"Prirja e Shqiperise per politike te urte dhe konstruktive stabiliteti, paqeje dhe miqesie midis popujve nuk eshte vlere e politikaneve dhe qeveritareve te vecante. Ajo eshte prirje e brendshme e natyrshme e popullit shqiptar, eshte kulture tradicionale e forcave te gjalla intelektuale te tij"
Strukturimi i ri i Europes pas renies se komunizmit eshte shansi me i madh historik per popullin shqiptar. Eshte hera e pare ne histori qe strategjia dhe interesat e Europes dhe Amerikes perkojne me interesat shqiptare. Populli shqiptar e kupton dhe e ndien kete ne te gjitha shtresat e tij dhe ai shpreh ne te gjitha trajtat aspiraten e tij te njezeshme e te palekundur per integrimin ne proceset euroatlantike. Aq me shume pas ngjarjeve te 11 shtatorit, renditja e qarte dhe e vendosur e mbare opinionit shqiptar ne bllokun kunder terrorizmit e beri edhe me te dukshme kete aspirate.
Kete aspirate te integrimit ne proceset europiane e shpallin si perparesi edhe te gjitha forcat politike dhe shteterore, por fatkeqesisht praktika e perditshme e veprimtarise se tyre paraqet nje kunderthenie te ndieshme midis asaj qe thone dhe asaj qe bejne.
Mesazhi i faktorit nderkombetar eshte i qarte dhe i prere: Stabilitet te vertete dhe afatgjate, nepermjet luftes pa kompromis kunder korrupsionit! Ne prag te bisedimeve per bashkepunimin dhe asocimin me Bashkimin Europian faktori nderkombetar paralajmeron se acarimi i tensionit politik brenda vendit e pengon kete proces, e megjithate gjithcka rrjedh sikur politikanet tane te mos kene degjuar asgje.
Partite politike shqiptare vazhdojne te mbeten mekanizma te mendesise parti-shtet. Mendesia dhe kultura politike e grupeve udheheqese mbetet prapa kerkesave te kohes, prapa zhvillimit dhe aspiratave te popullit. Veprimet e politikaneve tane te te gjitha drejtimeve paralajmerojne nje destabilizim politik qe mund ta coje kete vend ne nje kolaps te pergjithshem, qe mund ta coje kete popull ne nje gjendje raskapitese, edhe me te varfer e me te thyer shpirterisht se c' eshte sot, qe mund te beje qe hapesira shqiptare ne Ballkan te humbase avantazhet qe fitoi nga zhvillimi i ngjarjeve ne fundin e shekullit.
U drejtohemi politikaneve, pushtetareve dhe ish pushtetareve tane te te gjitha drejtimeve:
Duke ndjekur veprimet e nje pjese tuaj te madhe, populli ben perdite e me fort pyetjen: a ndiejne keta njerez sadopak per kete Shqiperi, apo ndiejne e mendojne vetem per vete, per deshiren e tyre te shfrenuar per pushtet, per lakmine e tyre te pangopshme per parą dhe per prona?
A e dini se, ne kete situate te cmendur ne te cilen e keni cuar vendin, pavaresisht se cfare thoni e cfare shkruani, opinioni publik eshte i bindur se nje pjese e madhe juaja pengoni investimet e huaja dhe zhvillimin e prodhimit, thjesht me qellim qe te perfiton nga importet qe kalojne neper duart tuaja, se pervetesoni shuma kolosale nga fondet e privatizimit, nga shitblerja e objekteve dhe nga tenderat e komanduar, se nje pjese e madhe juaja jeni te lidhur dejtperdrejt me trafiqet e parave te pista, droges, klandestineve dhe prostitucionit, si edhe me kontrabanden e madhe te karburantit, kafes, cigareve dhe pijeve?
A nxirni mesim nga fakti se ne zgjedhjet e 24 qershorit 2001 votuan vetem gjysma e zgjedhesve dhe se pjesa me e madhe e krereve te partive nuk fituan ne votim te drejtperdrejte?
Me praktikat e manipulimit te zgjedhjeve, qe arriten kulmin ne 1996 dhe 2001, opinioni shqiptar eshte i bindur se te dy palet me te njejten mendesi manipulojne kudo ku mundin, dhe me kete i eshte dhene nje goditje e rende zhvillimit te demokracise shqiptare.
Ne akuzat e ndersjellta qe beni, populli gjen shume te verteta, por nuk i ngjallet besimi se ata qe i bejne ato akuza kane vertet deshiren dhe vullnetin t'i ndreqin, sepse i ka pare ata ne te gjitha pozicionet.
