mirė, prej kur janė themeluar institucionet e Kosovės ka pasur njė largim tė institucioneve tė Kosovės dhe tė UNMIK-ut. Ka pasur frustrime tė ndryshme, psh. ekzekutivi duhet tė punojė, parlamenti po ashtu dhe bashkėpunimi ka vazhduar. Normat qė kėrkohen kėto ditė, tė jenė sa mė produktive, tha presidenti Rugova, duke shfaqur bindjen e tij se kėto kompetenca do tė barten gjatė kėtij viti si nė fushėn ekonomike, nė fushėn administrative e juridike, nė fushėn e sigurisė, edhepse ėshtė pushtet i rezervuar i UNMIK-ut dhe i z. Shtajner.
Nė pyetjen se a do tė ketė nė kėtė vit edhe Presidenti i Kosovės mė shumė kompetenca, dhe cilat janė ato, presidenti Rugova u pėrgjigj: - Ne punojmė me Kornizėn Kushtetuese. Pra presidenti i Kosovės, kompetencat e tashme qė i ka, garanton funksionimin demokratik tė institucioneve tė Kosovės, paraqet unitetin e popullit, pastaj nė marrėdhėniet ndėrkombėtare sė bashku me Pėrfaqėsuesin Special ndėrmerr masa dhe hapa, qė nė kėtė vit do tė shkojnė mė tutje. Dihet se me kėtė kushtetutė Presidenti i Kosovės nuk ka tė drejtė t'i shpallė ligjet, por kėtė ia kemi lėnė Pėrfaqėseusit Special, pra z. Shtajner. Unė kam mjaft kompetenca por duhet t'i ushtroj dhe t'i zhvilloj ato. Do tė bėhet njė bartje graduale e kompetencave, -tha presidenti Rugova dhe vazhdoi:
- Komptencat nė marrėdhėniet e jashtme duhet t'i shikojmė sė bashku me z. Shtajner, sepse Kosova nė kėtė fazė ka nevojė qė t'i ketė zyrat e veta nėpėr disa vende evropiane, pastaj nė Shtetet e Bashkuara. Unė kam bėrė njė pėrpjekje nė kuadėr tė kompetencave tė mia dhe kam emėruar senatorin Robert Dolle ambasador nderi, pėrkatėsisht pėrfaqėsues tė lartė tė Kosovės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė i duhet njė shteti edhe kur t'i ketė ambasadat, pra njerėzit qė kanė punuar me vite pėr Kosovėn nuk duhet t'i harrojmė. Kemi mjaft miq tė tillė nė Evropė si nė Gjermani, nė Francė, nė Angli dhe nė vendet skandinave... ata dhe qė do tė ndihmojnė zhvillimin e Kosovės dhe afirmimin e saj. Tė mos mbeten miqtė tanė dhe bota pa informata zyrtare se ēfarė po ngjet nė Kosovė. Pra tė mos mbetet Kosova nė mėshirėn e skemave tė ndryshme tė qarqeve tė ndryshme tė dezinformimit. Kjo do tė thotė se duhet ta afirmojmė progresin.
Duke folur pėr seancėn e fundit tė Parlamentitė tė Kosovės rreth sigurisė, Presidenti Rugova tha se ky debat ishte shumė i rėndėsishėm. Ishte hera e parė qė u shtrua njė temė e nxehtė dhe e vėshtirė. Ishte hera e parė qė raportuan para deputetėve pėrgjgjėsit e UNMIK-ut qė janė pėrgjegjės pėr sigurinė. Kėto janė shenjat e para qė kan filluar tė bashkėpunojnė me UNMIK-un tė gjitha institucionet. Parlamenti nė kėtė seancė e dha edhe njė provim se ėshtė i gatshėm tė diskutojė edhe pėr temat mė tė rėnda qė duhet t'i diskutojnė nė Kosovė. Kjo ishte vėrtet njė diplomaci parlamentare.
"Ne duhet tė mėsohemi qė nė parlament do tė kemi pikėpamje tė ndryshme, do tė kemi nganjėherė edhe ngritje tė zėrit etj. Sa i pėrket sigurisė nė radhė tė parė duhet tė angazhohen institucionet dhe policia e UNMIK-ut. KFOR-i e kryen punėn e vet nė mėnyrė tė shkėlqyeshme. Policia e Kosovės tė specializohet pėr raste tė krimit, tė krimit ekonomik".
"Unė thashė se gjendja e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar, por pėr fat tė keq po vazhdojnė vrasjet e personaliteteve publike, politike dhe jo vetėm politike. Kemi pasur edhe raste tė tjera kur janė vrarė intelektualė e gazetarė. Pra duhet t'i themi kėsaj stop. Krimi i organizuar nė Kosovė tash ekziston, por nuk ėshtė nė pėrmasa tė mėdha sepse pėr fat populli i Kosovės tradicionalisht nuk e pranon krimin. Por pėr tė bėrė keq nuk duhen shumė njerėz. Prandaj duhet tė angazhohemi tė gjithė qė tė ndihmojmė institucionet dhe t'i ndriēojmė kėto vrasje dhe t'i ndėrprejmė, sepse kjo ėshtė nė tė mirėn e Kosovės", tha Presidenti Rugova.
I pyetur se si do tė hapet ēėshtja e statusit final tė Kosovės dhe nė kėtė kontekst a duhet nisur nga marrėveshja e Rambujesė, presidenti Rugova tha se pikėpamja e tij e parė ėshtė qė Kosova de fakto sot ėshtė e pavarur, ėshtė e lirė, nė zhvillim e sipėr, natyrisht si ēdo shoqėri nė zhvillim, ka edhe probleme, por po ecet drejt progresit. "Pra, tė njihet Kosova nga vendet e mėdha, nga Shtetet e Bashkuara, nga Unioni Evropian dhe pastaj tė formalizohet nga OKB-ja. Pra kjo ėshtė rruga mė e mirė, mė e drejtė dhe mė e shkurtė. Kjo do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe botės, por edhe rajonin nė pėrgjithėsi dhe do t'i qetėsonte edhe fqinjėt tanė", theksoi Presidenti i Kosovės.
"Ka mendime se duhet tė bėhet njė konferencė ndėrkombėtare pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, ku do tė merrnin pjesė tė interesuarit. Ne, nė radhė tė parė jemi tė interesuar, por rruga e parė ėshtė mė e mira dhe mė e drejta. Por edhe po tė organizohej ndonjė konferencė ndėrkombėtare duhet tė nisemi nga njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės, sepse tash pėr fat tė mirė ėshtė njė kohė tjetėr pėr Kosovėn. Ndėrkaq Marrėveshja e Rambujesė ka dhėnė rezultatin e vet. Do tė thotė pala qė nuk e pranoi u ndėshkua sipas tė drejtės ndėrkombėtare. Ne qė pranuam atė marrėveshje fituam kėtė qė e kemi sot", vlerėsoi nė vazhdim zoti Rugova.
"Serbia ende nuk ėshtė liruar nga skemat e vjetra, ende nuk e ka kuptuar se ėshtė njė botė tjetėr qė ka filluar nė Kosovė e me Kosovėn dhe qė ka filluar nė rajonin tonė, do tė thotė nė kėtė pjesė tė Evropės dhe botės. Nėse mbahet ndonjė tubim ndėrkombėtar Beogradi mund tė marrė pjesė por nuk do tė jetė ai qė do tė vendoste pėr Kosovėn. Kjo ėshtė kryer njėherė e pėrgjithmonė. Dhe sa mė shpejtė ta kuptojnė kėtė nė Beograd do tė jetė aq mė mirė pėr ata dhe pėr tė tjerėt nė rajon. Pra, njėherė e pėrgjithmonė Beogradi duhet tė lirohet prej atyre skemave negative tė sė kaluarės kundėr Kosovės dhe kundėr popujve tė tjerė. Shpresoj se edhe ata kanė filluar tė mendojnė nė mėnyrė pozitive", nėnvizoi Presidenti Rugova.
Ndėrkaq duke u pėrgjegjur se pse nuk ka pranuar Presidenti i Kosovės ftesėn e Kryeministrit tė Kosovės pėr takim me liderėt e partive kryesore politike nė Kosovė, zoti Rugova tha: "Tash jemi nė njė fazė tjetėr. Do tė thotė me funksionimin e institucioneve tė Kosovė ku jemi tė gjithė, pra nė Parlement, nė Qeveri, pėrfshirė kėtu edhe presidentin. Njė bashkėpunim i partive politike ekziston dhe duhet tė ekzistojė, por nuk jam pėr atė qė tė bėjmė forma substitute tė zėvendėsimit tė institucioneve. Pra, pa tė keq, sepse, siē e dini, ne njė kohė kemi pasur mjaft kėso kėshillash e tjera dhe nuk i shoh tash produktive. Natyrisht do tė bashkėpunojmė sot edhe nesėr LDK-ja nė bazė tė interesave me PDK-nė, me AAK-nė dhe me disa parti tė tjera mė tė vogla, qė janė nė Parlament, por vendi kryesor, tribuna sot ėshtė Parlamenti i Kosovės. Janė atje tė gjitha grupet parlamentare sipas votave dhe punojnė e merren vesh. Tė gjitha partitė e kemi deleguar atje vullnetin tonė. Dhe nėse ndodhė ndonjė bllokim i institucioneve atėherė mund tė punohet edhe me partitė politike. Pra ishte njė keqkuptim. Shembulli mė i mirė ishte debati i fundit nė Parlament ku u aprovua deklarata e pėrbashkėt. Andaj nuk duhet qė ne si parti t'i paragjykojmė gjėrat, ta paralizojmė parlamentin, t'i marrim kompetencat, sepse ato janė mė tė fuqishme se sa njė marrėveshje apo njė debat i partive politike", tha mes tjerash nė kėtė intervistė Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova.

Arrestime nė Kosovė jo tė motivuara politikisht
Intervistoi Zėri Amerikės
16 Aug 2002 
Njė nga prokurorėt kryesorė nė Kosovė i hedh poshtė kritikat se arrestimet e fundit kanė qėnė politikisht tė motivuara. Nė njė intervistė pėr Ditarin, Michael Hartmann, thotė se arrestimet dhe akuzat qė ngre zyra e prokurorit jane tė bazuara vetėm nė prova dhe fakte. Banorėt thotė zoti Hartmann duhet tė kenė besim tek sistemi i drejtėsisė.

VOA: Zoti Hartmann nė Kosovė janė bėrė kritika kėto ditė se arrestimet e fundit kanė qėnė politikisht tė motivuara, se janė njė formė pėr tė goditur Trupat Mbrojtėse tė Kosovės. Cili ėshtė reagimi juaj?

M.H.: Nė radhė tė parė pėrse mendojnė ata se ėshtė politikisht i motivuar. A i njohin ata faktet? A mos mendojne se janė politikisht tė motivuar se ish-anėtarė tė UĒK-sė ose anėtarė tė TMK-sė janė arrestuar? Kjo nė vetvete nuk i bėn kėto politikisht tė motivuara. Kjo thjesht do tė thotė se kėta janė njerėzit pėr tė cilėt ka fakte se kanė kryer krime. Me lejoni tė shpjegoj se si funksionon sistemi. Ky nuk ėshtė mė sistemi penal qė funksiononte nė Kosovė nė vitet ’90. Sistemi i tanishėm parashikon njė mbrojtje tė fortė tė tė drejtave tė njeriut. Polici nuk shkon thjesht tek prokurori pėr tė kėrkuar arrestime sipas qejfit. Ky ėshtė njė proces mė i gjatė. Shumica e rasteve me tė cilat jam marrė dhe nuk dua tė flas kėtu konkretisht pėr rastet e fundit, por jam nė dijeni nė pėrgjithėsi me shumicėn e rasteve. Atyre u ka paraprirė njė proces i gjatė hetimor, qė ka zgjatur prej muajsh ose mė shumė. Hetimet kryhen nga policia, prokurori nė bazė tė ligjit duhet tė mbikqyrė dhe tė udhėzojė policėt. Ata vinė tek ne me faktet dhe ne u themi nė se ato janė tė mjaftueshme apo jo, janė apo jo tė pranueshme nga gjykata. Dhe kur ata janė tė gatshėm me njė rast dhe na e sjellin pėr shqyrtim, atėhere nė bazė tė ligjit ne vendosim nė se ka apo jo baza pėr t’u ēuar nė gjykatė. Nė kėtė moment bėhet arrestimi, ne shkojmė para gjykatėsit-hetues, i cili pasi dėgjon argumentat e prokurorit, dėgjon edhe deklaratėn e tė pandehurit, nė se ai bėn njė tė tillė. I pandehuri po ashtu ka tė drejtė tė paraqitet me avokat mbrojtės. Dhe pastaj merret vendimi. Po zgjatem kėtu se kjo ėshtė e rėndėsishme dhe njerėzit shpesh nuk e kuptojnė. Nė se avokati mbrojtės, nuk ėshtė dakort me vendimin e gjykatėsit hetues, ai mund ta apelojė vendimin para njė trupi gjyqėsor prej 3 gjykatėsish tė cilėt po ashtu njihen me provat dhe faktet dhe marrin vendimin. Nė shumė raste mund tė bėhet apelim edhe tek 3 anėtarė tė tjerė tė gjykatės sė lartė. Tani mė thoni ju, a ka kėtu motive politike, nė se 7 gjykatės, prokurori dhe policia tė gjithė mendojnė se duhet bėrė njė arrestim?

VOA: Autoritetet mė parė kanė bėrė arrestime nga ish luftėtarėt e UĒK-sė, pėr t’i liruar ata mė pas pėr mungesė provash. A ka ndikuar kjo nė dėmtimin e kredibilitetit tė zyrės tuaj?

M.H.: Absolutisht jo. Kjo tregon se sistemi funksionon. Nė se ai nuk do tė funksiononte, atėhere ata qė duheshin liruar do mbaheshin tė arrestuar. Kjo tregon se nė se gjykatėsit arrijnė nė pėrfundimin se provat nuk janė tė mjaftueshme atėhere personi duhet liruar. Kėshtu funksionon sistemi. Policia dhe prokurori nuk mund tė jenė asnjėhere 100 pėrqind tė pagabueshėm. Por kjo nuk do tė thotė qė e ka fajin sistemi. Jam i ndėrgjegjshėm pėr rastet qė nėnkuptoni. Si to ka edhe tė tjera. Nga ana tjetėr ka plot shqiptarė dhe serbė tė Kosovės qė janė arrestuar dhe janė mbajtur nėn arrest.

VOA: A ka besim popullsia tek sistemi i drejtėsisė nė Kosovė?

