Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Naim Frashėri

BAGĖTI E BUJQĖSIJA

O malet e Shqipėrisė! E ju o lisat e gjatė,

Fushat e gjera me lule, q’u kam nėr mėnt dit’ e natė,

Ju bregore bukuroshe e ju lumėnjt’ e kulluar,

Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė gjelbėruar!

Do tė kėndonj bagėtinė, qė mbani ju e ushqeni,

O t’vėndethit e bekuar, ju mėndjenė ma dėfreni!

Ti, Shqipėri mė ep nderė, mė ep emėrin Shqipėtar,

Zemrėnė ti ma gatove plot dėshirė dhe me zjarr.

Shqipėri! Ņ mėma ime! Ndonėse jam i mėrguar,

Dashurinė tėnde kurrė, zemėra s’e ka harruar.

Kur dėgjoj zėthin e s’ėmės, qysh e lė qengji kopenė,

Blegėrinė dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,

Edhe nė i prefshin udhėn njėzetė a tridhjetė vetė

E ta trembin, ajy s’kthehet, po shkon nė mest si shigjetė.

Ashtu dhe zemėra ime mė le kėtu, tek jam, mua,

Vjen me vrap e me dėshirė aty nė viset e tua.

Tek buron ujėt e ftohtė, edhe fryn veriu nė verė,

Tek mbin lulja me gas shumė e me bukuri e m’erė,

Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,

Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam mėnt’ e mija;

Atje lint diell’ i qeshur edhe hėna e gėzuar,

Fat’ i bardh’ e mirėsija n’atė vėnt janė mbluar;

Nat’ atje ‘shtė tjatrė natė, edhe dita tjatrė ditė.

Nė pyjet e gjelbėruar, atje rrinė Perėnditė.

Mėndje! Merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,

Nga brenga, nga thashethemet, nga rrėmuja nga rrėmeti.

Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,

E qyqeja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,

Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,

Bashkė me shpestė edhe unė t’ja thėrres kėngės e t’ja them.

Tė shoh kecėrit e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėnte, dhitė,

Qiellin e zbukuruar, dhenė me lul’ e me dritė.

Vashė bukurosh’ e bariut, qė vjen me llėrė pėrveshur,

Me zemėr tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,

Me dy shqerrazė ndėr duar tė bukura, si dhe vetė,

Nė sythin t’ėnt e shoh gazė, qė s’e kam gjetur ndė jetė.

Dashi susk’ e me kėmborė, q’e ke manar, po tė vjen pas

Dhe qeni me bes’ i larmė, tė ndjek me dėshir’ e me gas;

Dashē Perėndinė, pa mė thua, amės na pe bagėtinė?

I lash’ atje pas mė tė gdhirė... jā atje pėrtej tek vinė!

O! Sa bukuri ka tufa, sa gas bije bagėtija!

Vinė posi mblet’ e plotė! I bekoftė Perėndija!

Nėpėr shesh’ e nėr bregore janė pėrhapur shqerrat,

E kecėrit nė pėr rripat, dhe gjethet e nė ferrat;

Sa me vrap e me gas bredhin, edhe lozin shoku me shok

Aty pėrhapenė me nxit, aty mblidhenė prapė tok,

Edhe prapė tufė-tufė, pėrhapenė duke bredhur,

Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur,

Nxitojn’ e s’lodhenė kurrė, edhe kur i mer urija,

Sicili futet nė tufė, suletė te mėm’ e tija,

Posa gjen mėmėn e dashur, edhe me vrap i hyn nė gji,

Rri mė gjunjė dhe zė sisėn, e qumėshtin e ėmbėl pi:

Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė e ndo dele,

Bir’ e vetėm e merr nė gji, me gas e me pėrkėdhele.

Sa tė mirazė ke dhenė! Zot i math e i vėrtetė!

E ē’nom tė hekur vure, pėr ēdo gjė q’ėshtė nė jetė!

Sa mė pėlqen blegėrima, zėr’ i ėmbl’ e i bagėtisė,

Qengji edhe kec’ i bukur, qė rri mė gjunj’ e pi sisė!

Pėrhapurė bagėtija, nė pėr sheshe, nė pėr brinja,

Nėr lajthi e nė pėr dushnja, ndėrr murriza, nė dėllinja,

Bijen zilet e kėmborėt, dhe fyelli e xhuraja,

Dhe mbleron e gjelbėrojnė fusha, male, brigje, maja,

Edhe gjithė gjė e gjallė, ndjen nė zemrė njė dėshirė,

Njė gas t’ėmbėl’ e tė shumė. O! Sa e bukur e sa e mirė!

