Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!
Ismail Kadare:

Halabakėt e PS-sė

"Presidenti i Shqipėrisė duhet tė jetė rrjedhojė logjike e jetės politike"

VOA - Zoti Kadare, Shqipėria ndodhet kėto ditė nė njė udhėkryq dhe nė horizont nuk duket ende asnjė zgjidhje. Ndėrsa gjendja nė vend po keqėsohet, politikanėt shqiptarė nuk po luajnė rolin qė u takon. Sipas mendimit tuaj, si mund tė dilet nga kjo krizė dhe pse ėshtė kaq e vėshtirė qė nė Shqipėri tė krijohet njė kulturė moderne politike?
Kadare - Unė jam me atė mendim tė pėrgjithshėm se ka njė mungesė pėrgjegjėsie skandaloze, pra, njė mungesė sensibiliteti, njė mungesė dhimbsurie minimale pėr popullin shqiptar, pėr kėtė popull kaq tė vuajtur nga klasa politike. Ka tallje, kapriēo, batuta banale, ironira pa vend, provokime tė shėmtuara dhe unė nuk e kuptoj se si njė pjesė e politikanėve shqiptarė, e kam fjalėn pėr ata qė kanė nė dorė qeverisjen dhe janė shumica qė sundojnė vendin, pra ky krah stalinist i PS-sė, nuk kujtohet se vjen nga njė trashėgimi komuniste dhe vetėm kjo duhet tė mjaftonte, qė, sė paku, tė kishin seriozitet, sė paku tė kishin njė sens autokritike. E kam thėnė edhe herė tė tjera, ta kishin tė ulur kokėn pėrpara popullit shqiptar dhe tė mos guxonin tė bėnin tallje, kapriēo, tė shisnin mend. Sė paku, kujtimi i hidhur i asaj linje nga kanė ardhur, t'i detyronte tė kishin ndryshuar diēka nė ndėrgjegjen e tyre. Pėr fat tė keq, nuk po shikojmė asnjė shenjė tė kėsaj. Ka njė fjalor marksist tė fshehur me salca nė kėto tallje dhe shakara prej halabaku, qė disa herė nuk fshehin veēse njė gjė marksiste tė vjetėr, shumė tė shėmtuar, thelbi i tė cilės ėshtė "partia ėshtė mbi tė gjitha", partia ėshtė sunduese, mbi ēdo gjė, ėshtė ajo qė shkel me kėmbė shtetin, institucionet demokratike, vlerat republikane tė njė vendi, gjithēka tjetėr. Kjo gjė pėr mua ėshtė skandaloze dhe ėshtė njė nga arsyet pėrse nuk ka njė koncept shqiptar, njė koncept qė tė jetė nė interes tė Shqipėrisė, por ėshtė ai koncepti i vjetėr i partisė shtet, tė cilit i ka interesuar gjithmonė doktrina marksiste ose teoritė e luftės sė klasave, por asnjėherė interesat e vendit. Prandaj unė dua t'i bėj thirrje kėsaj pjese tė politikanėve shqiptarė, kėsaj pjese tė PS-sė, qė tė vijnė nė vete e tė kuptojnė se po i shkaktojnė fatkeqėsi njė populli dhe nuk duhet ta teprojnė atė qė thotė populli, "zullumin" e tyre. Nuk duhet ta teprojnė, sepse populli shqiptar nuk meriton vuajtje tė tjera. Njerėzit kanė shumė halle, shumė probleme, shumė varfėri dhe nuk duhet t'u shtohet fatkeqėsia tjetėr.
VOA - Zoti Kadare nė thelbin e mosmarrėveshjeve, megjithėse nuk po debatohet hapur, ėshtė ēėshtja e presidentit tė ardhshėm. Pas zgjedhjeve tė fundit, komuniteti ndėrkombėtar ka rekomanduar qė presidenti i ardhshėm tė ketė konsesusin e tė gjitha forcave politike. Cili ėshtė mendimi juaj pėr zgjedhjen e tij nė kėtė moment zhgėnjimi tė klasės politike. A do tė ishit i interesuar ta rishikoni mundėsinė e kandidimit, pėr ta rishikuar, pasi pak ditė mė parė jeni shprehur se as nuk e imagjinoni se do tė kandidoni pėr postin e presidentit?