M.H.: Pėr kėtė duhen pyetur njerėzit. Unė shpresoj qė ata tė kenė besim. Nuk janė vetėm njerėz si unė, por edhe zyrtarė nga Kėshilli i Evropės, OSBE-ja dhe gjithė organizatat jo-qeveritare qė ndjekin punėn tonė. Ka raporte pėr punėn qė bėj unė. Raporte publike. Nga ana tjetėr sistemi i sotėm ėshtė shumė i ndryshėm nga ai i veteve ’90. Ligjet kanė ndryshuar. Nė vitet ’90 i pandehuri nuk kishte tė drejtė pėr mbrojtje juridike dhe aq mė pak mbrojtje falas. Nuk kishin tė drejta pėr paralajmėrimet e policisė. E gjithė kjo ka ndryshuar. Dhe standarti i vendosur sot, i caktuar nga Kėshilli i Evropės, ėshtė mandje edhe mė i lartė se nė disa vende tė tjera tė Evropės. Pra sot egziston njė sistem i ndryshėm dhe prandaj njerėzit duhet tė kenė besim tek ai.

VOA: Ju keni shkuar nė Kosovė pas njė pėrvoje si prokuror kėtu nė Shtetet e Bashkuara ku sistemi i drejtėsisė ėshtė ndėr mė objektivėt dhe mė tė pavarurit. Sa i pavarur ėshtė sistemi nė Kosovė, pėr shembull, ju nė punėn tuaj si prokuror, kur do bėni ndonjė arrestim tė ndonjė figure tė njohur, keni nevojė tė konsultoheni me drejtuesit e administratės civile?

M.H.: Jo nuk kam nevojė tė konsultohem me ta. Nė se kam njė rast pėr tė cilin jam i bindur se mund ta kaloj nė gjyq, takohem me policinė dhe nė se u jap atyre dokumentin e akuzės dhe ata janė gati pėr arrestimin, pėr kėtė nuk kam nevojė pėr miratim nga dikush tjetėr. Ky ėshtė njė veprim i pavarur i prokurorit. Pėr zinxhirin e komandės nė polici duhet folur me ta. Ka patur kritika pėr vonesa nė arrestime, por mos harrojmė se edhe policia ka problemet e veta. Nė se policia do bėjė njė arrestim ajo ka nevojė pėr mjetet e veta, pėr njerėz, pėr burime, pėr planifikim. Por deri mė sot mua nuk mė ėshtė dashur tė konsultohem me njeri. Kėtė tė drejtė ma jep ligji.


Ali Ahmeti: Do ta ndėrrojmė edhe flamurin shtetėror tė Maqedonisė

Shkup, 2 prill 2002
Nė njė intervistė qė ia ka dhėnė "Veēerit" tė Shkupit, kryetari i Kėshillit Koordinues tė Subjektit Ushtarako-Politik tė Shqiptarėve tė Maqedonisė, Ali Ahmeti ka thėnė se ai tash disa herė u ka bėrė publikisht thirrje pėr takim Trajkovskit dhe Georgievskit, por nuk ka marrė pėrgjigje nga ta.
Ali Ahmeti, lider i pėrparshėm i UĒK-sė dhe aktualisht kryetar i Kėshillit Koordinues tė Shqiptarėve tė Maqedonisė, siē e thekson edhe "Veēeri" - gazetė maqedonase e Shkupit, nė intervistėn dhėnė pėr numrin e djeshėm tė saj, qė botohet nė gati dy faqe, ndėr tė tjera ka thėnė se disa herė publikisht u ka bėrė thirrje pėr takime Trajkovskit, kryetar i Maqedonisė dhe Georgievskit, kryeministėr, por deri mė tash nuk ka marrė kurrėfarė pėrgjigje.
Ahmeti nė kėtė intervistė thotė se nė Kėshillin Koordinues ende nuk kanė biseduar pėr atė se si do tė dalin nė zgjedhje, por ka thėnė se realisht mendon se as shqiptarėt dhe as partitė maqedonase pėr katėr vjetėt e ardhshėm nuk kanė nevojė pėr ndonjė fushatė zgjedhore. Nuk kanė nevojė pėr kėtė, ka thėnė ai, sepse para tyre ėshtė implementimi i Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit. Ai gjithashtu ka thėnė se fushatė pėr zbatim tė Marrėveshjes sė Ohrit duhet tė ketė, por jo tė jetė ajo fushatė e njerit kundėr tjetrit, ndėrsa ka theksuar se qėllim i kėtyre zgjedhjeve ėshtė dhe do tė jetė qė tė zgjidhen njerėz me moral dhe tė pakorruptueshėm.
”Unė jam i sigurt se nė kėto zgjedhje njerėzit do tė shikojnė cilėsinė, sepse popullit i ka ardhur deri nė fyt nga partite”. Ali Ahmeti ka thėnė, sipas "Veēerit" se konsideron qė PDK (Partia Demokratike Kombėtare) duhet tė heqė dorė nga ideja pėr federalizim tė shtetit dhe ka theksuar se pavarėsimi i ardhshėm i Kosovės nuk do tė iniconte kurrfarė referendumi nė Maqedoni pėr shkėputje tė shqiptarėve.
"Ne duhet ta shohim Maqedoninė si shtet tonin, edhe maqedonasit edhe shqiptarėt" dhe "absolutisht nuk duhet tė ekzistojė kurrfarė frike nga federalizimi", i ka thėnė Ali Ahmeti "Veēerit". Ai ka thėnė se ėshtė shumė i interesuar pėr zbardhjen e fatit tė tė kidnapuarve shqiptarė dhe tė tė zhdukurve maqedonas dhe ka theksuar veēmas se nė mesin e tė kidnapuarve shqiptarė ėshtė edhe daja i tij, Ruzhdi Veliu, duke shtuar thėnė se pėrfaqėsues tė Gjykatės sė Hagės kanė kontaktuar edhe me tė pėr ēėhtjen e tė zhdukurve. Ish-lideri politik i UĒK-sė ka folur edhe pėr Fondin "Liria Kombnėtare", pėr tė cilin ka theksuar se e ka kryer funksionin e tij, ndėrsa pėr rolin e "Hoxhės" sė madh nga Prizreni, pėr tė cilin ėshtė pyetur se a do tė pėrdoret sėrish, Ahmeti ka thėnė se "ai tashmė e ka dhėnė kontributin e tij".
Akuzave maqedonase se pėr luftėn janė shfrytėzuar mjete tė fituara nga droga, qė i lanson si propagandė pala maqedonase, Ali Ahmeti, kryetar i Kėshillit Koordinues, qė ende nuk e pranon publikisht se ėshtė lider i tashėm dhe pėr njė periudhė tė caktuar edhe i ardhėshėm i shqiptarėve tė Maqedonisė, pėr "Veēerin" ka thėnė se "dihet fort mirė se ai qė merret me drogė nuk ndihmon punė tė kėtilla.
Ali Ahmeti edhe pėrmes gazetės maqedonase tė Shkupit i ka konfirmuar disa pohime se sė shpejti do tė vendoset pėr tė jetuar nė Shkup. Ai ka thėnė se amnistia tashmė ėshtė punė e kryer dhe se mund tė pritet tė realizohet sė shpejti, por ka theksuar se mė parė se tė vinte nė Shkup do tė shkojė njė herė te familja e tij, nė vendlindjen e tij, atje ku e ka nėnėn, vėllezėrit dhe motrat.
Sa u pėrket takimeve me tė nė Shipkovicė, ku ėshtė dashur dje tė hyjė policia etnikisht e pėrzier, punė qė nuk ėshtė bėrė, pos hyrjes nė Vicė e Sellcė, Ali Ahmeti, ka thėnė se ata vetė do t'i presė dhe do tė pijė kafenė me ta, ndėrsa ka theksuar se edhe maqedonasit, ata qė duan, lirisht mund tė vijnė nė Shipkovicė, ashtu siē shkojnė nė Delēevė apo nė ndonjė qytet tjetėr tė Maqedonisė.
Gazeta "Veēer" njėkohėsisht me kėtė bisedė, nė shumė vende komentuese, ka bėrė edhe njė intervistė me mė shumė pyetje tė shkurtėra drejtuar liderit tė shqiptarėve tė Maqedonisė, Ali Ahmetit, tė cilėn po e japim nė tėrėsi.
Pyetje: Prej nga nofka "Abaz"?
Ahmeti: Edhe kjo ka historinė e vet. Nė vitin 1984 ika nga Maqedonia. Dy herė isha burgosur, pėr tė tretėn herė kur erdhėn tė mė marrin isha i rrethuar, por arrita t'u iki. Nė burg isha pėr shkak tė demonstratave tė vitit 1981, nė Kosovė. Kur u arratisa, UDB-ja ishte aktive kudo dhe qė tė mos i rrezikoja edhe njerėzit me tė cilėt takohesha nė Zvicėr, atyre u prezentohesha si Abazi nga Tetova.
Pyetje: Pse ndiqeshit nė Maqedoni, pėr shkak tė kontrabandės me armė?
Ahmeti: Po ēfarė kontrabande me armė, ore! As babė e as babgjysh nuk janė marrė me kontrabandė me armė, e lėre mė unė!
Pyetje: A e doni Maqedoninė?
Ahmeti: Unė e dua vendin tim.
Pyetje: A i respektoni simbolet e tij shtetėrore?
Ahmeti: Po, kur pėrdoren nė pėrputhje me Marrėveshjen Kornizė. Bashkėrisht duhet tė merremi vesh edhe pėr simbolet e edhe pėr gjuhėn.
Pyetje: Mendoni se edhe njė herė duhet tė merremi vesh bashkėrisht pėr stemėn dhe pėr flamurin e Maqedonisė?
Ahmeti: Jam i sigurt se duhet tė shikohet Marrėveshja e Ohrit, se nė tė janė edhe simbolet, stema e flamuri. ēdo zgjidhje duhet tė arrihet me marrėveshje.
Pyetje: A do tė thotė kjo se duhet tė presim qė tė kemi edhe flamur tė ri tė Maqedonisė, se do tė kemi simbole tė reja?
Ahmeti: Kjo ēėshtje duhet tė diskutohet. Duhet tė ekzistojė flamur shtetėror qė do tė jetė edhe imi edhe yti. Kjo, sepse ka dhe do tė ketė edhe flamur shtetėror e edhe simbole kombėtare.

Pyetje: Thoni se kėtė flamur shtetėor tė Republikės sė Maqedonisė nuk e ndjeni si tuajin?
Ahmeti: Ne nuk kemi vendosur pėr atė flamur dhe askush nuk na ka pyetur fare. Edhe shqiptarėt dhe maqedonasit bashkėrisht duhet tė vendosin pėr kėtė dhe jo qė njėra palė ta pėrdorė, ndėrsa tjetra ta hudhė poshtė. Pėr kėtė ēėshtje duhet biseduar hapur, sepse kjo nuk ėshtė ndonjė tabu-temė. PPD dhe PDSH nuk kanė votuar pėr atė Kushtetutė, kurse simbolet dhe gjithė ēėshtjet e tjera janė nė atė Kushtetutė.
Pyetje: Mė thoni z.Ahmeti, si do tė reagoni nėse dikush hyn dhe ju sulmon nė oborrin tuaj?
Ahmeti: Edhe unė kėshtu do t'u pyesja juve. Si do tė reagonit nėse vjen dikush dhe ju sulmon nė shtėpinė tuaj?
Pyetje: Sigurisht se do tė mbrohesha…
Ahmeti: Edhe unė do tė mbrohesha.
Pyetje: Po mu kėtė e bėri edhe Maqedonia.
Ahmeti: Po, e bėri kėtė Maqedonia, por e bėri nė atė pjesė ku jetoj unė.
Pyetje: Atje u sulmua Maqedonia.
Ahmeti: Maqedonia nuk u sulmua kėtu, por atje u aktualizuan kėrkesat politike.
Pyetje: A mendoni se keni kredibilitet tė mjaftueshėm politik qė ta bėnit vetė gjithė atė qė e bėtė, po prapa jush qėndron ndonjė makineri?
Ahmeti: Kam shumė miq dhe shokė tė ngushtė me tė cilėt punoj.
Pyetje: A gėzoni mbėshtetje nga faktori ndėrkombėtar?
Ahmeti:Sigurisht, bashkėsia ndėrkombėtare na ndihmoi tė dy palėve, sa shqiptarėve, aq edhe maqedonasve. Por, nė luftė nuk na ndihmoi askush. Vetė ndihmuam vetveten.
Pyetje: Prej nga u furnizuat me armė?
Ahmeti:Unė s’isha nė logjistikė.
Pyetje: Kjo nuk ėshtė arsyetim. Si lider ėshtė dashur ta dini.
Ahmeti: Nė Ballkan armė ka sa tė duash.
Pyetje: Kush ju financoi gjatė luftės?
Ahmeti: Shqiptarėt, qytetarė tė Maqedonisė.
Pyetje: A keni marrė tatim nga ta?
Ahmeti: Jo, ata vetė kanė dhėnė kontribute vullnetare.
Pyetje: Ka patur reagime tė mėdha nga shqiptarėt se paratė ua keni marrė me zor?
Ahmeti: Nuk u besoj gjėrave tė tilla.
Pyetje: E kush po ju financon tani?
Ahmeti: Edhe tash qytetarėt.
Pyetje: Deri kur do tė jetoni nė llogari tė qytetarėve?
Ahmeti: Deri sa tė gjej ndonjė punė.
Pyetje: Ēfarė do tė dėshironit tė punoni?
Ahmeti: Shohim e bėjmė.
Pyetje: Ēfarė jeni me profesion?
Ahmeti: Pedagog. Kam mbaruar Fakultetin Filozofik nė Prishtinė. Pyetje: Sa vjeē ishit kur u larguat prej kėtu?
Ahmeti: 23 vjeē. Mė parė kam mėsuar nė shqip nė gjimnazin "Mirko Milevski" tė Kėrēovės. Si lėndė e kam mėsuar edhe maqedonishten dhe atėherė e kam folur mė mirė. Nė Zvicėr jam marrė me punė tė ndryshme, nga ato fizike deri te ato intelektuale.
Pyetje: A vlerėsoni se janė moralisht tė pastėr dhe tė pakorruptuar Xhaferi, Ymeri dhe kompanjonėt e tyre?
Ahmeti: Kam patur kontakte dhe ate tė rregullta me Xhaferin dhe Ymerin. Jam i kėnaqur nga bashkėpunimin me ta, ndėrsa me tė tjerėt nuk jam takuar dhe nuk i njoh.
Pyetje: A ndjeheni i njė niveli me Xhaferin apo mė i fuqishėm?
Ahmeti: Populli ėshtė ai qė do tė gjykojė pėr kėtė. Pėr kėtė do tė mund tė flitet vetėm pas zgjedhjeve. Aty maten forcat e njė subjketi.
Pyetje: Ēfarė mendoni pėr Thaēin (Menduhin) dhe pėr Vejselin?
Ahmeti: Nuk mbėshtetem nė fjalėt qė thuhen nė pazar
. Pyetje: Nėse nė PPD dhe nė PDSH ka struktura tė korruptuara, pse po hyni nė alencė me ta?
Ahmeti: Korrupcionin duhet ta luftojmė. Hesapet me tė do t'i qėrojmė bashkėrisht. Nuk mund tė kesh organizėm tė shėndoshė nėse ke njėrėn anė tė sėmurė dhe tjetra tė funksionon mirė.
Pyetje: A po planifikoni tė formoni parti politike?
Ahmeti: Sigurisht qė do tė merrem me politikė. Nuk do tė thotė se duhet tė keshė parti politike dhe tė merresh me politikė. Megjithatė sigurisht qė planifikoj, por deri atėherė do tė punoj dhe ndihmėn tonė do ta jap nė partitė tona dhe nė shoqėrinė tonė.