U drejtohemi miqve nderkombetare te Shqiperise
Prirja e Shqiperise per politike te urte dhe konstruktive stabiliteti, paqeje dhe miqesie midis popujve nuk eshte vlere e politikaneve dhe qeveritareve te vecante. Ajo eshte prirje e brendshme e natyrshme e popullit shqiptar, eshte kulture tradicionale e forcave te gjalla intelektuale te tij. Kurdohere qe rrethanat historike i kane lene ketij populli periudha sado te shkurta per veprim te pavarur, kete prirje e kane deshmuar personalitetet me te shquara diplomatike te tij: Pal Engjelli, Abdyl Frasheri, Ismail Qemali.
Kini besim te ky popull, te aspirata e tij per stabilitet dhe demokraci. Ky popull asnje here nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do te jete per konflikte rajonale ne Ballkan.
Ky popull, ne mencurine e tij te heshtur kolektive, ka nje ndergjegje politike dhe njerezore shume me te larte se klasa e tij politike. Mbeshtetja me e fuqishme qe faktori nderkombetar mund t'i jape ketij populli, eshte te kerkoje zbatimin e parimeve themelore te demokracise, pa formulime dykuptimshe, pa shenja afeksioni per kete apo ate klan a individ te politikes shqiptare.
U drejtohemi intelektualeve
Pas dhjete vjet tranzicioni me qeverisje nga kjo "klase politike" shoqeria shqiptare e ndien veten te mberthyer ne kthetrat e nje korrupsioni te pergjithshem. Qytetari i ndershem dhe i afte perjashtohet si "i papershtatshem", mijera profesioniste te fushave te ndryshme te ekonomise, arsimit dhe kultures jane neperkembur, vendi eshte kthyer thjesht ne treg per shitje mallrash te tregtareve te huaj, shpesh mafioze, prodhimi i brendshem mezi leviz, bujqesia lengon ne agoni, varferia dhe papunesia kane permasa shume te gjera. Per te tera keto askush nuk thote gje konkrete, behen vetem fjale te zbrazeta. Inteligjences se kualifikuar dhe rinise me aktive i ofrohet vetem nje rruge daljeje: emigrimi.
Klasa politike ia mohon dhe ia paralizon shoqerise shqiptare potencialin intelektual. Zgjedhja e njerezve sipas aftesise mbeti fraze demagogjike, ne vend te saj partite bene norme besnikerine klanore dhe "militantizmin". Por zhvillimi i vendit dhe integrimi ne Europe kerkojne programe zhvillimi ne vend te mllefeve dhe retorikave, ekipe ekspertesh ne vend te tufave te sejmeneve dhe servileve, arsye te qarta shteterore ne vend te klithmav emocionale. Zhvillimi i vendit dhe integrimi euroatlantik kerkojne nje kulture te re politike ne Shqiperi.
Faktori nderkombetar kerkon stabilitetin e Shqiperise si faktor thelbesor per paqen dhe stabilitetin e rajonit. Me kete lidhen ngushte edhe liria e gati gjysmes se kombit, Kosoves, siedhe te drejtat njerezore te popullsise shqiptare ne Maqedoni, Mal te Zi dhe gjetke.
Ne fund te shekullit XX faktori shqiptar ne Ballkan u shfaq me peshen e tij natyrale, duke e detyruar bashkesine nderkombetare qe, per here te pare ne historine e ketij vendi, te merret seriozisht me te. Por ky seriozitet po bie ndesh me mungesen e ndjenjes se pergjegjesise me te cilen nje pjese e madhe e klases politike shqiptare po sillet ndaj vendit te vet.
Do te jete tragjike dhe e pafalshme ne qofte se do te lejojme qe politikanet shqiptare ta shkelmojne shansin qe i hapet Shqiperise ne prag te bisedimeve me Bashkimin Europian.
Politikane qe nuk kane formimin e domosdoshem demokratik dhe njerezor, qe prodhojne vetem konflikte, qe nuk rrezatojne besim e shprese ne popull, jane pengesa me e madhe e zhvillimit dhe burimi kryesor i destabilitetit te vendit.
Nuk na lejohet t'i shikojme ngjarjet e vete jetes sone me gjakftohtesine e spektatorit. Te mberthyer si tifozet para ekraneve televizive, ne qeshim shpesh me paseriozitetin e politikaneve, me dhunen e shprehjeve, me garen e karamboleve, me farsen qe shfaqet para nesh, duke harruar se kjo farse eshte ne te vertete tragjedi, dhe se po qeshim me fatkeqesine tone.
Ne u bejme thirrje politikaneve te pastert dhe te gjitha forcave intelektuale qe jane te gatshme t'u perkushtohen interesave te eperme te Shqiperise e te krejt kombit shqiptar, te bashkojne vullnetin e mire dhe te bejne ate qe kerkon koha.
Me poshte eshte nje shkrim mjaft i cuditshem qe tregon per mendimin e udheheqesit te Shqiperise nje vit para se te shkaterrohej Isolimi i "Burgut Shqiptar".