Kadare - Unė mendoj se, nė gjendje tė tilla, dėshira pėr tė pasur njė president qė vjen nga intelektualėt, artistėt, filozofėt, muzikantėt, ėshtė dėshirė fisnike, por mė duket pak romantike dhe naive, sepse, nė kushtet e sotme tė jetės moderne politike, problemet e vendit nuk i zgjidh njė njeri nė mėnyrė romantike. Presidenti i Shqipėrisė duhet tė jetė rrjedhojė logjike e jetės konkrete politike nė Shqipėri, i raportit tė forcave, i gjendjes aktuale tė opinionit, tė tė gjitha marrėdhėnieve shoqėrore dhe politike qė janė nė vend. Duke e ēmuar kėtė, e quaj pak naive dhe, veē kėsaj, po them arsyen e dytė, timen, njerėzore, nuk ėshtė nė natyrėn time pushteti, prandaj nuk e mendoj kurrė njė gjė tė tillė. Ėshtė njė lloj si tė mė propozohet nga qytetarėt shqiptarė tė kthehem dhe tė bėhem njė murg i Tibetit, ta zėmė. Unė i respektoj kėta murgj, por unė nuk e bėj njė gjė tė tillė dhe as ata qė ma propozojnė nuk kanė tė drejtė, nuk kanė arsye. Mendojnė se ėshtė njė zgjidhje, por nuk ėshtė njė zgjidhje reale.
VOA - Zoti Kadare, si e shihni ju rolin e komunitetit ndėrkombėtar nė krizėn e tanishme nė Shqipėri, nė kushtet kur nga vetė drejtuesit shqiptarė janė dėgjuar ankesa se po preket sovraniteti i vendit, por, nga ana tjetėr, forca udhėheqėse, ashtu siē thatė edhe ju, nuk janė nė gjendje tė kryejnė detyrat e tyre madhore?
Kadare - Nė Shqipėri ka njė skizofreni politike, do ta quaja unė, njė dyfytyrėsi politike. Kur u intereson politikanėve, janė tė zellshėm dhe ulėrijnė pėr Evropėn dhe, kur nuk u intereson, papritur thonė se Evropa po na ndėrhyn tepėr. Kėtu nuk ka konseguencė. Ky flamur ngrihet ose ulet sipas interesave tė ēastit. Prandaj sovranistėt e vonuar nuk janė ndonjė gjė e re pėr pazaret politike, janė tė njohura rastet kur politikanėt ngrenė kėtė flamurin e sovranitetit, sa herė u intereson tė bėjnė gjėra jashtė kontrollit ndėrkombėtar. Nuk dua tė zgjatem shumė te kjo, por dua tė them se ne, shqiptarėt, kemi njė pėrvojė tė hidhur se ē'do tė thotė ngritja e kėtij flamuri, nė mėnyrė tė verbėr disa herė. Mos harroni se Kosova desh u masakrua deri nė fund nė emėr tė mos ndėrhyrjes ndaj Jugosllavisė. Nė historinė shqiptare ne kemi njė pėrvojė tė hidhur vitet e fundit se ē'do tė thotė adhurimi i mosndėrhyrjes, sepse, nė emėr tė kėsaj, shpesh herė bėhen krime. Ne, populli shqiptar, sot aspirojmė hyrjen nė Evropė. Nuk ka pse tė jemi shumė narcizė dhe tė kėrkojmė sovranitet aty ku ai, si tė thuash, ėshtė njė luks dhe dėshira jonė pėr tė qenė nė Evropė nuk bie ndesh me idenė e sovranitetit. Pėrkundrazi, ideja evropiane shqiptare ėshtė forcimi i sovranitetit shqiptar, sepse jeta e sotme nė familjen evropiane dhe nė aleancėn euroatlantike, mundėsisht, ėshtė garancia mė e mirė pėr sovranitetin.