26 shkurt 2002

Pse nuk dua tė jem kryeministėr?

Intervistė e Hashim Thaēit dhėnė gazetės “Zėri”
Prishtinė, 26 shkurt 2002 “Unė kam deklaruar edhe mė herėt se nuk dua tė jem kryeministėr, e rikonfirmoj edhe sot. Pas luftės kanė ndodhur deformime tė mėdha nė Kosovė. Apriori ėshtė paragjykuar. Unė kam kėrkuar gjithmonė qė nė Kosovė tė funksionojė ligji, rendi, toleranca. Kam kėrkuar garanci dhe mbėshtetje nga ndėrkombėtarėt pėr formimin e komisionit pėr verifikimin e pasurisė sė personaliteteve publike tė dhjetėvjetėshit tė fundit deri sot, pastaj komisionin pėr hetimin e krimit ekonomik dhe politik, sepse kėto fenomene ekzistojnė. Dikush i frikėsohet transparencės. Unė nuk dua tė jemė ombrellė e prapaskenave dhe e konstruksioneve qė bėhen nė emėr tė fenomeneve tė lartpėrmendura”. Kėshtu ka thėnė Hashim Thaēi kryetar i PDK-sė nė njė intervistė tė botuar tė martėn nė tė pėrditshmen “Zėri”.
- Nė bisedat e kėtij niveli ėshtė e pashmangshme ēėshtja e ndėrtimit tė institucioneve tė dala pas zgjedhjeve. Kaluan tre muaj dhe nė Kosovė nuk janė ndėrtuar institucionet. A mund tė flasim pėr arsyet kryesore pse gjatė kėtyre tre muajve nuk u arrit tė zgjidhen kėto institucione, sidomos institucionet kyēe, krijimi i qeverisė, zgjedhja e kryeministrit dhe e kryetarit tė Kosovės?
Thaēi: Zgjedhjet e pėrgjithshme treguan se qytetarėt e Kosovės gjithnjė e me tepėr dinė t’i vlerėsojnė zgjedhjet e lira, tė ndėrtojnė jetėn plurale, shoqėrinė civile, tolerancėn qytetare dhe se e kuptojnė pėrgjegjėsinė e tyre nė krijimin e institucioneve demokratike. Pas pėrfundimit tė zgjedhjeve mė 17 nėntor, PDK-ja ka kėrkuar qė tė gjendet modus pėr njė qeverisje tė koalicionit tė gjerė ku do tė bėnin pjesė PDK, AAK, LDK, si dhe minoritarėt. Kjo formė e qeverisjes sipas marrėveshjes do tė sillte shumė favore pėr Kosovėn dhe synimet e saja pėr tė ardhmen. Por, ndodhi ajo qė ndodhi, ngurtėsi, sjellje autoritare, pėrpjekje pėr monopol partiak mbi institucionet nga partia e cila fitoi mė tepėr vota nė zgjedhjet e pergjithshme, qė mė tepėr paraqet reflektim nostalgjikėsh tė njė nomenklature tė mendėsisė totalitare tė sistemit tė djeshėm tė rrėnuar politik mbi konceptin e pushtetit qė e donė gjithsesi. Rezultati i zgjedhjeve tregoi se nė Kosovė asnjė parti nuk ka fituar zgjedhjet nė kuptimin qė tė mund tė vendoste e vetme nė krijimin e institucioneve, andaj ēka ndodhi. Lidershipi i partisė me mė shumė vota, duke mos reflektuar nga realiteti, por duke u joshur nga egoja e pushtetit, do tė synonte deri nė agresivitet verbal, qė me ēdo kusht ta arrijė kėtė. Fatmirėsisht, demokracia parlamentare ka disa rregulla qė duhet tė respektohen. Opinioni ka pėrcjellė seancat tona nė Parlament, ato vėrtet qė nga takimi i parė ishin mė tepėr njė turp sesa njė ēast historik pėr vendin tonė, nė vend se tė ndodhte e kundėrta?! Nuk pretendoj t’i ikė pėrgjegjėsisė apo mė sė paku tė neglizhoj pasojat negative nga kjo gjendje e krijuar, por nė botėn parlamentare pluraliste, siē e kemi ne, nė rastet kur njė parti politike fiton mė tepėr vota, por nuk fiton dhe shumicėn, atėherė i takon asaj vetė tė gjejė partnerėt e vet pėr tė qeverisur. Por tek ne ēfarė ndodhi? Partia qė nuk ka shumicėn e duhur na ballafaqon me njė avaz tė njė koncepti dėshtakėsh fatalistė tė bartur nga e kaluara. Dy mandate parlamenti (1992-99) i krijoi dhe tė dyja pa i konstituar i eliminoi, duke mos pasur apo sė paku ofruar njė zgjidhje, nuk ofron koncept alternativ, asnjė qėndrim konstruktiv qė do tė mund tė ofronte zgjidhje, pos njė koncepti tė ngurtė, jorealist nė rrethana tė tanishme, qė mė tepėr bllokon, nė bazė tė koncept-egos unė jam unė dhe ti e tė gjithė tė tjerė duhet tė bėheni unė. Edhe pse partia-lider e di se pa bashkėpunim me tė tjerėt nuk mund tė krijojė institucionet, thuajse nuk dėshiron apo nuk do ta kuptojė se duhet tė zgjedhė koalicion me faktorė relevantė tė forcave parlamentare siē janė, PDK-ja, AAK-ja dhe partitė e respektuara tė minoriteteve joserbe apo me koalicionin serb “Kthimi” (“Povratakun”), secili subjekt ka projektet dhe synimet e veta qė konsistojnė me perspektivat e tyre pėr tė ardhmen e tyre politike, LDK-ja duhet tė zgjedhė, e tė mos na mbajė peng tė gjithėve. Ne jemi deklaruar se nuk ndėrrojmė partnerėt pėr bashkqeverisje. Sa i pėrket PDK-sė, unė dhe bashkėmendimtarėt e mi kemi krijuar parti politike jo pėr t’ia shtuar apo zbukuruar koloritin formal partiak Kosovės, apo votuar pa koncept pėr dikė, kemi obligime para qytetarėve, por nuk i kemi borxh asnjė subjekti politik. PDK-ja ka identitet origjinal politik mbi tė cilin kemi fituar votat, me ritėm stabil ngritjeje nė elektorat, pa barriera e ndikime tė sistemit tė kaluar dėshtak politik. Ne jemi kontinuiteti i konceptit politik demokratik modern, tė filluar qysh herėt, vizioni ynė ėshtė nė mėnyrė tė vendosur i orientuar nga zhvillimi dhe pėrsosja e demokracisė nė Kosovė, nė pėrputhshmėri me vlerat mė demokratike dhe mė humane tė botės sė zhvilluar, civilizimit perėndimor. E potencoj, ėshtė shqetėsues fakti kur njė parti me mė tepėr vota tė elektoratit nuk ka aftėsi dhe kreativitet veprimi e menaxhimi tė kėtyre votave, aq sa tė afrojė rreth platformės sė vet ndonjė parti tjetėr, sė paku njė. Kėtu shtrohet pyetja pse ndodh kjo?! Kemi tė bėjmė me paaftėsi, mendje pėrjashtuese, krizė bashkėpunimi, kryeneqėsi agresive tė tipit snobist ballkanik, e cila po e ēon vendin nė njė situatė paradoksale?! Kreu i kėtij grupimi politik kėrkon nga komuniteti ndėrkombėtar tė shtyhen edhe zgjedhjet lokale, tė cilat duhet tė mbahen nė vjeshtėn e kėtij viti, kėrkon ndryshimin e disa paragrafeve tė Kornizės Kushtetuese qė kanė tė bėjnė vetem me zgjedhjen e presidentit, e nuk pajtohet assesi qė t’i hyjė ndryshimeve thelbėsore tė kėsaj kornize, qė lidhen esencialisht me tė ardhmen e Kosovės. Nė vijim tė kėsaj, qė po ashtu vėrteton dyshimin tim se fjala ėshtė pėr mendje ekskluzive, e cila kėrkon mosrespektimin e procedurės demokratike dhe tė periudhės sė pėrcaktuar, kufizuese, pėr zgjedhjet e lira. Vėrtet ėshtė pėr tė dyshuar nė aftėsinė institucionale tė kėtij soji politik. Situatėn qė po e kalojmė unė e definoj kėshtu: nė Kosovė kemi ndeshje konceptesh autoritare, me prirje tė theksuara pėrjashtimi tė tė tjerėve, dhe tė atyre demokratike, me prirje kohezive tė spektrit politik dhe qytetar ndėr ne.
- Opinioni ka konsideruar se pas tėrheqjes sė AAK-sė nga kėrkesa pėr ndonjėrin nga tri postet e para dhe pajtimit, nė parim, nė bisedat e zhvilluara nė Zyrėn Amerikane, qė posti i kryetarit t’i takojė LDK-sė, kurse ai i kryeministrit PDK-sė, tė jetė tejkaluar kriza e krijimit tė institucioneve. Megjithatė, doli se pajtimi nuk ėshtė arritur ende. Pse?
Thaēi:
PDK-ja filozofinė e vet tė bashkėpunimit me subjektet e tjera politike e bazon nė orientimet programore, konceptuale dhe politiken e saj koherente. Marrėveshja nė Zyrėn Amerikane nuk kishte tė bėnte pėr apo kundėr X, Y personalitetit apo liderit, por ishte pajtueshmėri midis tri partive politike mė tė mėdha tė vendit, e arritur me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar. Marrėveshja midis partive nuk duhet tė arrihet pėr liderėt e tyre, por pėr ēėshtje madhore, pastaj ėshtė ēėshtje krejt tjetėr se cili lider i kėsaj apo asaj partie dėshiron qė tė jetė i propozuar pėr postet udhėheqėse. Unė respektoj procedurat demokratike tė demokracisė sė brendshme tė entitetit politik qė e udhėheqi. - PDK ju ka propozuar juve pėr kryeministėr, ndėrkohė qė gjatė kėsaj kohe sikur ėshtė pritur nga PDK-ja rikonfirmimi i pėrditshėm i kėsaj kandidature apo ndryshimi i saj, ēka mendojmė se nuk ėshtė nė rregull nė parim? Thaēi: Nuk jam ithtar i lidhjes sė proceseve pėr emra tė veēantė, edhe pse janė disa rregulla nė procedura zgjedhore, ėshtė e drejtė e organeve qė tė propozojnė kandidatėt e vet pėr postet mė me pėrgjegjėsi institucionale nė nivel tė vendit dhe nė kuadėr tė saj njė propozim tė kėtillė e ka bėrė edhe Kryesia e PDK-sė, Kėshilli Drejtues dhe Grupi Parlamentar i PDK-sė pėr kryetarin e saj, qė ka qenė, thashė, nė kundėrshtim me vullnetin tim pėr momentin aktual tė angazhimeve tė mia politike.
- D.m.th. nuk duhet tė pritet ndryshimi i kandidaturės sė Hashim Thaēit pėr kryeministėr nga PDK-ja?
Thaēi:
Shikoni, unė ripėrsėris se nga organet drejtuese tė PDK-sė ekziston propozimi pėr kryeministėr, pėrkundėr kundėrshtimit tim. Kjo, theksoj unė, ėshtė shumė parimore dhe respekt i madh pėr mua. Nė tė njėjtėn kohė, mė lejoni tė them se me gjithė respektin pėr organet qė mė kanė propozuar duke mė besuar kėtė post, unė vazhdoj tė insistoj se nuk ėshtė e domosdoshme qė kryetari i PDK-sė tė jetė edhe kryeministėr i Kosovės. Unė kam deklaruar edhe mė herėt se nuk dua tė jem kryeministėr, e rikonfirmoj edhe sot. Pse nuk dua tė jem kryeministėr? Pas luftės kanė ndodhur deformime tė mėdha nė Kosovė. Apriori ėshtė paragjykuar. Unė kam kėrkuar gjithmonė qė nė Kosovė tė funksionojė ligji, rendi, toleranca. Kam kėrkuar garanci dhe mbėshtetje nga ndėrkombėtarėt pėr formimin e komisionit pėr verifikimin e pasurisė sė personaliteteve publike tė dhjetėvjetėshit tė fundit deri sot, pastaj komisionin pėr hetimin e krimit ekonomik dhe politik, sepse kėto fenomene ekzistojnė. Kam kėrkuar qė sė bashku t’i identifikojmė nė mėnyrė qė organet e drejtėsisė tė mirren me kėto ēėshtje jetike pėr Kosovėn. Kėtė mbėshtetje nuk e kam gjetur deri mė sot nga organet kompetente. Dikush i frikėsohet transparencės. Unė nuk dua tė jemė ombrellė e prapaskenave dhe konstruksioneve qė bėhen nė emėr tė fenomeneve tė lartpėrmendura. Me kėtė filozofi nuk ndėrtohet rendi demokratik. E ripotencoj, koncepti i liderit dhe mbetjes peng ndaj tė tillit ėshtė fenomen negativ pėr formacionin politik dhe pėr njė shoqėri, unė do tė angazhohem qė nė Kosovė tė triumfojė koncepti i vlerės politike e kombėtare. Unė vlerėsoj se pėr kohėn qė po kalojmė, tė jemė kryetar i PDK-sė, duke vazhduar reformat qė kam filluar e qė kanė synim profilizimin e partisė sipas standardeve tė partive moderne demokratike perėndimore, ėshtė njė angazhim shumė i rėndėsishėm pėr mua dhe vendin. Tė qenit kryetar i PDK-sė, i partisė qė ka objektiv nė vijim reformat nė shoqėrinė kosovare dhe udhėheqjen me proceset demokratike nė Kosovė, ėshtė nder dhe pėrgjegjėsi e madhe. Kosovėn e presin sfida tė mėdha dhe perspektiva pozitive pėr tė ardhmen e saj, por kėrkohet ndėrtimi i njė koncept tė ri dhe infrastrukturė e re kuadrosh dhe ideshė qė ta realizojnė kėtė platformė. Ne nuk duhet tė jemi pasiv as iluzorė se tė tjerėt do t’i kryejnė punėt tona. Bashkėsia ndėrkombėtare ka qenė dhe ėshtė mjaft e impenjuar nė Kosovė me prezencėn e vet dhe ndihmėn e gjithanshme qė po i jep procesit qė po kalojmė, por kosovarėt duhet tė jenė dhe mė aktivė, tė shfrytėzojnė kėto favore, nė tė ardhmen jo tė largėt do tė kemi zhvillime tė mėdha e tė rėndėsishme nė rajon dhe botė. Kosova dhe strukturat e saja politike e institucionale duhet tė jenė tė gatshme dhe tė afta t’i presin dhe ballafaqohen me sukses me kėto procese.
- Nė kėtė kontekst pas tė gjitha kėtyre pėrpjekjeve pėr t'i ndėrtuar institucionet e Kosovės, si do ta kishit vlerėsuar kontributin sidomos tė diplomatėve tė vendeve tė pesėshes tė cilėt kanė qenė tė involvuara nė kėtė proces. Nganjėherė krijohet pėrshtypja se po tė mos ishte iniciativa e Zyrės Amerikane nuk do tė kishte takime tė tilla?
Thaēi:
Fillimisht, jemi takuar edhe pa ndėrmjetėsimin e zyrave diplomatike, nė procesin e mėvonshėm kėto zyra kanė luajtur rol aktiv dhe konstruktiv, nė veēanti Zyra Amerikane dhe Britanike, pastaj Franceze, Italiane dhe Gjermane. Propozimet e tyre pėr ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės kanė qenė sugjerime mė tepėr miqėsore. Nė kėtė drejtim PDK-ja ka qenė shumė e hapur pėr bashkėpunim, kemi kėrkuar ēdo herė qė para se tė shkojmė nė mbledhjet e Parlamentit tė Kosovės tė arrijmė njė marrėveshje paraprake, nė mėnyrė qė nė Parlamet tė votohet pėr marrėveshje, e pastaj tė hapet debati pėr personalitete tė cilat do t'i zėnė vendet e presidentit dhe kryeministrit etj. Kryetari i Kosovės duhet tė dalė nga koncensusi i spektrit politik e qytetar i vendit, po ashtu edhe kryeministri duhet tė jetė njė njeri qė ėshtė dinamik, aktiv dhe shumė i pėrgjegjshėm, qė e udhėheq procesin drejt reformave tė gjithėmbarshme. PDK-ja ka raporte konstruktive me tė gjitha partitė politike tė Kosovės, ka njė ngurtėsi tė pakuptueshme nė raport me PDK-nė nga partia qė kėsaj radhe ka fituar mė sė shumti vota. Sugjerimi im ėshtė qė ekspertėt e partive parlamentare-bashkėqeverisėse tė ulen dhe tė bisedojnė, tė hartojnė programin qeveritar dhe tė votohet nė pako pėr progamin qeveritar. Kjo, d.m.th. tė kemi njė lidhje tė pėrkohshme, qė nė gjuhėn moderne politike quhet KOALICION, qė zakonisht nuk bėhet pėr t’i kėnaqur egot personale tė liderėve tė partive, por pėr tė mbrojtur interesa tė njėjta ose pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt nė nivel vendi.
