Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!
Nė njėvjetorin e ndarjes fizike prej nesh

Jashar Salihu, luftėtari dhe diplomati i pėrkushtuar pėr lirinė e Kosovės



Jashar SALIHU Prishtinė, 18 dhjetor 2001-Qė nė fillim tė Aksionit pėr Pajtimin e Gjaqeve nė Kosovė, nė vitin 1990, ndėr personat e parė, ish-tė burgosur politikė, ku do tė drejtoheshim pėr ndihmė, do tė ishte Jashar Salihu. Ashtu siē kishim pritur, ai nuk do tė ngurronte aspak pėr tė na ndihmuar, dhe, nė kėtė mėnyrė edhe pėr tė na dhėnė forcė qė ta tejkalonim shijen e hidhur qė na e kishte shkaktuar refuzimi “diplomatic” qė kishim marrė nga radha e disa ish-tė burgosurve tjerė, mė tė moshuar, tė trevės sė Dukagjinit.
Anėtari i Lėvizjes Nacional-Ēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ), i angazhuar nė Komitetin e Deēanit, kėshtu, pas 4 vitesh tė kaluara nė burgjet serbe, po ridėshmonte bindjen e tij se rruga e ēlirimit tė Kosovės dhe viseve tė saj, nė radhė tė parė duhet tė kalojė pėrmes pajtimit dhe bashkimit tė
shqiptarėve, se ēlirimi, nė mos i pamundur, do tė jetė njė proces tejet i vėshtirė po qe se do t'i gjente shqiptarėt nė hasmėri me njėri-tjetrin. Dhe, kėshtu, po e nderonte edhe drejtuesin dhe bashkėveprimtarin Jusuf Gėrvalla; zgjedhja qė i kishte bėrė pėr bashkėpunėtor sėrish po ridėshmohej e qėlluar.
Prandaj, duke e pėrvetėsuar si moto jetėsore thėnien e Jusufit: "Nė ballė tė kėtij populli dhe te kėmbėt e kėtij populli", Jashar Salihu do tė jetė i pandalshėm. Ai do tė troket nė sa e sa dyer tė odave tė shqiptarėve dhe do t'i lus ata me tėrė qenien e tij qė tė mbyllnin hasmėritė, tė falnin njėri-tjetrin, ta shtrinin dorėn e pajtimit-tė bashkoheshin.
Faktikisht kjo lutje dhe lutjet tjera tė natyrės sė tillė, ishte lutja e vetme qė njihte nė tėrė jetėn e tij. Dhe, ai dinte se kur duhej edhe tė dilte nė ballė. Jo rastėsisht, mė 1 maj tė vitit 1990, do ta drejtojė tubimin te Verrat e Llukės, ku kishte mė se 500 mijė tė pranishėm nga tė gjitha trevat shqiptare, ku do tė arriheshin 106 pajtime; 62 gjaqe, 25 plagė dhe 19 ngatėrresa.

