Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!
« July 2010 »
S M T W T F S
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Entries by Topic
All topics  «
Blog Tools
Edit your Blog
Build a Blog
RSS Feed
View Profile
You are not logged in. Log in
POEZI
Wednesday, 28 July 2010
PERPARIM QAZIMI-POEZI

Kange

I
Kobshem u dynden egersinat,
e helmuen ujin,
ajrin
e dheun.
I shkretuan viset tona
e t'vdekunit e mi
perenden katakombeve.

Kush do i ngreje rrenojat,
t'i veshe me mish eshtnat,
apo zoti mizor i Jerusalemit?!

II
Qerthullon udha
gjer te cip' i botes;
i huaj edhe n'shpin' time.

III
N'humbak,nden lymn
e qimeve t'gjalla,
vote urtia gjerime,
se qeshe i vorfen.

Vrasti

S'ka anmiqsi ndermjet te vdekunve,
qe prehen njani ngjat tjetrit
atje ku u shuen.

Pa pra perlahen te gjallet,
der sa te sharrojne edhe ata
e do lidhin paqe.

S'do kete kush t'i varrose:
do iu krimben mishnat,
galat do iu zhvoshkin eshtnat e shkaperderdhun.
S'do kete kush t'ua rueje gjellen e paprishun.

Edhe mbas njiqind vjetsh
t'vdekun do jesin.

J.

U sose pse lype t'matesh me zota.
Sa here e pae ne pasqyre
fytyren e perbuzun te tat eti,
e ndrrove menine ne vner.
Nuk vdiqe si vdes bleta,
e lume.

Veri e jug

Kuterbim kenetash qelbet
ajrit t'kripun,
kthinave kandrrat gelojne;
ku do degdisemi
kr te rrahe tufani?

Veriut akuj reshin prej qiejve-
n'Jug bretkosa shkrehin.

Vdekja e Hanes

E pashe fytyren e Mortjes:
nuk qe e frikshme,
ish shemti.

(M'vrau im At'
me doren e romakeve;
s'pruni asnji sorre
t'u kallzonte gropimin.)

Vec i Hanes Permbarimi
ka pas qene i hijshem.

Dashuni

Tundimshem
lahen grate
n'prehen te Detit.

Grue,
m'eja t'permiremi,
gjer sa te bjere Hana.



Posted by artofperparimqazimi at 5:28 PM EDT
Post Comment | Permalink | Share This Post
Tuesday, 27 July 2010
PERPARIM QAZIMI-POEZI

Zanafilla

Burri i tha Gruas:
-"Sipri rrubullaksish te kurmit tend,
e linjta jote jam..."

K.

Kush e stisi
K-ne vrastare,
aq vite munguar
alfabetit romak?:

"Kama u soll
mishit perthelle,
si anathema sit
inkuizitoresh
te shekullit gjashtembedhjete."

Mungese

E shenjte eshte mungesa;
ikone pervujtnie
e dashunis'.

Beteja

Prej baltes ngjallen ushtaret,
kurmezuan eshtrat,
gatitun per beteje.

Te pazott,frymuan Hyun,
t'u deftente raven,
shtegun e vdire kah shelbimi.

Dhe sall gjaku i gurezuar i Abelit
kumbon kujen,
qe s'e bzani kurrkush.

Burbuqes

Trandafil i lagun nder buze
asht puthja jote,
e qafimi
perthekim urthi pervelak,
ku fir i emi trazim.

Muzika

Asht zani i Hyut,
qe permend Krijimin.

Papagalli

Pa pra shkerben rrokjet qe i nxuni,
pse kryet e ka te vockel.

Galdimi

Kush e di nga c'fshehtesi
(sa t'gushta caqet e mendjes jane),
m'prune galdimin,
qe cel agsholin Rruzullimit.

Zemra ime

Shtate motmote kaperceva
te shtate rrethaket e Ferrit.
Ku ishe,
o zemra ime?