- Pas letres se Gorbaēovit - Pėrgjigjia e Ramiz Alisė ishte:
(Marrė nga vendimet e Byrosė Politike te PPSH, ne Tetor 1989)
Firmat ne rend alfabetik: Ahmet Osja, Ali Oseku, Andromaqi Gjergji, Aurel Plasari, Dhori Kule, Edi Hila, Elena Kadare, Faruk Myrto, Fatos Arapi, Gezim Kame, Gjergj Sinani, Gjergj Buxhuku, Ismail Kadare, Jovan Basho, Halil Sykja, Kozma Lara, Lazer Stani, Leonard Zisi, Mehmet Myftiu, Mentor Petrela, Mira Meksi, Mirush Kabashi, Niko Pano, Pandeli Cina, Perparim Kabo, Rifat Teqja, Romeo Gurakuqi, Spiro Shkurti, Shaban Demiraj, Sherif Delvina, Trim Gjata, Thoma Thomai, Ylli Pango, Xhevahir Spahiu, Zef Rakacolli, Zhani Ciko.
Sistemi ynė ka falimentuar pėrballė atij kapitalist, ndaj jemi
te detyruar te ndryshojme strategji, - u tha Ramiz Alia te
pranishmeve. Kjo strategji do te synoje ne dy drejtime:
- Ne respektimin e te drejtave te njeriut
- Ne krijimin e pluralizmit politik
Te drejtat e njeriut jane diēka brenda nesh dhe mund te abuzohet
me to deridiku, por pluralizmi do te behet se s'ben
Do t'i nxisim te krijohen parti sa te duan , te majta te djathta,
te qendres, por gjithsesi keto parti duhet te kontrollohen e te
drejtohen nga ne, programet e themelimit te ketyre partive do t'i
formulojme ne.
Ne udheheqje te tyre duhet te nxirren njerez qe te perkrahin
strategjine tone. Partia qe do te marre pushtetin, do te shaje
komunizmin ne themel e ne ēati, ne kete menyre do te fitojme
simpatine e perendimit e te desidences antikomuniste.
Ata qe jane ne burgje, te denuarit dhe te persekutuarit politike,
do te thone per ne : edhe keta e urrejne komunizmin; do te
afrohen e do te na perkrahin. Ne na intereson karta morale e
tyre; do t'i afrojme e do t'u japim pune te parendesishme, por
kurre nuk do t'i leme te marrin pushtetin, sepse ata sapo te
marrin fuqine do te fillojne te hakmerren, ne do te behemi
hyzmeqare te tyre.
Ne zbatimin e te drejtave te njeriut, duhet t'u japim edhe
kompensim ne para e t'u plotesojme komoditete banimi, te
sekuestruarve dhe te ē'pronesuarve do t'u japim nje leter ne dore
qe t'u njihet prona, por asnjehere nuk do t'ua japim, ne forma
te ndryshme do t'i ngaterrojme me njeri tjetrin, te kalojne ne
gjykate ku do te zbatohet rrotacioni nga gjykata e shkalles se
pare ne te dyten dhe per difekte teknike, kthim per rigjykim ne
shkallen e pare. Keta jane te moshuar e fuqi nuk kane. Duhet te
kemi kujdes me femijet e tyre, por keta duke ju dhene nje
pashaporte dhe me pak pension do t'i largojme jashte shtetit.
Ata qe do te pretendojne dhe do te kembengulin, do te lendohen.
Pasuria e tere na perket neve se ne e beme.
Materialin e me dergoi Gorbaēovi, kam dy vjet qe po e studioj dhe
ata kane ecur shume perpara, per kete jeni ne dijeni. Neve kemi
kuadro sa per shtate komitete qendrore dhe te mos kemi frike, ne
kemi studimin e platformen gati per zbatim, do te kete shume
intelektuale qe do te kundershtojne. Ketyre nuk do t'u japim
pune.
Nje shqetesim mund te krijojne intelektualet pensioniste; ketyre
do t'u ofrojme krijimin e shoqates se veteraneve te luftes e te
punes. Do t'u japim nje pension minimal dhe do t'u mbajme ison.
Kosova eshte ne pragun e shpalljes se kushtetutes. Le te bejne
si te duan, ne kemi platformen tone.
Ēdo gje e kemi programuar, strategjine e kemi te qarte dhe kemi
caktuar rruget per qellimin e misionit tone.
Nen nje propagande ekstreme kunder komunizmit dhe me disa
ndeshkime te vogla te nomeklatures se larte komuniste, ne
komunistet reformatore do te zbatojme strategjine tone ne
ekonomi, qe kapitalistet dhe pronaret e ardhshem ne nje vend
socialist te jemi ne, njerezit tane.
Me kete strategji, brenda dy apo tre legjislaturave, do te kemi
ish - klasen komuniste ne klase kapitaliste.
Shenim : Materiali eshte marre me stenogram.
Gazeta 55 Tirane - 24 janar 2001