Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

PYETJE PERGJIGJE

1-Ku duhet te aplikoj ?

Mundesh te aplikosh ne cdo ambasade Kanadeze ne Europe eshte e keshellushme te aplikosh ne Ambasaden Kanadeze qe mbulon Shqiperine(momentalisht Amb Kanadeze ne France) se ne rast se ftohesh per intervist mund ta japesh ne Tirane.Ne rast se aplikon ne Ambasada te tjera te duhet te japesh intervisten ne vendin ku ke Aplikuar.

2-Nqs jeni i martuar kush duhet te aplikoj?

Mund te aplikoni te dy ne rastin e Formularit te pare Prieleminues eshte e keshellushme se Ambasada kur ju kthen pergjigje ju tregon se kush nga ju te dy ka shanse me te medha se tjetri per te Aplikuar si Aplikues Kryesor(ne formularin e dyte).

3-Eshte e domosdoshme Asistenca(Avokati)per te Aplikuar?

Normalisht per njerezit te cilet e njohin sadopak gjuhen Angleze nuk kane nevoje per Asistence.Asistenca nuk ka ndikim ne procesin e perzgjedhjes tuaj nga Ambasada,gjithashtu nuk e shpejton procesin e Emigrimit.Une dhe shum si mua kan Aplikuar pa asistence.Marja apo jo e asistences varet nga buxheti juaj.

4-Si fillohet Procesi i Aplikimit?

Procesi i Aplikimit fillohet nga kerkesa qe ju i beni Ambasades Kanadeze me faks apo leter ku i kerkoni formularet Paraeleminues(mundet qe ju ta kaloni kete faze duke i kerkuar ambasades formularin e dyte).Disa nga adresat dhe Nr e Telefonit te Ambasadave kanadeze jane si meposhte.

5-Cfar ndryshimi ka Formulari Paraeleminues nga Formulari i Dyte?

Pais ju e dergoni formularin Paraeleminues i cili eshte pa pagese,Ambasada ju kthen pergjigje vetem ne ato raste kur ju e kapni ose jeni shum afer kufirit te pikve per pranim,ne rast te kundert nuk merni pergjigje.Kjo ju ndimon ju qe te kuptoni dhe te mos e vashdoni procesin e emigrimit i cili ne etapat e mevonshme(Formulari i dyte)behet me pagese.

6-Cfare eshte sistemi i pikeve?

Sistemi i pikeve eshte nje sistem vlersimi i cili permban keto treguhes. Mosha Gjuha e Huaj Te aferm ne Kanada Profesioni Specializime ne Profesion Eksperienca ne Pune Arsimimi Faktori Demografik (Caktohet nga Qeveria Kanadeze) Keni ofert pune ne kanada Paraqitja ne interviste Totali duhet te jete 70 e siper(ne kete rast nuk ftoheni ne interviste)ose 65 e siper(plus piket qe dote merni ne interviste).Keto faktor ndryshojne nga viti ne vit.Nqs doni Informacion aktual per to Tek faqja kryesore shtypni Formular Online.

7-Cfare eshte formulari i dyte?

Ne rast se ambasada ju kthen pergjigje ajo ju dergon dhe formularet e dyte te Aplikimit me sqaruesin perkates si dhe listen e dokumentave qe ju duhet te coni.E rendsishme eshte se kjo faze e aplikimit eshte me pagese dmth aplikimi juaj(formulari i dyte shqyrtohet vetem atehere kur ju keni paguar Taksen perkatese ne favor te ambasades.Nqs ju nuk e shoqeroni formularin e dyte me pagesen e Takses ai nuk shqyrtohet nga ana e ambasades. Formulari i dyte eshte nje pyetsor i cili ndimohn Oficerin e Emigracionit te vlersoj neqoftese ju i kapni piket e kerkuara.Ai mund te plotesohet Anglisht ose Frengjisht(varet nga gjuha qe dini me mire).Bashkangjitur me formularin ambasada ju dergon dhe shpeguesin se si ai plotesohet dhe listen e pageses per person.Formulari plotesohet per cdo person te familjes,ku ne te cilen vleresohet me pike vetem ai qe ka aplikuar si APLIKANT KRYESOR.Pagesa behet sipas indikacioneve qe ambasada ju ka sjell me formularin e dyte.Dokumetat qe dergohen ne Ambasade duhet te jene ORIGJINAL OSE FOTOKOPJE TE NOTERIZUARA

8-Cfar ndodh pasi dergoj formularin e dyte?

