Pyetje dhe pergjigje ne interviste pune
Pyetje1 - Më thuaj diçka për veten tende.
Kini kujdes , rreth 80% e intervistave fillojnë me këtë
pyetje “te padjallezuar”. Shumë kandidatë, të
papërgatitur për këtë pyetje, hallakaten duke
treguar historinë e jetës së tyre, duke u kapur në
historitë e vjetra të punës ose në
çështjet personale.
Filloni me të tashmen dhe tregoni që jeni të kualifikuar
për pozicionin e punës. Mos harroni që
çelësi për të gjitha intervistat e suksesshme
është ballafaqimi i kualifikimeve tuaja me ato që po
kërkon intervistuesi. Me fjalë të tjera ju duhet të
shisni atë që blerësi kërkon. Kjo është e
vetmja strategji e rëndësishme në gjuetinë për
punë.
Perpiquni qe pergjigja juaj te jete e gjate 2 minuta dhe jo me
shume sepse ne te kundert intervistuesi do ta humbase vemendjen.
Gjithashtu ju duhet te ndiheni sa me mire me vetveten kur flisni per
veten tuaj.
Ju duhet ta hartoni pergjigjen tuaj sipas kerkesave specifike te punes.
Nqs ju do ta studioni me kujdes njoftimin e punes ath ju do te krijoni
nje ide te qarte se cfare aftesish dhe cfare eksperience kerkohet.
Perpiquni te futni elemente nga njoftimi per pune kur t’i pergjigjeni
kesaj pyetje dhe kete gje bejeni me kujdes qe te mos duket sikur keni
mesuar permendesh njoftimin.
Kur te pergjigjeni duhet te beni kujdes sepse kur ju jepni shume
informacione te detajuara qe ne fillim ath ne pyetjet e mevonshme ju do
te jepni pergjigje te boshatisura ne permbajtje.
Kur ju behet kjo pyetje ajo qe kerkohet nga ju eshte qe te jepni nje
paraqitje te shkurter te CV tuaj. Me mire do ishte qe te mos benit
thjesht nje permbledhje te CV tuaj por te shpjegoni me shembuj se si ju
lindi pasioni per punen qe ju pelqeni dhe se si filluat ne kete
profesion dhe pse ju jeni kandidati ideal per vendin e punes, qe te
ruani disa detaje edhe per pytjet e tjera te mevonshme.
Ju mund te mendoni – Pse me drejtohet kjo pyetje kur
intervistuesi e ka nje kopje te CV time?
CV juaj mund te jete shkruar me fjale te bukura, dhe kjo ishte arsyeja
pse ti je perzgjedhur ne interviste, por intervistuesi nuk do marre ne
pune CV tuaj se ajo eshte nje cope leter. Ju jeni njeri dhe punedhenesi
kerkon te zbuloje vlera njerezore tek ju si psh konfidencen,
aftesine per te menduar dhe per te folur qarte, aftesine per te
komunikuar me njerezit e tjere, menyren e prezantimit te personalitetit
dhe te profesionalizmit tuaj, etj.
Pra kjo pyetje behet për të vlerësuar aftësitë
e tuaja komunikuese. Por intervistuesi vlereson edhe logjikën e
linjes mendimeve te kandidatit ... A po shprehet kandidati ne nje
menyre te paster, koncize, te rregullt dhe ne nje linje te drejte
mendimi? – apo ky kandidat ka nje logjike te tipit qe kercen dege
me dege? Pra intervistuesi do te zbuloje nese ju po ndiqni nje
drejtim te qarte ne logjiken tuaj dhe ne karrieren tuaj.
Si perfundim ju duhet ta shfrytëzoni këtë rast për
të
treguar aftesite tuaja komunikuese duke folur në mënyrë
të qartë, koncize dhe të organizuar. Per kete pyetje nuk
ekziston ndonje përgjigje e sakte ose e gabuar prandaj perpiquni
qe te jeni sa me miqësor.
Përgjigjet mund
të jenë:
4) Unë jam nje person simpatik, me iniciative,
shumë i motivuar, energjik, i orientuar drejt rezultateve, me
deshire per te punuar ne grup, por gjithashtu punoj edhe ne
menyre indipendente. Kam aftesi te mira komunikuese dhe jam ne gjendje
te orientoj dhe të ndihmoj edhe te tjerët qe te
përqëndrohen në një qëllim te caktuar dhe ti
motivoj ata per ta arritur atë qellim.
Entuziazmi dhe energjia janë dy nga vecorite e mia me te
dallueshme dhe si rrjedhoje ne grupet e punes qe kam punuar deri tani
te gjithe pjesetaret e grupit kane qene shume te ndikuar nga
entuziazmi dhe energjia ime rrezatuese dhe kjo ka cuar gjithmone drejt
suksesit.
Unë gjej gjithmone argumenta bindes, por gjithashtu une i degjoj
me vemendje koleget e mi.
Unë jam i kujdesshem ndaj mjedisit te punes dhe ndaj kolegeve qe
me rrethojne.
Gjeja qe vleresoj me shume te vetja eshte përsosmëria.
----------------------------
<
Kthehu te faqja e pare
Faqja tjeter >