Pelėn e ndjek mėz’ i bukur, lopės i vete viē pas,

Dellėndyshja punėtore, bėn folenė me tė math gas,

Ogiēi ikėn pėrpara, i bie tufės nė ballė,

Me zemrė tė ēelur shumė, vete si trimi me pallė,

Zoqtė zėnė kėng’ e valle dhe po kėrcejn’ e kėndojnė.

E nė pėr dega me lule, si engjėllit fluturojnė,

Larashi ngrihet pėrpjetė, thua q’i shpije Perėndisė,

Njė lėvdatė tė bekuar pėr gėzim tė gjithėsisė.

Qielli sa ėsht’ i kthiellt, e sa ėshtė zbukuruar!

E dielli sa ndrin bukur, mbi lulet e lulėzuar!

Gjithė kėto lule ē’janė? Qė u ngjallė me njė herė!

Nga qielli ke zbritur? Ver’ o e bukura verė!

Ēdo lulezė ka me vet-he, njė emėr’ e njė fytyrė,

Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj’ erė e njė ngjyrė,

Si dhe ēdo dra e ēdo pemė, edhe ēdo bar e do fletė,

Sa ėsht’ e bukur faq’ e dheut! S’tė zė syri gjė tė metė,

Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar?

A me tė matht tė ti Zoti prej parrajs’ e ka dėrguar?

... Veē njė njeri shoh pa punė dhe tė mjer’ e tė brengosur,

Tė kėputur, tė mejtuar, tė grisur e tė rreēkosur,

Lipėn i gjori pa shpresė, se atje e pru pėrtimi,

S’i ka mbetur gaz nė zemrė, se s’i la vėnt hidhėrimi;

Ėshtė njeri, si dhe neve, pa ep-i-ni, o tė pasur,

E mos e lini tė urėt dhe tė mjer’ e buzė-plasur,

Se pėrtim’ i zi, q’e pruri tė gjorin mė kėtė ditė,

Nuk’ e dimė vet’ e xgjodhi, apo ja dhanė perėnditė;

Edhe pėr njė mizė, kur heq, i vjen keq njeriut tė mirė,

Zemėra s’thuhetė zemrė, po tė keshė mėshirė.

Ah! Edh’ atje tej mbi udhė, i duket i shkreti varri!

Rrethuar me lul’ e me bar, njė tė gjori udhėtari,

Qė ka vdekur i ri shumė, e ka rarė lark shtėpisė,

Mėrguar nga mėm’ e motrė, i rri si mėmėzė dh’ e qan,

Ndarė nga tė gjithė shokėt, edhe zi pėr tė mjerin mban.

Tomor! O mal i bekuar, fron i lartė, qė rri Zoti

Pas fes vjetrė qė kishin Shqipėtaretė qė moti,

Dhe ti Mali-Plak i lartė, qė me syt e tu ke parė,

Luftėra tė mėdha shumė, e punė, qė kanė ngjarė.

O malet e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,

Tėmer e frikė pėrhapni! Pėrpini qiejt e retė!

Tė pa tundur pėr jetė jini, pa kur oshėtini,

Udhėtaritė nė zemrė frikė tė madhe i vini;

Kini shkėmbenj, gėrxhe, lisa, lumėnj dhe dėborė ndėr gji,

Pėrsiprė lule’ e gjethe dhe brėnfa ergjėnt e flori:

E ju fusha bukuroshe, edhe tė majm’ e pjellore,

Ju sheshet e lulėzuar ju bregore gjelbėroshe.

Q’u fali Zoti tė mira, u mba me shumė pekule,

U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,

Zemrėn’ e varfėrė t’ime, aty ndėr ju e kam mbuluar,

Jam lark jush i dėshėruar, edhe s’e duronj dot mallė,

Po s’e di si dua unė do t’i shoh njėherė vallė!

Tė paskėsha vrapn’ e veriut, tė kisha krahė pėllumbi,

Nxitimn’ e lumit me valė, q’ikėn me verik si plumbi,

E tė vinja nė gjit’ t’uaj nj’ujė tė ftohtė tė pinja,

Edhe nė pėr ato hije njė copė herė tė rrinja,

Syt’ e ballit t’i xbavitnje, zemėrėnė ta dėfrenje,

Gazė, qė paēė njė herė, prap’ aty ndėr ju ta gjenje.

O popo! Kshu pse mė vili, pėrpara syve pa pushim?

O ditėt’ e djalėrisė! O moj kohėz’ e tė rit t’im!

O flutura krahė-shkruar! Qė fluturon nė pėr erė,

As mer dhe zėmėrėnė t’ime, me vet-hezė dhe ma shpjerė.