Pasi dergon formularin e dyte Ambasada ju dergon nje leter ku ju informon se ajo i kamare dokumentat tuaja,dhe sesi do te zhvillohet procesi i shqyrtimit te tyre ne kohe nga ana e ambasades.Ne te njejten kohe ju njoftoheni per Nr e Dosjes tuaj.

9-Kur zhvillohet Intervista,dhe ku ?

Intervista Normalisht zhvillohet brenda kater muajsh nga marja e letres se pare nga ana e ambasades(Pika 8).Intervista zhvillohet ne shqipri ose ne nje vend tjeter(pika 1).

10-Ne cfar rastesh nuk zhvillohet Intervista?

Intervista nuk zhvillohet ne rastet kur ju e keni kaluar kufirin e kerkuar te pikeve(pika 6)

11-Si zhvillohet intervista?

Intervista zhvillohet ne gjuhen Angleze ose Franceze(varet nga ju ke gjuhe dini).Kohezgjatja e intervistes varet nga shum faktor normalisht ajo zhvillohet gjat 30 minutash.Gjat intervistes ju pyeteni per kur keni filluar pune,ju kerkohet te pershkruani punen qe beni aktualisht,pse doni te emigroni ne Kanada,cfar pune desheroni te beni ne Kanada dhe pyetje te tjera qe kane te bejn me ju.

12-Kur e maret pergjigjia?

Zakonisht pergjigjia meret direkt pas intervistes ose ne raste te ralla ajo njoftohet me leter ne vone.Ne qoftese nuk e kaloni me sukses intervisten ju njoftoheni per shkaqet

13-Cfar ndodh pasi ju e kaloni me sukses intervisten?

Juve ju jepen formularet e analizave mjeksore.Ka raste qe formularet juve mund ti merni perpara se te kaloni ne interviste.

14-Ku behen Analizat mjeksore dhe per sa kohe jan te Vleshme?

Analizat mjeksore behen tek Ambulanca e Madhe.Ato vlejne 1 vit nga data e berjes se tyre.Dmth ne qoftese juve nuk ju ka ardhur viza perpara kohes se skadimit te analizave mjeksore,ato duhet te perseriten.

15-Sa eshte koha e pritjes pas intervistes?

Pas intervistes Ambasada ben nje ser verifikimesh si psh ,mos jeni i kerkuar nga interpoli etj.Koha e pritjes se vizes pas intervistes ndikohet nga shum faktore,psh ngarkesa e ambasades ne kohen e shqyrtimit te dokumentave tauja,shpejtesia e oficerit te emigrimit qe meret me ceshtjen tuaj,shpejtesia me te cilen ju i pergjigjeni ambasades nqs ajo ju kerkon ndonje dokument shtese.Zakonisht varjon nga 5 muaj deri ne nje vit pas intervistes.

16-Kur skadon viza?

Skadimi i vizes ka lidhje me Analizat mjeksore psh ne qoftese ju i keni ber analizat mjeksore ne dt 31.01.1997 dhe viza ju vjen ne 1.08.1997 data e skadimit te vizes eshte 31.01.1998 dmth data e skadimit te analizave mjeksore.

17-Cfar me siguron ambasada me te mbritur ne kanada?

Ambasada nuk siguron asnje sherbim tjeter pervec leshimit te vizes.Eshte ne pergjegjsine tuaj sistemimi ne Kanada.

18-A mundem une te terheq te afermit e mi pasi emigroj ne Kanada?

Ju mundet te terhiqni njerzit e aferm (Maman baban,Vella Moter te pamartuar,gjyshe gjysh)por per terheqjen e tyre ka disa regulla.Ju duhet te beni 12 muaj pune ne kanada dhe te nenshkruani aktin e sponsorizimit me ane te cilit ju zotohenis se per 10 vjet do te pergjigjeni per nevojat jetesore per personin qe keni sponsorizuar.Dmth personi qe keni sponsorizuar nuk ka te drejte te mare ndim sociale per 10 vjet.Por ne rast se ju e humbni punen pasi personi ka ardhur ne kanada ateher personi qe keni sponsorizuar mund te mare ndim sociale (ne qoftese eshte I papune dhe ska mjete jetese)deri ne momentin qe ju punesoheni perseri.



KETO JAN DISA PIKA NEPERMJET TE CILAVE KALON PROCESI I EMIGRIMIT NE QOFTESE KENI NDONJE PYETJE PER TE CILEN JENI I PA QARTE MUND TE ME DERGONI E-MAIL.


JU LUTEM KETE ADRES INTERNETI JEPJANI CDO NJERIU QE KA NEVOJE PER INFORMACIN MBI EMIGRIMIN NE KANADA.(LEXOJE SHPERNDAJE DORZOJA DHE ARMIKUT).

Email: ilir@idirect.com