Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Name ; ; ; ; ; ; ; ; ; ; Burim


Birthday ; ; ; ; ; ; ; ; 26.07.1989


Live ; ; ; ; ; ; ; ; ; ; ; Sweden


Come from ; ; ; ; ; ; Kosovo


Hobbies ; ; ; ; ; ; ; ; Sport; Kickbox, fotboll...




- Kush është Burim Fejzullahu? -


Burim Fejzullahu u lind në fshatin Shtupel të komunës së Klinës në Kosovë. Është i lindur më 27.06.1989 në Gjakovë nga një familje mesatare por dinjitoze dhe me moral të lartë.
Shkollën fillore e kreu në Shtupel, me sukses të shkëlqyeshëm, kurse gjimnazin e kreu ne Suedi, ku edhe jeton. Burimi është i gjatë 175 cm. dhe i rëndë 69 kg.. Është tip sportisti dhe ka trup shumë të bukur (muskuloz).
Me nismën, insistimin dhe kuarjon e prindërve dhe motrave Burimi vendosi të vazhdojë shkollimin dhe njëkohësisht edhe të punojë. Aktualisht punon si elektricist i automjeteve, kurse në kohë të lirë luan futboll për një klub lokal dhe merret me kick-box.


Jeta e Burimit
Burimi në vitin 2002 filloi të luajë futboll në Klinë, por për fat të keq, për shkak të kushteve në familje, si edhe shumë kosovarë, u detyrua bashkë me familjen ta lëshojë Kosovën. Këtë rrugë gyrbeti e morën pa dëshirën e tyre. Vendosën të shkojnë në Austri, ku qëndruan 1 vit. Edhe pse kërkuan azil, nga shteti austriak nuk morën lejeqëndrim. U detyruan ta lëshojnë edhe shtetin austriak. Sërish ankth. Sërish rrugëtim pa ditur cakun përfundimtar. Morën rrugën për në Suedi, ku kërkuan azil dhe pas një kohe morën lejeqëndrim. All-llahu i lartësuar ua gëzoi zemrat e të gjithë familjarëve.
Burimi, nuk e harroi futbollin, dashurinë e parë. Filloi të luajë edhe në Suedi. Krahas kësaj filloi të ushtrojë edhe kick-box. Nuk vonuan edhe sukseset. Nga 21 duele deri më tash vetëm 3 prej tyre i ka humbur. Burimi pohon se boksin me së vështiri e pranon nëna.
Nuk e harroi as shkollën. Burimi e përfundoi gjimnazin në Kiruna. Pas kësaj kohe jeta e tij ndryshoi thuajse krejtësisht.