Njeriu qė nė ēantė kishte milionat, bukėn e hante me domate

Njė fakt qė s'duhet harruar me kėtė rast: tubimi, fillim e mbarim ishte vrojtuar nga policia serbe, e cila pėr tė demonstruar forcėn e vet kishte ardhur edhe me njė mori autoblindash. Prandaj, pėr t'ia kujtuar se nuk e kishin harruar "fajin" qė kishte bėrė Jashari, nė fund tė kėtij viti e arrestojnė dhe e torturojnė tmerrėsisht, barbarisht. Por, asgjė nuk pėrfundon me kaq; ndjekja e tij do tė vazhdojė edhe mė tutje, nė ēdo hap, gjer aty sa ta detyrojnė tė marrė rrugėn e mėrgimit. Mirėpo, Jashari nuk ishte nga ata djem tė Kosovės qė largėsia nga atdheu do t'ia zbehte apo shuante dashurinė dhe pėrkushtimin pėr lirinė e tij.
Pėrkundrazi, veprimtaria e tij politike, nė kuadėr tė ish-LPK-sė, vetėm se do tė shėnojė ngritje dhe do tė marrė dimensione tė reja, tė shumanshme; duke qenė paraprakisht nė hierarkinė mė tė lartė drejtuese tė saj, me nismėn e tij nė vitin 1993, do tė formohet Fondi "Vendlindja thėrret", fond i cili fillim e mbarimin ka qenė nė funksion tė formimit tė vetėfinancimit tė luftės ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Qė nga ky vit, pra qė nga koha e themelimit, Jashar Salihu ka qenė kryetar i Kėshillit pėr Administrimin e Fondit "Vendlindja thėrret". Porse, ai nuk ishte njeri i zyrės, nuk dinte dhe nuk ia ka lejuar kurrė vetes qė ta kalojė kohėn vetėm nė tė; nė kontakte tė vazhdueshme me bashkatdhetarė ka derdhur tė gjithė energjinė tij, nė mėnyrė qė fondi tė fuqizohej me mjete; qė, kėshtu, pėr ushtarėt e UĒK-sė tė siguroheshin sa mė shumė armė dhe pajime tė luftės. Dhe, fjala e tij, dhe shembulli i tij, kanė gjetur gjithnjė pėrkrahje. Ndryshe nuk mund tė mendohet tė ndodhte me njė njeri tė devotshėm gjer nė vetėmohim, siē ishte Jashar Salihu, i cili me ditė dhe net tė tėra, pėr shkak tė aktivitetit nė shėrbim tė luftės nė Kosovė, nuk mund tė kthehej dhe tė shijonte ngrohtėsinė familjare, ta pushonte qoftė vetėm pėr pak ēaste trupin e dėrrmuar nga torturat nėpėr burgje.
Ai as nuk kishte makinė e as nuk dinte si ishte tė ulej nė restorante a hotele, pėr ta ngritur njė gotė apo pėr ta ngrėnė njė kafshatė bukė. Janė tė panumėrta netėt kur Jashari kthehej tejet vonė nga tubimet me bashkatdhetarėt, nga takimet me diplomatė perėndimorė apo pėrfaqėsues tė mediave, dhe nė Redaksinė e "Zėrit tė Kosovės", ku ishte edhe zyra e Fondit, merrte pėr tė ngrėnė njė kafshatė bukė, shpeshherė tė sa e sa ditėve mė parė, me njė domate a me peshk tė konzervave (ushqimi mė i lirė nė Zvicėr) dhe pinte ndonjė gotė ujė nga uji natyral apo, po tė ndodhej, i gazuar, ndėrkaq qė ēantėn e kishte pėrplot me para. Thjesht, ishte e paparamendueshme qė nė radhė tė parė tė mos ndodhte pėr tė na u afruar dhe pyetur se si na shkojnė punėt me gazetėn, a kemi informata nga fronti i luftės nė Kosovė, dhe, duke qenė edhe nė kontakt tė vazhdueshėm me luftėtarėt e lirisė, tė na sillte informata tė dorės sė parė. Para opinionit ndėrkombėtar i thoshte troē aspiratat e Kosovės