- Ėshtė folur gjithashtu se PDK-ja do tė mund tė ndėrrojė kandidatin pėr president, nė vend tė zonja Flora Brovinės do tė kandidoheni Ju. A ka diēka tė vėrtetė rreth kėsaj ēėshtjeje?
Thaēi:
Kjo mė bėn tė qesh, mua dhe gjithė opinionin qė mė njohin. Ka qenė dhe ėshtė iniciativė e imja t’u ofroj njerėzve mbrenda partisė sime pėrgjegjėsi tė larta, pastaj dr. Flora Brovina nuk u kandidua nga unė rastėsisht, ajo ėshtė njė figurė qė sot mė sė shumti e meriton tė jetė presidente e Kosovės, unė jam i bindur pėr kėtė. Kam pėrshtypjen se ekziston njė ēoroditje nė kėtė drejtim se ku qėndron problemi i zgjidhjes, mė duket se e elaborova mė gjerė kėtė nė pyetjen e juaj tė parė.
- Megjithatė ėshtė shkruar pėr Ju dhe pėr Rugovėn, si personalitete qė po e mbani peng procesin?
Thaēi:
Unė jam njeri qė nuk i iki pėrgjegjėsisė, ashtu si dhe dua qė dhe tė tjerėt rreth meje ta kuptojnė se posti mė afėr se privilegji i momentit ėshtė sakrificė, dhe shans pėr tė treguar veten nė sfidat e pėrgjegjėsisė. Kam pranuar tė jem kryeministėr i vendit gjatė bombardimeve tė NATO-s dhe nė njė periudhė tė shkurtėr pas luftės. Kjo ka qenė koha mė e vėshtirė qė ka kaluar Kosova dhe qytetarėt e saj ndonjėherė. Si mandatar i qeverisė, tri herė e kam kaluar kufirin ilegalisht nė rrethana lufte, jam pėrpjekur tė jem afėr qytetarėve tė mi nė momente tė rėnda dhe tė mos shkėputem nga ndikimi nė diplomaci. Unė nuk i ika pėrgjegjėsisė nė udhėheqjen pėr ēlirimin e Kosovės, isha aktiv, pėr tė mos thėnė i vetmi nga politikanėt shqiptar, nė terren qė me pėrgjegjėsi u ballafaqova nga pala shqiptare me ndėrkombėtarėt dhe ardhjen e tyre nė Kosovė, e konsideroj sukses tė jashtėzakonshėm jo vetėm timin, por dhe tė tė gjithė kosovarėve, qė askush nga ndėrkombėtarėt nuk humbi jetėn me fajin e kosovarėve. E kam bartur peshėn e rėndė tė periudhės sė pasluftės, e di se shumė njerėz tė thirrur nė emėr tė luftės kanė shfrytėzuar periudhėn e pasluftės pėr pazare tė tyre, mė vjen mirė se gjėrat po kristalizohen dhe po shihet se kush e bėri luftėn pėr ēlirim dhe kush pėrfitoi nga ajo, ka pasur deformime dhe keqpėrdorime gjatė dhe pas lufte, por, megjithatė, bashkarisht me ndėrkombėtarėt nuk lejuam deformime ekstreme qė do tė mund tė na vėnin nė njė situatė ekstreme negative. Me UNMIK-un ndėrtuam strukturat e pėrbashkėta administrative. Kėtė proces tė vėshtirė tė tranzicionit shumėkush e kupton drejt, ashtu siē ka dhe tė atillė qė mė kritikojnė. Ėshtė e pamundshme dhe utopike tė mendosh tė mbulosh tė tėra interesat qė mund tė ekzistojnė nė njė vend, por ballafaqim imi si kryeministėr me tėrė kėto sfida nė atė kohė nuk ka qenė dhe aq i lehtė as dhe me privilegje pėr mua. Morali politik i liderėve mund tė vlerėsohet veē e veē e jo kuturu. Unė dhe Rugova jemi dy botėra tė ndryshme, sepse i takojmė gjeneratave dhe koncepteve tė ndryshme, pastaj kemi rrugė tė ndryshme tė futjes sonė nė politikė si nga forma, ashtu dhe rrethanat, pastaj labirinthet e veprimeve tona janė shumė tė ndryshme. Nė aspektin e politikės sė sotshme nuk ėshtė e zakonshme qė njė kryetar partie kur fiton votat e mjaftueshme apo nė koalicion tė mos kandidohet pėr postet institucionale thuani Ju, por unė them se kjo jozakonshmėri ndodh nė demokracitė e brishta ballkanase, e jo nė demokracitė perėndimore. Nė asnjė paragraf tė statutit tė PDK-sė nuk thuhet se kryetari duhet tė kandidohet pėr president apo kryeministėr, por as edhe nuk mohohet kjo e drejtė pėr kryetarin. Unė i respektoj kėto norma dhe rregulla qė i ka aprovuar Kongresi i partisė, por nuk pretendoj assesi, qė kėto norma t’i kanunizoj.
- Kur jemi te ndihma e faktorėve ndėrkombėtarė, mund tė thuhet se ėshtė njė faktor i ri, administratori i ri Shtajner. Ju keni pasur njė takim me tė dhe sa mendoni se mund tė ndihmojė ai nė tejkalimin e kėsaj qė quhet krizė apo ngecje nė ngritjen e institucioneve dhe cili ėshtė faktikisht mendimi juaj pėr tė, sepse me Hekerupin keni pasur marrėdhėnie tė tensionuara?
Thaēi:
Ėshtė njė fatkeqėsi mentaliteti nė Kosovė, ngatėrrohen raportet e individit me konceptet. Unė jam nė politikė, ngase e kam ndėrtuar konceptin, politikėn dhe vizionin tim, e jo politika mua. Koncepti im politik dhe kombėtar, pos suksesit pėr ēlirimin e Kosovės, sot pėrkrahet nga elektorati i fuqishėm nė Kosovė. Me z.Hekerup mundemi fare thjesht tė pijmė miqėsisht kafe nė Evropė apo nė Kosovė, por nė aspektin politik marrėdhėniet e mia me Hekerupin kanė qenė mospajtim parimor nga makinacionet qė ai ka krijuar. Kozmopolitizmi i tepruar krijon irealizėm qė unė nuk e kam nė natyrė dhe as si koncept. Z.Shtajner e ka njė pasqyrė shumė tė mirė nga ish- kryeadministratori se si nuk duhet punuar. Pėrshtypjet e mia janė se ai do tė angazhohet maksimalisht qė sa mė parė tė ndėrtojmė institucionet, ashtu qė t'i hyjmė bashkėrisht njė reformimi mė tė pėrgjithshėm institucional dhe shoqėror kosovar.
- Nė ēfarė mase ėshtė devalvuar vota e 17 nėntorit me moszgjedhjen qe tre muaj tė institucioneve, kur dihet se zgjedhjet kanė qenė shumė demokratike…?
Thaēi:
Po qe se e analizojmė procesin e tranzicionit nė Evropėn Juglindore, atėherė mund tė them se Kosova ka ecur shumė mė shpejt dhe mė suksesshėm se shumė shtete tė rajonit. Duhet kuptuar drejt se jemi nė fazėn fillestare tė ndėrtimit tė rendit demokratik dhe nuk mund tė gjejmė lehtė zgjedhje tė pėrkryer, por unė vazhdoj tė besoj se zgjedhjet nė Kosovė ishin mė demokratiket nė dhjetėvjetėshin e fundit nė rajon. Kemi mekanizma politikė qė ende veprojnė me mentalitetin e sė kaluarės, tė cilat nuk e kuptojnė apo nuk duan te akceptojnė jetėn plurale si duhet, kompromisin, transparencėn e punės, jetėn e brendshme demokratike. PDK-ja qė nga fillimi i ka kushtuar rėndėsi tė madhe demokracisė sė brendshme partiake, nė mėnyrė qė tė hapim perspektivė pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike nė nivel tė vendit. Ne nuk e pėrjashtojmė askė nga bashkėpunimi, nuk merremi me diferencime. PDK-ja pėr interesa tė askujt nuk do tė bie nė pozita altruiste, por edhe nuk ėshtė e joshur pėr egoizėm, pranojmė t’i hyjmė procesit tė altruizmit politik reciprok. Mė duhet tė theksoj pėr herė tė parė, e ndiej edhe obligim. Qytetarėt e Kosovės me votėn e tyre mė 17 nėntor, rrėzuan skemat e parapėrgatitura nga qarqe tė caktuara, skema kėto qė nuk ishin nė pėrputhshmėri mė vullnetin e qytetarėve tė Kosovės, skematikėt „profesionistė“ besonin nė vazhdimin e inercionit elektoral kosovar. Procesin janė duke e mbajtur peng hartuesit e atyre projekteve dashakeqėse dhe antidemokratike, ēdoherė qė jemi afėr marrėveshjeve ata nervozohen, bėhen agresivė dhe pėrmes mekanizmave tė ndyshėm arrijnė tė ndikojnė nė prishjen e marrėveshjeve, ata ende nuk pajtohen qė janė pėrbaltur ato skema, u takojnė arkivave. PDK-ja ėshtė e pėrcaktuar qė bashkarisht me ndėrkombėtarėt tė punojė nė ndėrtimin e pushtet ligjor e demokratik, e jo pushtet tė imponuar (tė forcės) apo sipas tipit meritokrat
. - A kanė tė drejtė ata qė flasin pėr PDK-nė dhe LDK-nė si dhe pėr liderėt e tyre tė armiqėsuar mes vete?
Thaēi:
Njerėzit vėrtet duhet tė mos jenė tė kėnaqur me raportet ndėrpartiake nė Kosovė. Por, po punohet shumė nė ndėrtimin e raporteve konstruktive, fatkeqėsishtė ka dhe faktor brenda nesh qė po mundohen ta mbajnė tė gjallė kėtė frymė mospajtuese duke ndarė rajone e komuna me kėto etiketime. Kėto tendenca kanė dėshtuar dhe do tė dėshtojnė sigurisht edhe nė tė ardhmen. Unė nuk jam i armiqėsuar me asnjė njeri, nuk jam ai i cili e konsideron asnjė parti politike apo lider si armik. Me forcat e tjera politike unė synoj tė gjej mė tepėr pika tė cilat mund tė na ofrojnė, e jo ato qė na ndajnė. Ne jemi konkurrentė politikė dhe asgjė mė tepėr. Bashkėpunimi PDK-LDK ėshtė i domosdoshėm jo vetėm nė kėtė fazė qė po e kalojmė, por edhe nė tė ardhmen. Nga ky bashkėpunim fiton Kosova dhe qytetarėt e saj. Askush nuk ka pse t’i frikėsohet kėtij bashkėpunimi. Tek tė dy partitė ekzistojnė njerėz tė ngurtė qė hezitojnė pėr bashkėpunim me njėri- tjetrin. Kėtu duhet tė manifestohet njė lidership i guximshėm dhe i arsyeshėm nėse synojmė ndėrtimin e skenės politike kosovare me vlera dhe arsye tė shėndosha. PDK-ja do tė rrezikojė edhe humbjen e caktuar tė votave, por nuk do tė pranojė logjikėn e mbylljes nė vetvete. Do tė bashkėpunojmė mė tė gjithė, kemi ndėrtuar partneritet tė besueshėm me tė gjitha partitė parlamentare shqiptare e minoritare, nė ndėrkohė qė vazhdojmė tė refuzohemi vetėm nga kreu i LDK-sė, por jo dhe LDK-ja. Kjo, mendoj unė, ėshtė krejt e pakuptueshme.
- Kur mendoni se mund tė pritet njė tejkalim i bllokadės institucionale. Deklaratat tuaja dhe tė Rugovės (fjala ėshtė pėr takimet e para) kanė qenė shumė optimiste pas takimit me kryeadministratorin Shtajner?
Thaēi:
Ėshtė nė natyrėn time tė jem optimist. Zėrat e arsyeshėm brenda partisė qė ka fituar mė tepėr vota, po bėhen gjithnjė e mė tė vetėdijshėm pėr kėtė dhe po bėjnė presion tek lidershipi i tyre. Kjo shihet hapur, kjo ėshtė e mirė, shumė shpejt do tė ofrohet njė zgjidhje qė rrjedh nga domosdoshmėria e krijimit tė institucioneve. Ėshtė e vėrtetė se jemi vonuar pak, besoj kjo vonesė do tė ndikojė nė skenėn politike kosovare pozitivisht nė tė kuptuarit e rolit tė kompromisit dhe tė marrėveshjeve politike. Siē thashė mė herėt, ne jemi nė fillim tė procesit tė ndėrtimit tė institucioneve demokratike dhe ēdo fillim i ka vėshtirėsitė e veta.
- Domethėnė, sipas kėsaj Kosova ka shumė mė tepėr gjasa tė krijojė qeveri, tė zgjidhen institucionet me marrėveshje, sesa tė vihet nė situatė qė tė imponohet njė qeveri teknike ose eventualisht tė mendohet pėr zgjedhje tė reja nė Kosovė?
Thaēi:
Qeveritė teknike vijnė zakonisht kur njė vend ėshtė nė gjendje tė jashtėzakonshme. Kosova nuk ėshtė nė njė gjendje tė tillė, ėshtė vendi mė i qetė nė rajon ku situata ėshtė mė stabile se nė IRJ tė Maqedonisė, Serbi, Mal tė Zi e besa edhe nė Shqipėri. Mė tepėr se dy vjet kaluan nga mbarimi i luftės sė pėrgjakshme dhe tashmė kemi partitė politike qė kanė legjitimitet, po ashtu i kemi institucionet lokale. Kosova ėshtė duke kaluar njė fazė tė rėndėsishme tė procesit demokratik shoqėror e institucional. Partitė politike kosovare janė tė vetmet qė nė bashkėpunim me ndėrkombėtarėt kanė tė drejtėn pėr tė formuar institucionet e Kosovės. Ēdo tendencė pėr imponim vetėm sa do tė komplikonte proceset politike.
- Cili ėshtė qėndrimi juaj rreth arrestimeve tė fundit tė disa ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe ndaj protestave nė tė cilat ndodhėn edhe disa ekscese?
Thaēi:
Qėndrimet e PDK-sė i janė tė njohura opinionit publik tė brendshėm dhe atij ndėrkombėtar. Kjo kėrkon njė studim shumė tė thellė edhe nga forcat politike kosovare edhe nga komuniteti ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė tė kuptohet mė drejt koha para luftės, gjatė saj, por edhe pas luftės. Kam punuar mė tėrė qenien time pėr nxjerrjen e ligjeve, dhe pėr mua ligji ėshtė mbi tė gjithė kur pėrdoret drejt, por edhe kur do tė ketė deformime tė ligjeve, gjithmonė do tė flas shumė hapur, i pėlqeu dikujt kjo apo jo. Nuk do tė lejoj qė askush tė fshihet pas emrit tim, qoftė ai njeri i ish-UĒK-sė, nėse vėrtet vepron kundėr ligjit, ashtu si dhe do tė jem pėrherė nė mbrojtje tė dinjitetit dhe tė drejtave tė qytetarėve qė mund tė jenė cenuar, nė kėtė kontekst ėshtė dhe arrestimi i nxituar dhe spektakular i tre luftėtarėve tė lirisė.
- Si i komentoni pėrpjekjet e Beogradit pėr njė lloj balansimi me gjykimin e kryekriminelit nė Hagė, duke pėrmendur emra si Thaēi, Haradinaj, Ēeku?
Thaēi:
Opinioni ėshtė mėsuar qė tė pėrmendet emri im dhe i njerėzve tė tjerė dhe jam shumė i lumtur qė kam qenė njėri ndėr ata qė kanė udhėhequr politikisht rezistencėn kundėr pushtuesit serb, nė veēanti sepse nė kėtė angazhim kam fituar mbėshtetjen ndėrkombėtare. Serbia gjithmonė kur ka probleme tė veta tė brendshme, mundohet tė tėrheqė vėmendjen nė Kosovė. Kėshtu vazhdon edhe tash. Ajo nuk mund tė pajtohet leht me realitetin demokratik kosovar. Ne duhet tė ecim pėrpara sa mė shpejt qė ėshtė e mundur, pavarėsisht prej pengesave.

