Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Pyetje dhe pergjigje ne interviste pune

 

 

Pyetje 5:  Cilat janë objektivat tuaja afat-shkurtër?


Objektivat ose qellimet tuaja afat-shkurter varen nga pervoja e punes. Nje person qe ka 5 vjet eksperience pune ka objektiva te ndryshme neqoftese e krahasojme me nje student te sapo diplomuar.
Ju duhet te demonstroni qe keni fleksibilitet, qe keni talent, qe keni vizion dhe qe jeni ne gjendje qe te planifikoni objektivat tuaja ne periudha afat shkurtra, dhe beni kujdes qe objektivat tuaja te përputhen me objektivat e kompanise.


Idealisti nuk beson ne qellimet e sotme.
Ciniku nuk beson ne qellimet e neserme.
Realisti beson se ajo që është bërë apo eshte lene pa bere sot, përcakton rezultatin neser.


Përgjigja juaj mund të jetë:

1) Objektivi im afat shkurter eshte qe te gjej një pozicion pune ne te cilin unë mund të përdor njohurite, kualifikimet dhe talentin tim ne nivel sa me te larte ne menyre qe te jap maksimumin e aftesive te mia.  Unë dua që te jem pjese e rritjes dhe e suksesit te kompanise tuaj.

2) Objektivi im afat shkurter eshte qe te jem pjese e kompanise tuaj ne pozicionin e punes "Programues Software-i” sepse ne kete menyre une do te ve ne veprim te gjitha aftësitë, vlerat dhe talentin tim per te kontribuar ne suksesin e kompanise tuaj.

3) Objektivi im afat shkurter eshte qe te mesoj sa me shume cdo aspekt te fushes se marketingut. Unë dua të jem në një pozicion te tille pune ne te cilin do me jepej mundesia qe te kontriboja me njohurite qe kam mesuar ne Universitet dhe gjithashtu gjate procesit do te perpiqesha qe te  perfitoja sa me shume eksperience ne praktiken e perditshme.


4) Objektivi im afat të shkurtër është që të bëhem “Analist Marketingu”. Unë i kam pervetesuar  bazat e marketingut gjate 2 viteve eksperience pune  qe une kam aktualisht dhe tani kam vendosur qe te marr persiper nje pozicion pune qe ka brenda me shume hapesira dhe sfida te reja.


5) Objektivi im afat shkurtër është që të filloj ne nje pozicion pune si manaxher. Gjate pese viteve të fundit të karrierës sime une jam fokusuar jashtezakonisht shume ne asimilimin dhe perfitimin e aftesive manaxheriale nepermjet studimit dhe trajnimeve. Gjithashtu kohët e fundit unë  kam marrë persiper më shumë përgjegjësi në fushen e menaxhimit sepse objektivi im eshte qe te behem  “menaxher i departamentit”. Aktualisht, une jam duke punuar shpesh  jashte orarit ne menyre qe te perfitoj sa me shume eksperience dhe shpresoj qe te arrij te jem ne nje pozicion menaxhimi brenda nje ose dy vjetesh.

6) Nga eksperienca ime  une kam mësuar se qëllimet afatgjata arrihen më mirë kur i ndan ato ne pjese perberese me te vogla qe jane qellimet afat shkurtra. Qëllimi im afatshkurtër është te jem pjese e nje kompanie serioze sic eshte kompania juaj e cila ka performance te qendrueshme dhe vizion per te ardhmen. Pjese e objektivit tim do te ishte nje pozicion pune qe lejon zhvillim progresiv ne fushen profesionale,  rritje te vlerave te individuale dhe rritje te pergjegjesive. Kurse objektivi im afat-gjatë do të varet nga drejtimi dhe vizioni i kompanise.



Humor:
(Pergjigje e gabuar)
1) Objektivi im afat shkurter eshte qe pergjigjet e mia ne kete interviste te kene efekt impresionues dhe t’ju bindin  ju qe une jam kandidati me i mire per kete pozicion pune, sepse vetem keshtu une mund te kontriboj me pasionin, talentin dhe aftesite e mia te jashtezakonshme ne suksesin e kompanise tuaj. Dhe me pas objektivi im do jete qe te zgjeroj sa me shume kualifikimet e mia duke ndjekur nje master ne programin MBA me mbeshtetjen financiare te kompanise tuaj .....




 
<   Kthehu te Faqja e Pare


---------------------------------------