Kėtė privilegj nuk e ka gėzuar vetėm "Zėri i Kosovės". Janė tė panumėrta mediat perėndimore, tė cilat duke qenė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me tė, pėr lexuesit e tyre plasonin top informata nga lufta nė Kosovė, duke pėrhapur kėshtu edhe tė vėrtetėn e kėsaj lufte, ashtu siē janė tė shumtė gazetarėt dhe reporterėt qė kanė hyrė nė Kosovė pėrmes tij, pėr tė raportuar prej andej. ”Shqiptarėt e Kosovės janė evropianė dhe nuk kanė lidhje me vendet islamike. Ata janė tė vendosur tė luftojnė deri nė fund”, i ka deklaruar Jashar Salihu gazetės amerikane "The Christian Science Monitor" tė datės 16 prill 1998, duke mbrojtur kėshtu dhe pėrhapur tė vėrtetėn pėr shqiptarėt dhe vlerat civilizuese perėndimore, tė luftės sė UĒK-sė, njėkohėsisht duke demantuar propagandėn antishqiptare tė regjimit kriminal tė Milosheviqit dhe satelitėve tė tij.
Prandaj, nė sensibilizimin e opinionit perėndimor me tė vėrtetėn pėr luftėn e drejtė tė Kosovės kundėr forcave kriminale tė Milosheviqit, roli i Jasharit ėshtė i pazėvendėsueshėm, dhe, rrjedhimisht, po dėshmohej se jorastėsisht nė kuadėr tė Drejtorisė Politike tė UĒK- sė, ishte anėtar i Grupit pėr Marrėdhėnie me Jashtė, ndėrkaq qė mė vonė do tė jetė pėrfaqėsuesi i parė diplomatik i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės, nė Zvicėr. Ana tjetėr qė e shquan atė, qė nuk do duhej harruar pėr asnjė ēast,ėshtė ajo se Jashar Salihu, ishte, siē thotė njė fjalė, edhe i gishtit: kėtė e ka dėshmuar sa e sa herė duke qenė krah pėr krah luftėtarėve tė lirisė edhe nė frontin e luftės, nė detyra tė karakterit tė veēantė.
Jashari nuk dinte tė moralizonte nė raport me bashkatdhetarėt. Gjithnjė printe me shembullin personal, dhe, me tė drejtė, gjėrat I thoshte troē: kėrkonte prej tyre tė pėrmbushnin gjithanshėm obligimin ndaj UĒK-sė dhe lirisė sė Kosovės, dhe e quante pėr fyerje qė ky tė degradohej duke u cilėsuar si ndihmė.
”Kosova nuk ka nevojė pėr lėmoshė”,- thoshte ai, ndaj saj kemi obligime, vetėm borxhe. Troē i thoshte edhe para opinionit ndėrkombėtar aspiratat e Kosovės, dhe tregonte rrugėn qė do tė ēonte nė zgjidhjen e ēėshtjes sė saj: "Tė vetmet bisedime tė pranueshme midis shqiptarėve dhe Beogradit janė ato qė do tė pėrcaktonin kufijtė midis Serbisė dhe Kosovės", do tė shprehej pėr tė njėjtin numėr tė gazetės "The Christian Science Monitor".
Prandaj, o njerėz tė mirė, duke qenė i brumosur me pikėpamje tė tilla progresiste - duke e konsideruar borxhin ndaj Kosovės si diēka qė kurrė s'mund tė thuhet se tani ėshtė pėrmbushur, Jashari s'kishte se si tė vdiste ndryshe, vetėm se me sy ēelė. Ajo qė ngjau me tė mė 17 dhjetor tė vitit tė shkuar, nė spitalin kantonal tė Araut tė Zvicrės, e ka fillesėn qė nė pranverėn e vitit 1981. Qė nga burgu i Pejės, pastaj ai i Foēės. Mos e kėrkoni askund tjetėr shkakun. Mos tė humbet kot kohė nė kėtė drejtim. Nė vend tė kėsaj tė vazhdohet dhe tė ēohet pėrpara ideali i tij dhe i brezave tė tėra me radhė. Dhe, tė mos harrohet ai dhe bashkėluftėtarėt e tij dėshmorė, pėrkujdesi dhe nderimi i familjeve tė tyre.(Nga Lulėzim Etemaj)

