|
 |
Rozafa - gruaja e murosur
- ese -
Rozafa ėshtė zanafilla e njė qyteti tė lashtė e legjendar. Gjithēka fillon
me njė legjendė, gjithēka vazhdon si nė legjendė. Rozafa ishte aty, para se
Krishti tė lindte, ajo ėshtė aty edhe sot.
Pėr ata qė e njohin legjendėn e Rozafės, e kanė tė qartė se nė muret e saj
prehet njė trup i gjallė nėne. Gruaja 'Rozafė' lutet qė t'ia lėnė njėrin gji
jashtė, pėr tė ushqyer me qumėsht djalin e saj tė vogėl. Me trupin e saj,
Rozafa i dha jetė njė fėmije, me sinqeritetin dhe vetė-flijimin e saj, ajo i
dha jetė njė qyteti. Mbi tė u ngrit njė kala, tre vėllezėrit e legjendės
gjetėn mirėkuptim mbi murosjen e kėsaj gruaje. Si gjithmonė, dikush flijohet
qė diēka mė e madhe tė jetojė. Dhe Shkodra jetoi nė shekuj mbi flijimin
legjendar.
Vetė historia njerėzore, nė turbulencėn e saj nėn-ndėrgjegjėsore, ka provuar
paarsyen e vet paradoksale: Diēka e shenjtė jepet, diēka e shenjtė fitohet!
Jeta ėshtė e shenjtė. Dhe brezat qė vijnė, gėzojnė mbi atė qė u shua.
Rozafa, kjo grua naive, mund tė kishte vdekur si tė gjitha tė tjerat - e
harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetė, pėr tė jetuar si legjendė. Ky
paradoks i arsyes njerėzore na ēon tek njė fillim: Plaku orakull, u tregon
vėllezėrve se duhet tė murosin njėrėn nga gratė, qė muri tė qėndrojė. A mos
ndoshta ky mėsim filozofik i orakullit, kjo simbolikė unike e veprimit, don
tė thotė, se kur ti humbet diēka tė shtrenjtė, fillon dhe e vlerėson atė, qė
ti ndėrton mbi kėtė humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshėm nė kohėn e
Rozafės, gruas qė u muros pėr tė dhėnė jetė. Ajo u muros se thoshte
orakulli, u martirizua pėr hir tė zakonit, dhe kjo pėrbėn forcėn filozofike
tė vetė legjendės: flijimin si domosdoshmėri tė padiskutueshme.
Por a janė tė gatshėm vallė, tė gjithė njerėzit tė flijojnė? Jo, por nė tė
vėrtetė, po! Secili nga ne humbet diēka, dikush mė shumė, dikush mė pak, pa
dėshirėn tonė, pa vetėdijen tonė. Kjo ndodh po aq natyrshėm, sa ē'ndodhi me
Rozafėn. Por humbjet tona janė tė vogla, individuale, ndėrkohė qė humbja e
Rozafės u bė pėr hir tė interesave globalė: ndėrtimit tė njė muri mbrojtės
pėr qytetin e Shkodrės |