VOA - Zoti Kadare, pas zgjedhjeve tė fundit nė Kosovė shumė prisnin qė Kosova tė lėvizte me shpejtėsi pėr tė formuar institucionet e saj, pėr tė realizuar aspiratat e shqiptarėve pėr njė shtet tė pavarur. Por mosmarrėveshjet pėr postet drejtuese po rrezikojnė tė ngrenė pėrsėri tezėn se "shqiptarėt nuk janė nė gjendje tė qeverisin". Nė kėto kushte, sa po dėmtohen aspiratat e shqiptarėve nė Kosovė?
Kadare - Mendoj ėshtė shumė zhgėnjyes ky hezitim, kjo kokėfortėsi e forcave politike nė Kosovė, qė nuk po tregojnė vullnetin e duhur pėr t'u marrė vesh. Fillimi i jetės institucionale nė Kosovė mendoj nuk mund tė jetė kurrė i pėrkryer, prandaj, sido qė tė jetė, nė raste tė tilla njė marrėveshje kompromisi do tė ishte shumė e mirėpritur dhe shumė e logjikshme sesa kjo kokėfortėsi, kjo grykėsi disa herė, pėr ndarjen ose grumbullimin e pushtetit nė njė dorė ose nė njė parti. Mendoj se forcat politike nė Kosovė mė nė fund do ta gjejnė, do ta kuptojnė, se ky ėshtė veē fillimi i jetės institucionale, demokratike. Ai mund tė pėrkryhet gjatė proceseve tė vazhdueshme, por nuk ėshtė e thėnė ta krijosh kėtė njė herė e pėrgjithmonė, qė nė fillim; nuk ka pse ngulet kėmbė nė kėtė ndarje pozicionesh qė, pėr fat tė keq, jemi njohur tė gjithė me tė.
VOA - Zoti Kadare ju jeni kthyer kėto ditė nė Shqipėri mes vėshtirėsive tė shumta qė po kalon vendi jo vetėm politike, por edhe ekonomike. Ndėrkohė, shumė njerėz duket se e kanė humbur shpresėn. Si po e pėrjetoni ju, personalisht, gjendjen e tanishme nė Shqipėri?
Kadare - Gjėja mė e keqe, ndikimi mė i keq i kėsaj krize politike ėshtė kriza e besimit te njerėzit. Pėr fat tė keq, shqiptarėt pėr dhjetė vjet po pėrjetojnė herė pas here kėtė krizė besimi dhe krijohet njė farė paniku: "Kėtu s'bėhet asgjė, kėtu s'mund tė bėhet". Unė do tė thosha tė kundėrtėn. Pavarėsisht gjėrave tė shėmtuara qė sapo thamė dhe jam njė nga ata qė nuk jam kursyer t'i them, unė mendoj se Shqipėria do tė ecė. Kėto nuk janė fjalė kot pėr tė dhėnė shpresė, qė ėshtė njėfarė zakoni, por, pėrkundrazi, e vetmja e mirė qė unė pashė me sytė e mi dhe tė tjerėt e panė nė kėtė krizė, ishte qė sot, prej gati dhjetė ditėsh, Shqipėria ėshtė pa qeveri e, megjithatė, Shqipėria ka jetė pak a shumė normale, kur ajo nuk lidhet me punėt e shtetit, kur nuk lidhet me energjinė elektrike, ujin ose gjėra qė ka nė detyrim t'i bėjė shteti dhe qė janė pėr njė kohė tė gjatė, fatkeqėsia jonė. Pavarėsisht nga kjo krizė qeveritare, jeta normale shqiptare, pėr ēudi, ėshtė hera e parė qė ka stabilitet, sepse ishte e vėshtirė qė dy-tre vjet mė pėrpara tė pėrfytyrohej Shqipėria pa qeveri dhe e qetė. Kjo tregon se, sidoqoftė, nė ndėrgjegjen e popullit shqiptar, nė shtresimet e ndėrgjegjes sė tij, ka filluar tė zėrė vend ideja e respektimit tė institucioneve dhe populli shqiptar, mė tepėr se kurrė, kėrkon tė ketė shtet serioz, shtet institucional, shtet republikan tė vėrtetė dhe jo shtet me dokrra dhe me parulla tė shterpėta.