Nė intervistėn dhėnė "Zėrit"tė botuar sot ,Albin Kurti demanton kategorikisht: Nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė Baton Haxhiu

Prishtinė, 18 shkurt 2002
Albin KurtiSot, mė 18 shkurt 2002, nė tė pėrditshmen “Zėri” nr.657 nė faqen e katėrt, ėshtė botuar pjesa e parė e njė interviste me Baton Haxhiun, i cili duke folur pėr protestat e vitit 1997 si dhe pėr mua personalisht ka thėnė njė varg tė pavėrtetash. Pėr hir tė informimit tė drejtė tė opinionit publik vendosa tė bėj kėtė demant”, thuhet nė fillim tė reagimit tė Albin Kurtit, njėrit prej liderėve studentorė tė vitit 1997, tė lėshuar tė hėnėn pėr media lidhur me njė intervistė qė publicisti dhe gazetari Haxhiu i ka dhėnė tė pėrditshmes “Zėri”.
Kurti nė demantin e tij ka thėnė se “nuk ėshtė e vėrtetė se ndonjė gazetė ditore bėnte strategjinė pėr demonstrata bashkė me liderėt e studentėve siē thotė z.Haxhiu; nuk ėshtė e vėrtetė qė z.Haxhiu, siē thotė ai nė vazhdim tė intervistės, e bėnte strategjinė bashkė me mua; Nuk ėshtė e vėrtetė se z.Haxhiu mė ka thėnė se na vyen njė grup qė konkretisht do ta kontestonte okupimin”. Duke e mohuar kategorisht atė qė Baton Haxhiu ka thėnė nė intervistėn nė fjalė, Kurti ka hedhė poshtė shumė pohime tė atij, duke shkruar nė secilin paragraph tė demantit, fuqishėm, “Nukė ėshtė e vėrtetė se…”
Nė vijim ipen tekstualisht tė gjitha mohimet e Kurtit ndaj pohimeve tė Haxhiut nė intervistėn nė fjalė: Nuk ėshtė e vėrtetė se z. Haxhiu shqyrtonte “draftet” tona, siē pohon ai;
Nuk ėshtė e vėrtetė se ish-rektori prof.Ejup Statovci ėshtė kyēur mė vonė se z. Haxhiu, siē aludon ky i fundit. Pėr mė tepėr z. Haxhiu nuk ėshtė kyēur dhe as nuk ka mundur tė kyēet. Ai atėbotė nuk ishte as student dhe as mėsimdhėnės, por ishte gazetar dhe redaktor i tė sė pėrditshmes “Koha Ditore”;
Nuk ėshtė e vėrtetė se z. Haxhiu dhe unė, siē thekson ai mė tutje, jemi ata qė kemi vendosur qė tė botohet nė gazetė procedura e demonstratave.
Tė gjitha idetė dhe e gjithė strategjia pėr protestat paqėsore dhe joviolente tė studentėve dhe mėsimdhėnėsve tė Universitetit tė Prishtinės (UP) tė filluara me shėtitjet protestuese nė shtator tė vitit 1997 dhe me protestėn e 1 Tetorit tė kėtij viti, e kanė burimin ekskluzivisht nė dhe nga studentėt dhe mėsimdhėnėsit e UP-sė dhe posaēėrisht nga Kėshilli Organizativ (KO) pėr protesta nė nivel tė UP-sė si dhe nga Nėnkėshillat Organizative (NKO) nė nivel tė Institucioneve tė Shkollimit tė Lartė (ISHL) tė UP-sė, thuhet nė reagimin e Albin Kurtit.
“Njėkohėsisht, tė gjitha vendimet janė marrur vetėm dhe vetėm nga KO pėr protesta i UP-sė, i cili kishte 9 anėtarė (5 studentė dhe 4 mėsimdhėnės) dhe qė ishte i themeluar dhe i formuar nga Kėshilli Ekzekutiv (KE) i UPSUP-sė (si inicues) dhe Rektorati i UP-sė. NKO-tė e ISHL-ve me nga 5 anėtarė (3 studentė dhe 2 mėsimdhėnės) ishin themeluar nga KO pėr protesta i UP-sė dhe ishin formuar nga KE-tė e UPS-ve si dhe nga Dekanatet e ISHL-ve pėrkatėse. KO dhe NKO-tė pėr protesta ishin forma e lėvizjes studentore tanimė tė ngritur nė nivel institucional, nė atė tė UP-sė, dhe ato pasoheshin me njė rrjet tė sofistikuar dhe efektiv tė komisioneve tė ndryshme”, sqaron mė tej Kurti.
strategjia Pra, idetė, organizatorėt dhe organizimi, strategėt dhe , vendimet dhe vendimmarrėsit, Platforma, si dhe bartėsit dhe zbatuesit e atyre protestave nuk ishin dhe nuk rrodhėn nga askush tjetėr pėrveē se nga studentėt dhe mėsimdhėnėsit e UP-sė nė krye me KO-nė e UP-sė. Universiteti i Prishtinės ishte protestė dhe studentėt e mėsimdhėnėsit e tij ishin vetė protesta, thuhet nė fund tė demantit qė ish-lideri studentor Albin Kurti ua ka bėrė pohimeve tė gazetarit Baton Haxhiu nė intervistėn dhėnė sot gazetės sė pėrditshme “Zėri”.

Bisedė e tė pėrditshmes “Fakti” me pėrfaqėsuesin e luftėtarėve shqiptarė, “Sokolin”

Bisedimet janė tė paevitueshme sepse lufta do t’i diktojė ato. Helikopterin e ushtrisė maqedone e kemi rrėzuar ne!
Prishtinė, 19 mars 2001 (nga Kosovapress) – Pėrfaqėsuesi i UĒK-sė nė intervistėn dhėnė tė pėrditshmes nė gjuhėn shqipe “Fakti”, flet pėr luftėn e shqiptarėve atje dhe pėr konsekuencat e saj. Ai demanton lajmin zyrtar se helikopteri i ushtrisė maqedone ėshtė rrėzuar pasi ka hasur nė njė largėprēues rryme. Sipas tij atė e kanė rrėzuar pjesėtarėt e UĒK-sė, pasi qė ėshtė vėrejtur se pjesėtarė tė njėsiteve speciale tė Maqedonisė qė kanė qenė nė helikopter, kanė tentuar t’i sulmojnė prapa shpine pozicionet e UĒK-sė….
Pyetje: Si do ta komentoni pikėn 7 tė konkluzioneve tė Parlamentit tė Maqedonisė, ku thuhet se do tė intensivohet dialogu i brendshėm institucional pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve tė hapura?
Sokoli: Maqedonia prej vitit 1992 propagandon demokraci, dialog, por shtrohet pyetja, cili ka qenė hapi qė ata kanė ndėrmarrė nė praktikė. Ju e dini ēka ndodhi me manifestimin paqėsor tė shqiptarėve me rastin e hapjes sė Universitetit tė Tetovės, nė vitin 1994. Atėherė ai manifestim u shua me gjak. Tani ėshtė shumė vonė qė pushteti maqedonas tė ndėrmarrė hapa pėr dialog. Ushtria jonė ėshtė organizuar gjatė kohės sa ka qenė diktatura, dhe tani ėshtė vetėm momenti kur ka dalė nė skenė. Ne e kemi pėrfaqėsuesin tonė politik, dhe pushteti maqedonas duhet t'i caktojė njerėzit e vet pėr t'i filluar bisedimet me ne, dhe e tyre ėshtė qė t'i thėrrasin edhe partitė politike shqiptare. Mirėpo, platforma politike qė parashihet nga pėrfaqėsuesit politikė tė UĒK-sė nuk guxon tė ndryshohet, sepse nuk e rrezikon territorin dhe kufijtė e Maqedonisė, por kėrkon qė shqiptarėt tė jenė popull shtetformues i Maqedonisė.
Pyetje: Edhe pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare kėtu nė Maqedoni kanė qėllime identike me ato qė i kėrkon UĒK-ja, pra ngritjen e shqiptarėve nė popull shtetformues dhe barazinė e tyre nė tė gjitha segmentet, mirėpo ata nuk i pranojnė metodat luftarake qė ju i preferoni pėr t'i realizuar kėto qėllime politike?
“Sokoli”: Edhe Evropa dhe Amerika thonė se metodat ushtarake nuk janė tė pranueshme. Dhe ėshtė fakt se nuk janė tė pranueshme. Mirėpo, nėse nuk janė metodat ushtarake, atėherė qėllimet politike nuk arrihen. Dihet rasti i Kosovės kur Serbia 9 vjet prolongoi kėrkesat politike tė shqiptarėve, madje edhe hapjen e shkollave, ku ndėrmjetėsues ishte Vatikani, por lufta ishte ajo qė e detyroi Serbinė qė tė pranojė kėrkesat politike tė shqiptarėve. Edhe Maqedonia patjetėr njė ditė do tė pranojė qė tė bisedojė pėr kėrkesat tona. Ėshtė mėkat tė luftohet, tė bien viktima kot, dhe nė fund tė pranojnė bisedimet.
Pyetje: Mirėpo, tė gjithė faktorėt politikė nė Maqedoni janė tė mendimit se nė kushtet kur luftohet nuk mund tė bisedohet dhe nuk mund tė sillet kurrfarė vendimi nėn presionin e armėve?
“Sokoli”: Atėherė ne vazhdojmė luftėn njė vjet, dy, katėr, dhjetė dhe njė ditė patjetėr Maqedonia do tė ulet dhe tė bisedojė me ne pėr kėrkesat qė tanimė i kemi bėrė publike. UĒK-ja ka kondicion shpirtėror dhe potencial njerėzor e teknik qė tė luftojė gjatė kohė deri nė realizimin e kėrkesave tė veta. Njė ditė Maqedonia patjetėr do tė detyrohet tė pranojė dialogun politik dhe ēdo prolongim i kėtij dialogu do tė ndikojė negativisht nė shumė aspekte, e para sė gjithash nė shkatėrrimin e fshatrave, qyteteve, nė humbjen e jetės sė njerėzve, ashtu siē vepruan para dy ditėsh forcat maqedonase, tė cilat kanė vrarė me snajperė civilė. Si mund t'i kuptojmė forcat maqedonase tė cilat pozicionet tona i gjuajnė nga lagjet e banuara me civilė. Ata na akuzojnė se jemi terroristė, kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse ne vetėm mbrohemi, kurse ata qė fshehen nė mesin e civilėve janė terroristė.
Pyetje:Na tregoni pėr kushtet atmosferike qė ndikuan nė rrėzimin e helikopterit tė policisė maqedonase?
“Sokoli”: Koha ka qenė shumė e mirė, me diell, nuk ka pasur kurrfarė ere. Helikopterin e kanė rrėzuar forcat tona, dhe sipas informacioneve tona nė tė kanė qenė pjesėtarė tė njėsisė speciale maqedonase, tė cilėt kanė dashur qė prapa shpine tė futen nė pozicionet tona.
Pyetje: Sa janė tė vėrteta informacionet se nė Maqedoni janė inkuadruar edhe "Tigrat e Arkanit"?
“Sokoli”: Kemi informacione edhe mė herėt, dhe kėto informacione i kanė edhe partitė politike shqiptare se nė territorin e Maqedonisė janė fshehur shumė kriminelė tė luftės, njė pjesė e tė cilėve janė edhe nė ushtrinė e rregullt tė Maqedonisė. Kėta janė kriminelėt qė kanė bėrė masakra edhe nė Kosovė. Prandaj, ėshtė e mundshme qė nė radhėt e forcave maqedonase tė jenė inkuadruar edhe "Tigrat e Arkanit".
Pyetje: Kohėve tė fundit nga Tetova dhe Gostivari janė hetuar shpėrngulje tė popullatės civile, tė cilėt zhvendosen nė drejtime tė ndryshme, madje edhe nė Turqi. Cili ėshtė apeli juaj qė kjo dukuri tė ndėrpritet?
“Sokoli”: Shqiptarėt e Maqedonisė e kanė parė luftėn nė Kosovė dhe tani janė duke e kopjuar ekzodin si metodė, por mendoj se kjo ėshtė metodė e keqe, sepse nuk kanė nevojė tė largohen, ata duhet tė qėndrojnė nė vatrat e tyre shekullore.
Pyetje: Ēka pritet nė tė ardhmen nė planin ushtarak nga ana juaj?
“Sokoli”: Nė bazė tė pėrmbajtjes sė komunikatės numėr 5, ne do t'iu pėrgjigjemi tė gjitha sulmeve tė ushtrisė dhe policisė maqedonase, dhe ne tani pėr tani nuk jemi tė interesuar qė tė zgjerojmė zonėn e luftės. Nėse forcat maqedonase vazhdojnė me sulmin ne do tė jemi tė detyruar qė ta zgjerojmė luftėn nė tė gjitha qytetet, ku janė tė banuara me shqiptarė dhe maqedonas, ku lufta civile do tė jetė e paevitueshme. Nėse ushtria maqedonase nuk e ndėrpret ofensivėn me armatim tė rėndė qė ka filluar tani, dhe nėse ne e humbim durimin atėherė do tė ketė njė zgjerim tė konfliktit edhe nėpėr qytete. Ditėve tė fundit kemi pasur edhe ballafaqime tė afėrta me pjesėtarė tė sigurimit tė Maqedonisė dhe kemi vėrejtur se disa prej tyre flasin edhe serbisht.
Pyetje: Cilat janė humbjet nė njerėz dhe teknikė nga tė dyja palėt?
“Sokoli”:Forcat maqedonase deri tani kanė humbur 13 automjete tė blinduara, pesė prej tyre i kanė zėnė forcat tona. Mirėpo, ka edhe humbje tė mėdha nė anėn e pjesėtarėve tė ushtrisė dhe policisė maqedonase.
Pyetje: A ka pėrfaqėsues tė partive politike shqiptare, tė cilėt kanė treguar ndonjė shenjė tė ndėrmjetėsimit pėr t'i ndėrprerė kėto konflikte?
“Sokoli”: Deri mė tani vetėm pėrfaqėsuesit e Partisė Demokratike Kombėtare janė ofruar si ndėrmjetėsues, por edhe si pėrfaqėsues tanė politikė, edhe pse ndėrkohė ka dalur pėrfaqėsuesi ynė politik, Ali Ahmeti.
Pyetje: Pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare mendojnė se mund t'i bėhet dėm i madh ēėshtjes kombėtare nėse vazhdohet me konfliktet e armatosura dhe kėtė qėndrim tė tyre e kanė mbėshtetur edhe diplomatėt e huaj. Kjo do tė thotė se ka hapėsirė politike pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve tė hapura?
“Sokoli”: Jo. Nuk ka hapėsirė pėr politikė, sepse ne jemi tė vendosur qė tė bisedohet pėr kėrkesat tė cilat ne i kemi bėrė publike. Nėse nuk pranojnė bisedime, atėherė ne do tė hudhemi nė prapavijė dhe me metoda guerile tė sulmojmė pozicionet e ushtrisė dhe policisė maqedonase.