Me rastin e ndarjes prej nesh(17 dhjetor 2000) tė Patriotit tonė tė Madh-tė nderuarit tė respektuarit dhe tė adhuruarit tonė JASHAR SALIHUT-Ereniku dhe EREVIZIONI 2000,iu shprehin ngushllime,duke ndarė dhėmbjen nė keto ēaste tė hapėrimeve tona tė para,tė lira nė Kosovėn e dashur,mbarė familjes sė tij dhe mbarė fshatarėve tė Batushės,Rekes sė Keqe dhe bashkėveprimtarėve tė tij!

ereniku:LAVDI J.SALIHUT
 Nergut pėr erenikun Baneri ėshtė punuar nga I.SADIKI,
i cili ne emėr te redaksisė se Erenikut
dhe Erevizionit pergatiti kėtė pėrkujtim me rastin e
vdekjes se patriotit tė pa epur Jashar Salihu:
Ne vitet e pesėdhjeta, atėherė kur populli shqipėtar "hiqte tė zit e ullirit" nga regjimi rankoviqian,nė njė fshat malor tė Malsisė sė Gjakovės, nė Rekėn e Keqe,rrėnzė Bjeshkėve tė Nemuna,buzė Erenikut,nė fshatin Botushė,nė familjen e varfėr dhe tė urtė Salihu,lindi me 10.2.1953,fėmija i katėrt Jashar Salihu,(djali mė i vogėl i familjes). Shkollėn fillore e kreu nė Molliq, kurse tė mesmen nė Gjakovė ndėrsa fakultetin Filozofik- degėn e gjuhės Angleze e kreu nė Prishtinė. Pas kryrjes sė fakultetit filloi punėn profesor pranė Gjimnazit "Vėllezrit Frashėri" nė Deēan. Gjatė kohės sė studime iu bashkangjit lėvizjes studentore tė udhhequra nga Jusuf Gėrvalla.Gjatė shėrbimit ushtarak nė armatėn jugosllave,zbulohet grupi i tij dhe nxirret para gjuqit jugosllav ku denohet me tetė vjet burgim, nga tė cilat i mban katėr. Burgun e mban nė Pejė dhe Foqė tė Bosnjes,ku njė kohė tė gjatė si shok dhome kishte edhe Presidentin e Bosnjes Alia Izetbegoviqin. Pas daljes nga burgu Jashari kaloi njė kohė tė veshtirė duke u pėrballuar me "leqitje" dhe pėrbuzje nga regjimi jugosllav dhe dora e zgjatur e tij. Filloi tė punoi si bujk i thjeshtė duke rrokur kosen dhe shatin qė vetem e vetem mos tia shtrijė doren anmikut. Nė arsim nuk e pranuan mė duke e shpallur si tė pa deshiruar. Tė njejtin fat e pati edhe i vėllai i tij tani i ndjerė Mr. Hajdar Salihu(mėsues,shkrimtar dhe aktor),i cili menjiherė pas ramjes sė Jasharit nė burg largohet nga arsimi. Nė vitet e 90 Jashari iu bashkua Lėvizjes sė Pajtimit tė Gjaqeve ku arriti kulminacionin nė Verrat e Llukės ku vetė e udhėhoqi tubimin me ē'rast u falen 60 gjaqe e mė shum se 100 plagė e ngatėrresa. Veprimtarija e Jasharit i pengoi forcat Serbe tė cilat nė fund tė 91 e arrestuan dhe e rrahen pėrvdekje, por falė fatit i shpėtoi mė tė sė keqes. Nė vitin 92 emigroi nė Zvicėrr ku pėr asnjė moment nuk e pushoi aktivitetin e tij. Me fillimin e luftės Jashari ngjeshi Uniformėn dhe ju bashkangjit forcave Ēlirimtare deri nė diten e fundit. Pas ēlirimit Jasharit i erdhi nji "dhurat nga Zoti", semundje e rėndė e cila e detyroi pėr nė rrugė e gjatė tė amshimit. Lirinė e Kosovės e mbrrini por nuk arriti ta shijoj dhe ta gėzoi pėr tė cilen shkriu aq mund e shėndet. I mbylli syt larg vendlindjes, nė Zvicėrr, duke mos vdekur kurrė. Pas vete la tre djem, shum shokė dhe idealist. I qoftė i lehtė dheu i Tokes Mėmė Kosovė. Lavdi Lavdi Jashar Salihu!

Nderime te larta-Prishtinė 21 dhjetor 2000



Aarau,17 dhjetor 2000

Vdiq veprimtari i palodhur i ēėshtjes kombėtare z. Jashar Salihu

Jashar SALIHU
Aarau, 17 dhjetor/00-Sipas njoftimit tė parė nga Kosovapress-Mbrėmė nė Zvicėr, pas njė sėmundje tė rėndė, nė spitalin kantonal tė Aaraut, nė moshėn 47 vjeēare, vdiq atdhetari dhe veprimtari i palodhshėm i ēėshtjes shqiptare, Jashar Salihu. Jashar Salihu u lind mė 10. 2. 1953 nė fshatin Botushė tė Gjakovės. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Mulliq, tė mesmen nė Gjakovė, ndėrkaq studimet i kreu nė Prishtinė, nė Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhės Angleze dhe pas pėrfundimit tė studimeve fillon tė punojė nė Gjimnazin "Vėllezėrit Frashėri" nė Deēan, si profesor i gjuhės angleze. Rruga jetėsore, nėpėr tė cilėn kaloi Jashar Salihu ishte rruga e luftės dhe e pėrpjekjeve pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Duke mos u pajtuar me gjendjen e rėndė tė popullit shqiptar nė ish- Jugosllavi, qė nė fund tė viteve tė 70-ta iu bashkohet qarqeve ilegale...