Besepak,
bestyt u bana:
nji Mrekulli je ti,
Engjell zbritun Qiejsh.

Lule e lotusit

Sa nete t'pagjuma
i njofta yjet,
tmerrue boshesise
se pafund.

E mban mend:n'anderr u pame?!

Prej dashnise
leu Dielli
permbi lulen e Lotusit,
e Februsi,
Hyu i mnershem i se Pertejmes,
e vdiri zotnimin.


Posted by artofperparimqazimi at 5:22 PM EDT
Post Comment | Permalink | Share This Post
Monday, 26 July 2010
PERPARIM QAZIMI-POEZI

Chaos

Pergjunjur para tij,
nje pasqyre i pergjon fytyren
dhe makthin ulerites
te pagjumesise.

Ndryre mes kaosit te ndergjegjes,
perzvarret mbi shembelltyren e vet,
e nje hije ia ndjek hapat
e ndrojtur.

Deus non est

Ai tha:-"Ne pamundesi per te qene Zot-
jam njeri,
andaj Zoti mbetet perfytyrim."

Dera

Kjo dere,
me kete reliev
trajtash te mnershme,
eshte e kyqur.

Frika e se panjohures
me mberthen ne palevizshmeri-
e filleses deshira
rrotullon celesin:

dhe nje renie pason
neper zbrazetine
pa asnje shkallezim
ne te zezen.

Pasqyrat

1.-Endrra-

Ajo enderr eshte pasqyrim
i nje endrre,
midis endrrave tjera
enderruar qyshkur.

2.-Shembelltyra-

Nderdyshas shihem ne pasqyre:
jam hije e lenget
qe jeton
permbrenda saj.

Diogjeni

Me fenerin ndezur
diten per diell,
capet rrugeve te shkreta.

Ne...

Me gjansin' e Zotit
e matem dashunin'.

***

C'grice nder deg'
e fije bari,
thue se nuk ka ma gjallnim.

***

Perdhezjes se Diellit
perkundruall,
Hena e bardhe,e mardhte.

***

Dimer.
Mundimshem mbahen degesh
gjethet qe la Vjeshta.

***

Pranvere.
Sa pertueshem
Dimri kthen n'shpi.

***

Si goje te shqyera,
rrenojat heshtojn'
barit te verdhem'.


Posted by artofperparimqazimi at 5:08 PM EDT
Post Comment | Permalink | Share This Post
Sunday, 25 July 2010
PERPARIM QAZIMI-POEZI

Poezite ne vazhdim jane nxjerrun nga libri me titull:"Labirinti",botuar ne Tirane,me 2009.

Perparim Qazimi.

Perkedhelje...

 

Epohet Hena te percike Detin,

se Deti qan me vale...

E perkedhel

e Deti

qesh ne breg,

si djale.

 

Nata

 

Trembshem-

si shpirtera te ligj-

nxijne lisat

ne muzg...

 

Dy zjarre digjen

e shuhen

ne fushe...

 

Labirinti

1.

I thyperkuar

percapem

mes mureve te labirintit,

qe ere shekujsh

e molusqesh

kundermojne.

2.

Minjte po me brejne

pishtarin e fikur,

e verbimi me perkanoset

nen trysnine

e kalbezimit

te perjetshem.

3.

Ne retine me thadrohen

shembelltyra shpirterash

te panate.

4.

Mizeri kandrrash

me pershkojne lekuren-

gjer mishit,

thelle.

5.

Zeri me pezullon i tendosur,

ne zbrazetine zhurmuese

te te pafundit

heshtim.

6.

Udheve te parrahura

gjurmet me humbin

e kthehem i harruar

drejt kujteses sime.

7.

Dyerve te pamortjes fajova,

duke i percikur thellesite

e nderlendezuara

te mosqenies


Posted by artofperparimqazimi at 3:42 PM EDT
Post Comment | Permalink | Share This Post

Newer | Latest | Older