Intervistė me Imzot Mark Sopin-Ipeshkin e Kosovės.

Kemi vetėm Njė Mitrovicė

Ditė mė parė Imzot Mark Sopi i bėri njė vizitė pune dhe miqėsore Kishes Katolike nė Arbon (TG) tė Zvicrrės.Shfrytėzuam rastin pėr nji intervistė tė shkurtėr rreth situatės nė Kosovė dhe qellimit tė vizitės sė tij nė Zvicėrr.
Pyetja: Imzot Sopi, vini nga Kosova a mundeni nė pika tė shkurtėra tė na pėrshkruani situaten momentale atje?
Mark Sopi: Situata nė Kosovė ėshtė nė permirėsim e sipėr si nė aspektin e sigurisė ashtu edhe nė atė tė mbijetesės. Kemi kaluar nji dimėr shumė tė veshtirė me njė temperaturė siberike deri nė -27 gradė... Shumė familje tėrė dimrin e kanė kaluar nėn tenda,por tė lumtur,qė gjinden pranė prakut tė shtėpive shekullore. E tėrė bota perėndimore ėshtė e befasuar me zellin dhe punėn,qė po bėjmė pėr tė ndėrtuar Kosovėn. Ata njiherė u befasuan pas kthimit tė menjihershėm tė shqipėtarėve e tani u befasuan se si i pėrvjelėm mėngėt dhe ia filluam ndertimit ,tė paktėn,tė njė dhome banimi. Problem pėr ne ėshtė sot Mitrovica dhe Kosova Lindore. Sa i pėrket Mitrovices kam besimin e plotė se sė shpejti do tė gjendet njė zgjidhje. Nė mbledhjen e Keshillit Transitor,(ku jam antarė i rregullt i saj,sė bashku me pėrfaqėsuesit e tė dy feve tė tjera), unė vetė i kam terheqė vėrejtjen z. Kushner,qė tė mos e pėrdorė mė,nė tė ardhmėn termin Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut. Ne kemi njė Mitrovicė e ajo do jetė njė e vetme dhe pjesė intergrale e Kosovės.
Pyetja:Jeni nė Zvicėrr. Keni ardhur privatisht apo zyrtarisht dhe cili ėshtė qėllimi i vizitės tuaj?
Mark Sopi:Kam ardhė me ftesėn e Priftit tė kishės Katolike tė Arbonit, njė Miku tė madh tė shqiptarėve. Ky mik i yni,ishte njeri ndėr organizatorėt e Simpoziumit tė "2000 Vjetorit tė Krishtenizmit tė shqipėtarėve". Po ashtu ka dhėnė ndihma nė ēdo drejtim dhe ishte e pa mundur qė ta refuzoj nji ftesė tė tillė. Edhe pse nuk kam shum kohė ( do qendroi vetem tre ditė) prap se prap jam i kėnaqur me mikpritjen e tyre.
Pyetja: Prifti i kishės Katolike tė Arbonit, e ceket edhe ju, ėshtė nji mik i madh i shqipėtarėve. A pajtoheni edhe Ju se kjo miqėsi ka lidhje tė forta me popullin shqiptarė sidomos nė Kosovė?
Mark Sopi: Po ėshtė plotėsisht e vertetė se z. Leo Rüedi ėshtė mik i madhė i yni. Po ashtu e tėrė kisha Katolike ėshtė e lidhur jo veteėm me kishen Katolike tė Kosovės po me tėrė popullin shqipėtarė tė Kosovės. Jam shumė i lumtur qė kemi nji mik tė kėtillė dhe se i pėrgėzoi nga zemra ata pėrsona tė cilėt vunė kontaktet e para me tė. I dij me emėr e mbiemėr ata pėrsona po pėr shkaqe tė asaj se ata thonė se krejtė kėtė e kanė bėrė nė tė mirė tė Kombit, nuk dua ti pėrmend. I falėnderoi nga zemra kėta djelmosha poashtu edhe vetė priftin. Unė i porosita kėta djelmosha qė ishte shumė lehtė tė gjindet njė njeri i tillė,po ėshtė edhe mė lehtė qė tė humbet, prandaj punoni nė kėt drejtim. Nė bazė tė seriozitetit qė kanė,kam shpresė se miqėsija vetem se do tė shtjellohet-rritet-zgjėrohet edhe mė shumė.
Pytja: Pėr kujdesin dhe ndihmėn,qė ka dhėnė Prifti i Arbonit a do t'a ftoni pėr nji vizitė miqėsore nė Kosovė?
Mark Sopi: Po si. E kemi ftuar dhe na ka premtuar se nė muajin qershorė do ta vizitoi Kosovėn. Cdo pėrson qė vie nga kisha e Arbonit do tė jetė i mirėseardhur. Do ta zbuloi edhe nji fshetėsi tė kėndėshme.

Kisha Katolike e Arbonit na ka premtuar qė
do tė na ndihmoi financiarisht pėr tė ngritur
njė shkollė tė mesme nė Gjakovė.
Shkolla do tė jetė pėr aftėsimin e kuadrove nė
fushen e Informatikės dhe tė gjuhėve tė huaja.

Edhe pse ideja ishte nga kisha Katolike e Kosovės, kjo shkollė apo Gjimnazė ta quajmė, nuk ka asėpak tė pėrbashkėt me kishen. Ne e pamė tė arsyshem kėtė projekt dhe ia prezentuam Kishės sė Arbonit dhe kėta e shprehen pėlqimin tė na ndihmojnė. Vendi pėr ndertim na ėshtė caktuar.E kemi marrė edhe lejen pėr ndertim nga UNMIKU si dhe Kėshilli komunal i Gjakovės. Vlera e paraparė pėr ndertim do tė jetė diku-deri nė 2,5 milion DM. E tėrė ndihma do jetė e Kishes sė Arbonit.
Pyetja:Ku ju zuri lufta dhe si u gjendet?
Mark Sopi: Lufta mė zuri nė Prizren. Aty ku e kam edhe Selinė. Gjatė tėrė kohės sė bombardimeve qendrova duke ju dhėnė ndihmė dhe shpresė popullates pa marė parasyshė besimin. Nė kishen e Prizrenit u mblodhėn shumė familje pėr tė kėrkuar ndihmė. Numri i familjeve arrinte deri nė 450-me disa mijėra anėtarė. Pastaj gjatė luftės kam vizituar shumė pleqė e plaka nėpėr shtėpija, tė cilėt nuk paten mundėsi tė leviznin e lere mė t'a leshojnė Kosovėn. Isha pranė fėmijėve,tė cilėt filluan tė traumatizohėn tek dėgjonin bombardimet. Mora pjesė vet nė shpėrndarjen e ndihmave, ato ndihma qė kishim nė dispozicion pėr momentin. Dhamė edhe kafshaten e fundit pėr nevojtarėt. Sot jam i lumtur qė munda dhe u gjenda afėr popullit tim nė ditėt mė tė vėshtira,qė i kaloi.
Pyetja: Para ca kohėsh u rrėnuan varrezat Katolike nė Prizren dhe Pejė. Njėra ndėr to ishte edhe pėrmendorja e Nikprelės. Si e shpjegoni nji vepėr tė tillė makabėr dhe se kush qendron prapa sajė?
Mark Sopi: Po ėshtė e vertetė-fatkeqėsisht. Njė KRIMB i tillė ndaj objekteve tė shenjta tė popullit tonė, siē janė varrezat, nuk ėshtė vepėr shqiptari. Ai ndoshta vetem fletė shqip por fare pikė gjaku Shqipėtari nuk kalon nėpėr venat e tija. A thua pse nuk ndodhi njė gjė e tillė mė parė ku ishim tė robėruar, po mu tani kur jemi nė liri? Ky ishte vetem nji krimb ditorė,qė tė komprometohemi ne si popull para opinionit tė huaj e posaēėrisht KFOR-it. Ne e dijtem qėllimin e kėtij krimbi dhe se nuk e polemizuam. Pastaj i jam mirėnjohės z. Rexhep Bojės i cili me tėrė delegacionin e tij e vizitoi vendin e ngjarjes dhe e denoi krimbin. Po ashtu e denuan tė gjitha partitė politike. E denoi edhe z. Adem Demaqi i cili edhe e vizitoi vendin e ngjarjes. Prandaj neve si popull nuk na ka pėrēa, as qė mundet, por vetem e ka treguar fytyrėn e njė tė ligu. Pa marė parasysh se a kanė qenė ato varreza tė katolikėve a po tė muslimanėve,vepra ishte e drejtuar kundėr shqipėtarėve prandaj e luftuam dhe gjithnjė do t'i luftojmė veprimet e tilla tė paskrupullta.

Unė mendoi se autori i njė vepre tė tillė
i ka rrėnjėt diku nė Beograd.

Pyetja: Cfarė janė marradhėnjet e kishės Katolike tė Kosovės me kishat e tjera nė botė dhe bashkėpunimi i sajė me KFOR-in?
Mark Sopi: Kisha jonė ka marradhėnje tė mira me tė gjitha kishat dhe ēdo institucion tjetėr fetar qoftė katolik,musliman apo ortodoks. Jemi tė njohur nga selija e shejtė si kishė e pamvarur ashtu sikur qdo shtetė tjetėr dhe se kjo ka domethėnje tė madhe pėr ne dhe pėr tė ardhmen tonė.
Me KFOR-in kemi marradhėnje tė shkelqyeshme. Shumė pjestarė tė tyre vijnė tė dielave pėr mesha pa kurrfarė dallimi. Pastaj sivjet organizuam Karnevalet, qė ishin tė parat e nji lloji tė kėtillė, ku pėrpos shqipėtarėve, kėnaqėsinė dhe bukurinė e tyre e ndjenė dhe shiquan edhe nji numėr i madh i pjestarėve tė KFOR-it.
Pyetja: Porosija juaj pėr shqipėtarėt e Zvicrrės dhe tė dijasporės-nė pėrgjithėsi?
Mark Sopi: Du t'ju them se Ju jeni ambasadorė tė Kosovės. Ju jeni ata qė do e ndertoni Kosoven. Gjithė kėtė miqėsi dhe ndihmesė qė ka dhėnė Kisha e Arbonit ėshtė fryt i nji apo dy pėrsonave. Merreni me mend po tė kishim pėrsona tė kėtillė mė shumė-sė paku nė ēdo Kanton nga njė apo nė ēdo shtet!. Do tė ndertonim nja 26 shkolla apo spitale, shtėpi tė shendetit apo diēka tjeter tė nevojshme. Andaj duajeni njėri-tjetrin para sė gjithash si vėlla e jo,se kujt i takon. Kjo ėshtė gjėja mė e shtrenjtė qė mundeni dhe duhet ta bėni. Keni treguar veten para lufte dhe gjatė luftės. Andaj mos e harroni Kosovėn e pasė luftės. Ajo kėrkon ndihmėn tuaj. Ja sot ja kurrė! Shėndet dhe ēdo tė mirė nė jetė dhe familje.