Nėr malet e Shqipėrisė, tek kullosėn bagėtija,

Tek i fryn bariu xhurasė, tek mė rrinė mėnt’ e mija,

Ku shkon me zile tė madhe, ogiēi pėr mes lajthisė,

Po zjen e oshėtin mali, ngraha zėr’ i bagėtisė;

Marrėnė vrapn’ e nxitojnė, derdhen nė gjollė pėr kripė,

Dhėnėt ndėr shesh’ e ndėr brigje, dhit nė shkėmp e nė rripė.

Bariu plak krabėn nė dorė, edhe urdhėron tė rinjtė,

E ata gjithė punojnė, ngriturė mė bres pėrqinjtė:

Ca bėjnė vathėn e shtrungėn, ca ngrehin tėndėnb e stanė,

Kush sjell gjeth, karthij’ e shkarpa, sicilido ndih mė njė anė

Kush pėrvjel, kush qeth shėleknė, kush mjel dhitė, kush mjel dhėntė,

Njėri merr ushqen kėlyshnė, tjatri pėrgėzon qėntė,

Stopani bėr’ i zi sterrė, shikon bulmetn’ e bekuarė,

Tunt, bėn gjalpė, djathė, gjizė, edhe punon pa pėrtuar;

Udhėtarvet, gjahėtorvet, q’u bije udha ndėr male,

U ep mish, qumėsht, kos, dhallė, ajkė, djathė, bukėvale...

Kec’ i mbeturė pa mėmė dhe i varfėr’ e i shkretė,

Mėnt mėmėnė, qė ka mbetur pa bir e pa gaz nė jetė.

Dėgjoret nga mez’ i pyllit krism’ e sėpatės s’druvarit,

E sharresė, qė bėn lėndė, edhe fyell’ i shterparit.

Shterpari s’i qaset stanit, po nėr pyje nij’ e ngrihet,

Nė pėr maja, nėr bregore, rri, kėndon, a gdhėnt, a shtrihet;

S’i trėmbetė syri kurrė, vetėm ajy dit’ e natė,

Nga ujku e nga kusari s’ka frik’ as nga lis’ i gjatė,

As nga shkėmbenjt’ e nga pylli; as gogolėtė s’e hanė,

Armėtė ka shok e vėlla, mėm’ e motėrė xhuranė,

Miqt’ e ti shqerratė janė, kecėritė, dhitė, dhėntė,

Cjeptė, ziletė, kėmborėt, deshtė, e mė teprė qėntė,

Qė s’flenė, po rrin’ e ruajnė bagėtinė dhe barinė,

Kur shohin, tundin bishtin, dhe me gaz tė math i vinė:

S’e hanė njerin’ e mirė edhe mikn’ e udhėtarė,

Se njohėn, po tė liknė, egėrsirėnė, kusarė.

Vjen nata, e lė nė t’errėt, del hėna i pėrhap dritėn,

Vjen mėngjesi, sbardhėllehet, lint diell’ i bije ditėn;

Yjtė, hėna, djelli, shėnja, lindin e prapė perėndojnė,

Gjithė ē’lėvrijnė nėr qiej, pėrpara syvet i shikojnė;

Mblidhen ret’ e hapėsira, bėnetė e zezė sterrė,

Vetėtimat e gjėmimet nisin, e shiu zė tė bjerė,

Bariu vė gunėn mė kokė, z’eshkėn me herė tė parė,

Ndes shkarpat sakaqėherė, a lisnė fyl, dhe bėn zjarrė;

Fishkėllen e thėrret qentė si cilėn me emėr veēan,

Pa kur derdhetė baliku! Ujkun e zė edh’ e pėrlan,

Sa bisha, qė bie dėmnė, errėsir, e mjergull kėrkon,

Papo bariu shum’ ahere vė re dhe mba vesh e dėgjon:

Dhe sokėllin me zė tė math, tunden malet e shkėmbenjtė,

Gumzhitin pyjet e veshur, e oshėtinjė pėrrenjtė!

Ėsht’ e lehtė dhi e stani, qė kullot gjethin e malit,

Dhe bij’ e fle majė shkėmbit e pi ujėthit e zallit,

Dhi e shtėpis’ ėsht’ e plokshtė, fle nė vath’ e nėnė strehė,

E pi ujėt e rrėkesė edhe shtrihetė nė plehė,

Ėsht’ e butėz, edh’ e qetė dhe e urtė manare,

Nukė ėshtė si malsorja, andaj i thonė bravare.

Nė pshat, posa sbardhėllehet, sheh nė plakėzė tė gjorė,

Ngrihet, hap derėn nga-dale