Intervisten e bėri Islam SADIKU
Mars 2000

Intervistė me priftin e Kishės katolike tė Arbonit (Zvicėr) Dekanin Leo Rüedi

Shqiptarėve ju uroj Lirinė e shumėpritur!

Pėr mua Nėna Tereze ėshtė ndėr figurat mė tė mėdha tė shekullit 20

Me rastin e vizitės miqėsore qė pritet sė shpejti t'i bėj Imzot Sopi, Kishes Katolike nė Arbon, shfrytėzuam rastin,tė bėjm njė intervistė me:
Priftin e kishes Katolike pėr Arbon Dekanin z-Leo Rüedi, i cili ishte dhe mbetet nji mik i madhė i shqipėtarėve.
Ereniku:
Ju njiheni si njė mik i madh i Shqipėtarėve jo vetem qė jetojnė nė Arbon dhe rrethinė po nė pėrgjithėsi. Si i njohet Shqipėtarėt?
Leo Rüedi-
Para dhjetė vjetėsh ishim duke ndertuar nji sallė pėr nevojat e sekretariatit tė Kishės sonė. Nė ndėrtimin e kėsaj salle morrėn pjesė shumė puntorė nga tė gjitha anėt,nder ta edhe shqipėtarė. Kėtu u njoftuam me disa,prej tyre e pas hapjes sallės,vetėm sa i thelluam bashkpunimet ndėr nesh dhe njė ditė organizuam njė takim tė pėrbashkėt ndėrmjet shqipėtarėve dhe vendasėve, me moton:L „Cafe Internaciona“. Nė kėtė takim shqiptarėt na treguan ne, vendasėve ,gjuhėn dhe tė mirat e kulturės sė tyre.
Ereniku:
Na tregoni mė konkretisht se si u thelluan bashėpunimet tuaja me Shqipėtarėt?
Leo Rüedi
- Nga puntorėt qė punuan nė ndėrtimin e sallės jam ftuar nė banesė-nė familjet e tyre. Kur vendosa tė shkoj, tė ju them tė vėrtetėn jam friksuar paksa nga bindja se si do mė pret nji familje muslimane mua -njė katolik, bile-bile, njė Prift. Qė nė fillim u befasova pėr tė mirė. Mė priten te dera me Bukė e Krypė e Zemėr. Kėtė kurrė nė jetėn time nuk e kam pėrjetuar dhe ėshtė befasija mė e kėndshme, qė mė ka ndodhur ndonjiherė. Gjat bisedės ne shtjelluam mendimet rreth kulturave, etnitetit, religjionit dhe marradhėnjeve midis shqipėtarėve dhe zvicėrranėve. Kontaktet i vazhduam dhe i vazhdojmė ende. Ndėr kohė kam njohur edhe pėrsonalitete tė tjera politike dhe fetare nga Kosova si Akademik Mark Krasniqin, Fatmir Sejdiun, Dom Lush Gjergjin, Mark Sopin si dhe Peshkopin e Arbėreshėve tė Italisė Jugore Imzot Lupinaqin. Po ashtu kemi kontakte me Imamin e Xhamisė sė Shqipėtarėve kėtu nė rrethin e Arbonit.
Ereniku:
Para njė viti e ca mė tepėr nė Arbon u organizua

Simpoziumi „2000 vjetori i Krishterizmit te shqiptarėt“.

Ndėr shumė organizatorė Ju ishit ndėr mė tė merituarit. C'ju shtyri pėr nji punė tė tillė?
Leo Rüedi
-Me rasin e njė vjetorit tė vdekjes sė Nėnė Terezės,ne kishim planifikuar njė mbrėmje pėrkujtimore pėr kėtė nėnė tė madhe. Me qė edhe simpoziumi u organizu nė Arbon me 10 shtator, ne u drejtuam ,qė t'a bejmė sė bashku. Vėrtetė organizimin e bėnė shqiptarėt,po unė ju ndihmova me gjithė zemėr-si tė thuash ; nga prapavija. Gostita -i prita Imzot Sopin dhe Imzot Lupinaqin nė shtėpin time.
Ereniku:
That se Simpoziumi ishte edhe njė pėrkujtim me rastin e njėvjetorit tė vdekjes sė Nėnė Terzes. Cka simbolizon pėr Ju Nėna Terezė?
Leo Rüedi
-Pėr mua Nėna Tereze ėshtė ndėr figurat mė tė mėdhaja te shekullit 20. Ajo na mėsoi se si jetohet- me vepra konkrete midis popullata , resave dhe religjioneve tė ndryshme. Me jetėn dhe veprėn e saj ajo na tregoi rrugėn drejtė paqės.
Ereniku:
Si mendoni Ju a janė shqipėtarėt tolerant ndaj religjioneve tė tjera?
Leo Rüedi-
Para se tė pergjigjem nė kėtė pyetje dua tė them se unė tėrė jetėn time i jam kushtuar njė levizjeje multireligjionare e cila quhet Lėvizja Fokolare. Kjo lėvizje ėshtė e pranishme nė tėr botėn sot. Edhe nė vendet qė nuk jan fare krishtere apo qė kanė shumicėn jo tė krishterė. Kjo lėvizje mi ka ēelė sytė pėr njė tė ardhme.. Zoti ėshtė Baba i tė gjithėve dhe kėshtu, ne tė gjithė jemi vėllezėr dhe motra. Nėse ne jetojmė me kėtė tė vertetė-atėher paqja nė botė eshtė gjithmonė e mundshme.Prej tė gjithė shqiptarėve,qė kam pas kontakt kanė treguar njė tolerancė tė madhe,pa marė parasyshė, se cilit religjion i takojnė. Pastaj jam informuar se shqipėtarėt iu takojnė tė tri konfesioneve fetare;Muslimone, Katolike dhe Ortodokse. Se dhe me shekuj jetojnė nė harmoni ndėrmjet veti. Prandaj ky ėshtė nji shembull konkret ;se si jetohet nė paqė e mirėkuptim. Kėtė shembull duhet ta kopjojnė edhe shumė vende tė tjera.
Ereniku:
That se e njihni Imzot Mark Sopin. A keni kontakte me tė?
Leo Rüedi:
Imzot Mark Sopin e njoha pėr herė tė parė gjat Simpoziumit. Ndėrkohė kemi mbajtur lidhje falėnderuar Peshkopit Kurt Koch. Qė tė dy janė takuar nė Romė nė fund tė vitit 1998. Verėn qė shkoi Peshkopi i ynė bėri nji vizitė Kosovės dhe pėr tė gjitha na informoi. Por ndėr tė gjitha jam i lumtur,qė nė Mars tė 2000 Imzot Sopi do jetė musafir nderi i Kishės sonė.
Ereniku:
Nė Kosovė ishte luftė. Si e pėrjetuat Ju kėtė si mik i shqiptarėve?
Leo Ruedi:
Tmerrshėm-si ēdo shqiptar.Jam munduar me tė gjithė, qė sė bashku tė zbusim dhėmbjen,kurse nga organet zvicerane,kam kerkuar mirėkuptim pėr refugjatėt e luftės.
Ereniku
: Mė sa dėgjuam Ju jeni ftuar edhe zyrtarisht ta vizitoni Kosovėn. Kur e planifikoni njė vizitė tė tillė?
Leo Rüedi :
– Imzot Sopit me tė vertetė i kam premtuar se do tė vizitoj Kosovėn. Poashtu kam ftesė edhe nga Akademik Mark Krasniqi dhe Dom Lush Gjergji. Poashtu edhe nga miqtė e tjerė shqipėtarė.. Diten e sakt tė udhėtimit ende se kam planifikuar, por pėr nė njė tė ardhme tė shkurtėr do t'a realizoi.
Ereniku:
Pėr pėrfundim keni diē pėr tė shtuar?
Leo Rüedi:
- Konflikti i Kosovės ka treguar se dhuna dhe urrejtja nuk ėshtė pėrgjigje. Unė shpresoj se nė njė tė ardhme,do tė jetė e mundur njė bashkėjetesė. Pėr kėtė nevojitet respekt pėr secilin popull, pėr secilėn etni. Nėse ne jemi mirė njeri me tjetrin edhe Zoti ėshtė me ne. Shqiptarėve ju uroi Lirinė e shumėpritur.(Itervistoi :Islam SADIKU)

P.S.nga:ERENIKU-kėtė bisedė u munduam ta shtrojmė nė njė formė sa mė tė lirė dhe tė lehtė,pa u thelluar mė shumė,ngase na merr mendja ,se pėr mė shumė; rreth nesh- shqiptarėve dhe relegjioneve tė tyre,bota njihet pikėrisht pėrmes njerėzve tanė tė mėdhenj,me tė cilet ereniku do tė jetė nė kontakt tė vazhdueshėm.Tė bėjmė pėrpekje tė pėrgjithshme kudo qė jemi,qė tė rrisim,gjithnjė e mė shumė-ditė pas dite -numrin e miqėve dhe forcimin e lidhjeve tona me botėn -pikerisht atė Botė Perėndimore,tė cilės i madhi ynė Naim Frashėri i referohej qė nė atė kohė:

Jak' o ditė e uruar
Qė vjen nga tė Perėnduar



Faqja e parė-ballina e gazetės sė perditshme amerikane "Daily News"e N.Yorkut tė premtėn e 28 janarit botoi njė intervistė reprezentuese me Ibadete Thaēin e cila nga minat e terroristėve serb montuar,kudo nė Kosovė,humbi tė dyja kėmbėt.

Ibadetes shpesh i kujtohen ditet nė spitalin e Prishtinės ku kishte thotė ajo shumė njerėz,fėmijė e tė rritur me kėmbė tė humbura.Kah prilli pret kthimin e pritur pėr nė Kosovė.

Ibadetja ishte fėmija mė i hareshėm ndėr tė gjashtėt e familjes-thotė nėna e saj.-Dua tė shkojė prap nė shkollė dhe tė takoj shokėt dhe shoqet e mija-thotė prerė 14 vjeēarja kosovare tė cilen e bren malli pėr Kosovėn.

kliko:KUJDES MINAT
ATTENTION LAND MINE


Paqja do tė vijė, kur serbėt tė pranojnė krimin e tyre

Gjenevė, 10 janar (Kosovapress)
Ėshtė titulli i intervistės qė Kadareja i dha gazetares Joėlle Kunt, qė u botua nė tė pėrditshmen zvicerane « Le Temps », mė 30 dhjetor 1999 dhe u ribotua te „Zėri i Kosovės"
Le Temps : Sapo keni kaluar njė javė nė Kosovė. Ē’pėrshtypje keni nga kjo vizitė ?
I. Kadare :
Ka 20 vjet qė nuk kam qenė atje. Ishte hera e parė, qė pash Kosovėn e ēliruar nga administrimi serb. Pash njė popull qė ka nevojė pėr tė jetuar, mirėpo i cili pandėrprerė ngacmohet, provokohet. Nėse paramilitarėt serb nė Mitrovicė, shėtisin rrugės duke iu klithur shqiptarėve : »Do tė kthehemi sėrish, do t’ju vrasim dhe do t’i dhunojmė prapė gratė tuaja », atėherė, nuk do tė ketė asnjėherė qetėsi. Aktualisht atje nuk ka kushte pėr paqe. Po ju jap njė shembull : Nė njė anė, njė fshat i shkatėrruar shqiptar, familjet e tė cilit banojnė nė tendė. Ėshtė ftohtė dhe jeta ėshtė tmerrėsisht e rėndė. Nė anėn tjetėr, pėrballė njė shtėpi serbe, e mbrojtur dhe e revitalizuar nga KFOR-i familjes serbe qė banon aty, nuk i mungon asgjė. Deri kėtu s’kemi asgjė ē’tė themi. Por, ē’bėn kjo familje serbe ? Ata dalin nė ballkon, dhe para syve tė familjeve shqiptare qė banojnė nė tenda, fillojnė ahengjet e tyre, me tė gjitha tė mirat e sjella nga KFOR-i, si lėngje frutash, portokajsh dhe banane, sikur duan tė thonė se ata janė tė preferuarit e bashkėsisė ndėrkombėtare. Kjo sjellje ėshtė cinike e nėnēmuese, dhe s’ka sesi tė mirret ndryshe nga shqiptarėt, pos si provokacion. Provokimet e tilla nuk kanė tė ndalur. Kjo i ēon ata, drejt njė qėndrimi hakmarrės. Mendoj se Millosheviq ka njė skenar tė pėrgatitur, pėr tė ushqyer hakmarrjen shqiptare dhe kjo ėshtė njė minierė ari pėr atė. Pikėrisht pėr kėtė, ua kam tėrhequr vėrejtjen shqiptarėve tė Kosovės, qė tė mos bien nė kurthin e hakmarrjes. Hakmarrja jo vetėm qė nxin interesat e tyre, por ajo edhe moralisht ėshtė e dėnueshme. Kėtė e kam thėnė shumė shpesh gjatė qėndrimit tim nė Kosovė dhe pėr kėtė jam dėgjuar nga tė gjithė ata. Po pėr kėtė kam shkruar edhe njė artikull nė gazetėn « Le Monde ». Pėr ēudinė time tė madhe, shkrimtari grek Vassili Vassilikos, njė njė letėr tė rubrikės sė lexuesve tė kėsaj gazete, mė akuzon se gjoja unė e arsyetoja hakmarrjen e shqiptarėve! Kjo ėshtė e pakuptimtė. Duhet patur njė degradim absolut tė moralit tek ai shkrimtar, e cili nė atė mėnyrė i keqpėrdor fjalėt e mija, pėr ta thėnė tė kundėrtėn e asaj qė e kam thėnė unė. Mirėpo, ē’ti bėsh, kur degjenerimi i intelektualėve ėshtė njė fakt madhor i kėtij shekulli.
Le Temps : Ka dhjetė vjet, qė nė pjesėn mė tė madhe tė shkrimeve tuaja pėr Kosovėn gjejmė kėtė ide „tė sė keqes", e cila ka pėrfshirė pjesėn mė tė madhe tė botės. Nga vjen kjo ide „e sė keqes"?

I.Kadare :

Jemi duke pėrjetuar gati njė katastrofė morale. Vetėm njė katastrofė e tillė morale lejon qė t’i vlerėsojmė me tė njėjtinkut si viktimat, ashtu edhe xhelatėt e tyre. Kėtė e kam theksuar pandėrprerė, edhe kur ėshtė ēėshtja e Kosovės : nuk po flasim mė pėr tė vdekurit shqiptarė, sikur kėto vdekje janė bėrė banale, edhe pse vrasje tė tilla tani ka ēdo ditė dhe nė mėnyrė konstante. Tani mė, po flasim vetėm pėr vrasjen e serbėve, dhe po shihet se ky fenomen ėshtė bėrė edhe pėrparėsi e bashkėsisė ndėrkombėtare. Kjo po shkakton ngritjen e mitit tė pamundėsisė sė njė paqeje nė kėtė rajon tė Ballkanit. Kjo favorizon hienat qė kėrkojnė krime dhe gjak. Pėr tė patur rehati kėtu, duhet ndėrprerė tė gjitha kėto provokime, duke pėrfshirė kėtu edhe provokimin mė tė madh, mbajtjen peng tė mbi 7000 shqiptarėve nė Serbi, tė cilėt janė marrė me dhunė, gjatė tėrheqjes sė armatės sė Beogradit. Nėse dėnohet marrja peng e njerėzve nė Ēeēeni, pse mos tė dėnohet edhe ky rast ? E shoh tė pamoralshme, qė sot gjithnjė i survejojmė veprimet e shqiptarėve, e nė anėn tjetėr nuk ndėrmarrim asgjė pėr t’i evituar shkaqet e burimeve tė kėtij nervoziteti tė tyre. Shqiptarėt nuk mund tė jenė njerėz tė pėrkryer, engjėj nė Ballkanin barbar. Duhet kėrkuar nga tė gjithė qė tė pėrmisohen.
Le Temps : Si tė bėhet kjo konkretisht ? Pasi pėrkundėr apeleve, duke iu referuar nga vlerat e larta njerėzore, nė situatėn aktuale kėto kanė mbetur apele tė kota ?

I.Kadare :

Po ju them sinqerisht : nėse kam njė ėndėrr tė madhe, atėherė, ajo ėshtė qė ta shoh Ballkanin e paqėsuar, e mbi tė gjitha, t’i shoh Shqiptarėt dhe serbėt tė paqėsuar ndėrveti. Do tė duhet filluar qė tė bėhet presion mbi Serbinė, nė mėnyrė qė ajo tė pranojė krimin e vet, tė ushtruar ndaj popullit shqiptar tė Kosovės. Nėse ajo do ta bėnte kėtė, atėherė, shpirtrat e shqetėsuar tė Kosovės, do tė fillojnė ta gjejnė qetėsinė e tyre. Shqiptarėt do tė jenė tė qetėsuar, kurse serbėt do tė lehtėsoheshin nga ndjenja e tyre, se ata kanė tė drejtė tė vrasin shqiptarė. Pranimi i kėtij krimi, nuk do tė jetė njė akt moralizues, por si rezultat i menjėhershėm dhe konkret i tij, do tė jetė ulja e tensioneve dhe hapja e horizonteve tė reja. Kjo do tė ndryshonte rrėnjėsisht klimėn psikologjike nė Ballkan. Unė s’e kuptoj dot, pse nuk insistohet mė shumė nė pėrparėsitė e kėtij aspekti. Po bėhet e kundėrta : po kėrkohet nga shqiptarėt qė t’i falin serbėt ! Kjo nuk ėshtė vetėm mizore por ėshtė edhe raciste. Nėse serbėt do tė fillojnė tė vėnė nė lėvizje tė parėt mekanizmin e kėrkesės sė faljes, atėherė, kjo do tė shoqėrohej me njė pėrgjigje tė njejtė pozitive tė shqiptarėve. Mirėpo, ata nuk po e bėjnė kėtė. Madje, kėtė nuk po e bėnė as opozita serbe. Pikėrisht nė njė qytet si Nishi, i cili mbahet nga opozita serbe, u dėnua me 12 vjet burg, poetja shqiptare Flora Brovina, me akuzė se ka mbrojtur idenė e njė « Shqipėrie tė madhe » !
Le Temps : Si e shpjegoni kėtė ?

I.Kadare :

Opozita serbe ėshtė ngėrthyer nė tė njetin mit pėr Serbinė e madhe, nė tė njetėn mitologji historike, qė sipas saj, Kosova ėshtė zemra e kombit serb. Njė pjesė e kėsaj opozite, nė tė vėrtetė s’ėshtė gjė tjetėr, pos njė marionetė nė duartė e Millosheviqit. Pas luftės sė Dytė Botėrore, Gjermania dėnoi krimet naziste, qė ishin bėrė nė emėr tė saj. Ky ka qenė njėri ndėr kushtet kryesore, qė ajo tė kthehej nė skenėn politike. Para njė provimi tė tillė fundamental ėshtė edhe opozita serbe : ajo do tė bėhet e pavarur, e lirė dhe e aftė pėr tė bėrė politikė, vetėm nėse pranon tė dėnojė krimin serb nė Kosovė.
Le Temps : Mirėpo, krahasuar me Gjermaninė e 1945-ės, Serbinė askush nuk ėshtė duke e detyruar pėr ta bėrė kėtė ?

I.Kadare :

Nė botėn tonė kemi njė mungesė koherence tė moralit. Pikėrisht nga kjo, tanimė nuk po insistohet nė kėtė aspekt. Shi pėr kėtė, madje po e bėjmė edhe tė kundėrtėn, siē ėshtė rasti me Zonjėn Karla de la Ponte, qėndrimi i paparanueshėm i sė cilės, bėn qė tė barazohen krimet e njėrės palė me tė tjetrės. Pėrse kjo Zonjė dėshiron qė me ēdo kusht, tė sjell « gjithashtu » edhe shqiptarėt, para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės tė cilėn e drejton ajo? Unė s’e kuptoj dot kėtė. Nėse ajo dėshiron tė zėrė kriminelė shqiptarė, madje edhe pėr tė dhėnė shembul, atėherė, le ta bėjė kėtė duke i dėnuar kriminelėt e shumtė nė Shqipėri, pasi ata janė fatkeqėsia e vendit tim. Do tė isha i pari qė do ta falenderoja pėr kėtė, meqė nė pėrgjithėsi mė neverisin banditėt e ndryshėm, atėherė, mafia dhe banditėt shqiptarė mė neverisin dyfish mė shumė. Mirėpo, ē’tė thuhet pėr kėtė barazim tė saj nė mes tė krimit serb dhe shqiptar ! Ajo, ose duhet tė jep spjegime lidhur me kriminelėt qė do t’i arrestojė, ose ajo duhet t’i tėrheq fjalėt e shqiptuara rėndė, pasi ato bartin paragjykime.
Le Temps : Lidhur me Ballkanin, tek perėndimorėt dominon njė frigė e madhe : se do tė duhet filluar ripėrcaktimin e kufinjėve nė Evropė. Kjo do tė ishte nė kundėrshtim me tė gjitha ato qė janė bėrė, qė nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo do tė ishte nė kundėrshtim edhe me Kartėn e Helsinkit ?

I.Kadare :

E pranoj se ėshtė vėshtirė tė ndrrohen kufinjt nė Evropė, mirėpo, nėse serbėt rikthehen prapė nė Kosovė, kjo do tė jetė edhe mė e vėshtirė. Nga dy tė kėqija, duhet zgjedhur mė tė vogėlen dhe duhet pėrpjekur pėr krijimin e njė klime tė re. Duhet tė pėrkujtojmė, se njė pjesė e intrigave ballkanike, rrjedhin nga intrigat evropiane. Krijimi i Jugosllavisė sė 1918-ės, ka qenė njė veprim mjaft i dyshimtė. Atėbotė, serbėt u gjendėn nė krah tė fituesve, e veēanėrisht tė Rusisė, kurse shqiptarėt ishin tė izoluar. Atėbotė, serbėt kėrkonin kompenzim pėr Atentatin e Sarajevės, dhe nė njėfarė mėnyre u shpėrblyen me marrjen e Kosovės. Askush nė atė kohė, nuk e ka pyetur popullin e saj pėr kėtė. Pėr politikanėt cinikė, popullata e saj, kishte vlerėn e pyejeve dhe tė kafshėve. Askush nuk do ta konsultojė kėtė popullatė, as pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur Italia fashiste ia kishte bashkangjitur atė Shqipėrisė, qė pastaj ajo prapė t’i jipej Jugosllavisė. Askush, nuk u brengos pėr masakrat qė bėnte Jugosllavia komuniste ndaj atyre « nacionalistėve » qė pretendonin tė refuzojnė dominimin serb nė Kosovė. Nė vitin 1981, kur shqiptarėt u ngritėn pėr tė kėrkuar krijimin e njė republike nė kuadėr tė Jugosllavisė, kjo u konsiderua si « krim ». Edhe sot dominon ky interpretim : Pavarėsia e Kosovės konsiderohet si krim, ēka do tė thotė se liria konsiderohet si « krim ».
Le Temps : Nė intrigat aktuale perėndimore, cilėt janė miqtė dhe cilėt janė armiqtė e popullit shqiptarė?

I.Kadare :

Kjo ėshtė vėshtirė pėr t’u pėrcaktuar. Ndoshta nė kėto konflikte, pjesa anglo-saksone ishte mė afėr shqiptarėve se se ajo latine. Gjatė kohės sė periudhės fashiste, tė vetmin vend nė Evropė qė e pushtoi Italia, ishte Shqipėria. Pėr kėtė, ajo asnjėherė nuk ka kėrkuar falje pėr masakrat qė ka bėrė. Pra, ajo ka njė borxh moral ndaj Shqipėrisė, dhe jo vetėm qė nuk e ka larė kėtė borxh, por ajo mbajti edhe njė qėndrim armiqėsor ndaj saj. Krahasojeni kėtė me Portugalinė e vogėl, e cila me daljen e tėrė popullatės nė rrugė, pagoi haraēin e saj ndaj Timorit Lindor, kurse nė Itali, ka njė civilizim shumė tė ulėt poltik. Grekėt tanimė janė ndezur flakė pėr ortodoksinė. Ata i shesin mend tėrė botės, por asnjėherė nuk denoncuan masakrat e bėra nė Kosovė. As Mikis Theodorakis, as Vassilis Vassilikos, nuk kanė shqiptuar asnjė fjalė. Heshtja e tyre, bėnė qė tė lihet nė harresė pėrgjegjėsia e Greqisė kundėr ēamėve, e kryer pas Luftės sė Dytė Botėrore. Shtetet qė kanė bėrė krime, janė duke i pėrsėritur ato, ose po heshtin ndaj krimeve qė po bėhen tjetėrkund. Kjo bėnė qė tė vazhdojė ende fryma e hakmarrjes, e kjo ėshtė e pafalėshme. Nė Francė, unė kamė konstatuar njė solidaritet tė madh tek populli, por nganjėherė, disa intelektualė nuk kanė qenė sa duhet tė qartė. Pėrse njė editorialist nė « Figaro magazine » shkruan se : nga Kosova sot janė shpėrngulur serbėt, romėt dhe « hebrenjt », kur dihet botėrisht se hebrenjt gjithmonė janė mirėpritur pa asnjė rezervė nga shqiptarėt ? Kjo ėshtė njė shpifje e kulluar dhe perverse, e krijuar me qėllim tė nxirjes sė njė populli.
Le Temps : UĒK-ja dhe ndikimi i saj pėr keqpunim nė Kosovė, ėshtė bėrė objekt i njė varg kritikave. Ē’mendoni ju pėr kėtė ?

I.Kadare :

UĒK-ja ėshtė bėrė viktimė e njė demonizimi, tė ndikuar nga klishetė dhe skenarėt serbė. Ajo ėshtė akuzuar herė si komuniste, islamiste e mafioze, madje edhe nė shėrbim tė Serbisė ! Si rezistencė e armatosur, nuk pėrjashtohet mundėsia edhe qė tė jenė bėrė gabime. Nganjėherė edhe unė kam dėnuar qėndrimin e saj, sidomos nė Rambouillet. Mirėpo, kėtu nuk duhet pėrzier tė gjithė, pasi kemi tė bėjmė me njerėz qė kanė sakrifikuar jetėn e tyre. Ata akuzohen edhe pėr terrorizėm, por ku, nė ē’vend ata mbollėn terror ? Nė Evropė, nė Serbi ? A besoni ju, se nuk ka tre shqiptarė shpresėthyer, tė cilėt do tė mund tė futnin njė bombė nė thes, dhe do tė bėnin qė ajo tė ēonte nė ajėr njė ambasadė, njė hotel apo diē tjetėr ? Mirėpo, ata nuk e bėnė kėtė. Akuzat kundėr tyre janė njė dobėsi e madhe. Pikėrisht nga kėtu buron urrejtja e tė ligjeve ndaj trimave. Mbi tė gjitha kėtu mendoj pėr pacifistėt shqiptarė, pasi ata kanė akuzuar UĒK-nė, se ėshtė agjente e serbėve !
Le Temps : Ju gjithnjė ankoheni pėr imazhin e keq tė Shqipėrisė qė i ėshtė bėrė nė Evropė. Nė anėn tjetėr librat tuaj nuk kanė qenė tė huaja pėr tė. Unė vetė kam gjetur nė to njė univers mjaft tė tmerrshėm, tė pakuptueshėm ?

I.Kadare :

Nė tė vėrtet, nė veprėn time ju gjeni njė tabllo mjaft tė zymtė tė vendit tim. Unė jam mjaft i rreptė ndaj popullit tim, nuk e glorifikoj atė. Pėrkundėr kėsaj, hiq sllovenėt, mendoj se sot ai ėshtė populli mė i emancipuar i Ballkanit. Kjo nuk po shihet, pasi ai tani gjindet mu nė syrin e ciklonit qė e ka pėrfshirė. Mirėpo, ai ėshtė populli i vetėm qė nuk ėshtė i ngarrkuar me nacionalizėm shovenist dhe me agresivitet ndaj popujve tė tjerė tė kėtij rejoni. Ai ėshtė shumė kritik ndaj vetvetes, madje nganjėherė edhe tepėr, dhe se nuk ka asnjė kėngė dhe asnjė doktrinė kundėr tė tjerėve. Shqipėria nuk ka sulmuar kurrė asnjė vend, por ia ka bėrė tė keqen vetes. Jam i ashpėr kundruall klasės sė tij politike, tė vogėl e meskine, por ajo ėshtė e liruar nga shovenizmi. Pra, populli shqiptar ėshtė nė pozita shumė tė mira, pėr tė biseduar dhe kooperuar me fqinjėt e tij. Kemi profetizuar se shqiptarėt e Maqedonisė, « do tė hedhin vaj nė zjarrin e luftės » pėr shkak tė Kosovės, por kjo nuk ndodhi. Nuk mund ta dimė se ē’do tė bėjnė shqiptarėt nė tė ardhėshmen, por edhe nuk mund tė krijohet ndonjė doktrinė, sipas sė cilės tė gjithė popujt qė duan, mund tė jetojnė bashkarisht, por jo edhe shqiptarėt. Pasi ky do tė ishte edhe njė provokim tjetėr.

Home
Kthehu