Marrė nga VOA

Sondazh i organizatės joqeveritare SELDI me qendėr nė Shtetet e Bashkuara

Pėr 67% tė shqiptarėve, qeveria ne Shqiperi ėshtė mė e korruptuara nė Ballkan

Beqir SINA

New York
Njė sondazh i organizatės joqeveritare SELDI me qendėr nė Shtetet e Bashkuara ka shpallur Shqipėrinė nė bazė tė anketimit si mė tė korruptuarin nė Ballkan. Sondazhi u realizua si njė pėrpjekje pėr tė luftuar korrupsionin nga organizata jo-qeveritare "SELDI", si pjesė e Iniciativės sė Zhvillimit Ligjor tė Europės Juglindore, e u publikua edhe nė faqen zyrtare tė internetit nė adresėn " http:ėėė.seldi.net". Sondazhi thotė se opinioni publik nė Ballkan e rendit korrupsionin si problemin e pėrgjithshėm tė katėrt pėr nga madhėsia, duke pasuar papunėsinė, tė ardhurat e ulta dhe varfėrinė. Nė disa rajone si Shqipėria dhe Rumania, korrupsioni identifikohet si e keqja publike mė e madhe.
Qytetarėt e shtatė vendeve tė Ballkanit tė pėrfshirė nė sondazh: Shqipėria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Rumania dhe Jugosllavia, i konsiderojnė doganat, agjencitė kombėtare tė privatizimit dhe zyrat e taksave si institucionet mė tė prekura prej praktikave tė korrupsionit. Tė shtatė i konsideruan ushtritė kombėtare si me mė pak korrupsion dhe shumė i shohin institucionet presidenciale si relativisht tė paprekura.
Duke vazhduar ky sondazh thekson, se qytetarėt e Ballkanit gjithashtu besojnė se korrupsioni ėshtė veēanėrisht i pėrhapur ndėrmjet disa grupe profesionistėsh, pėrfshirė punonjėsit e doganave, ministrat qeveritarė, oficerėt e policisė, punonjėsit e taksave dhe avokatėt. Ndėrmjet grupeve qė konsiderohen se ka mė pak tė ngjarė tė priren pėr korrupsion janė mėsuesit, gazetarėt dhe aktivistėt e organizatave jo-qeveritare.
Mė shumė se gjysma e tė anketuarve i konsiderojnė figura tė tilla kyēe, si anėtarėt e parlamentit, prokurorėt, gjyqtarėt dhe udhėheqėsit politikė, tė ekspozuar ndaj korrupsionit. Kėto perceptime pėrvijojnė diferencėn e thellė ndėrmjet atyre qė kanė pushtetin pėr tė luftuar korrupsionin dhe publikut, i cili vuan pasojat e rryshfetit.
Duke iu referuar shifrave, sondazhi e rendit Shqipėrinė nė vend tė parė nė Ballkan me administratėn mė tė korruptuar. Administratat e paraqitura mė keq nė sondazh janė: 67 pėrqind e qytetarėve nė Shqipėri besojnė se administrata ėshtė e korruptuar, 61 pėrqind nė Maqedoni, 58 pėrqind nė Rumani dhe 55 pėrqind nė Bullgari mendojnė se "shumica" ose pothuajse shumica e administratės ėshtė e pėrfshirė nė korrupsion. Sondazhi i Iniciativės sė Zhvillimit Ligjor tė Europės Juglindore e argumenton kėtė si dėshirė pėr pasurim tė shpejtė personal tė atyre qė janė nė pushtet, duke e konsideruar si faktori mė i rėndėsishėm qė ndikon nė pėrhapjen e korrupsionit. Faktorė tė tjerė pėrfshijnė pagat e ulta tė zyrtarėve publikė, legjislacioni i papėrshtatshėm dhe mungesa e kontrollit administrativ. Sondazhi i "SELDI"-t pyet pėr tė zbėrthyer tė vėrtetėn. Ēfarė i detyron ata njerėz qė janė tė gatshėm t’i nėnshtrohen dhėnies sė parave pėr administratėn? Dhe, po vetė i pėrgjigjet. Pėrgjigja ėshtė dobia praktike. Siē tregon sondazhi, thonė tė anketuarit nė Ballkan, ata e rendisin mjaft lart efektshmėrinė praktike tė korrupsionit, njė fakt qė sugjeron se nė pėrgjithėsi korrupsioni konsiderohet si njė instrument i efektshėm pėr trajtimin e gjendjeve problematike. Nė pėrfundim sondazhi ka marrė pėsipėr tė paraqesė si argumente tė forta edhe mendimet e analistėve, duke thėnė se: Analistė tė agjencisė sė studimeve nė qytetin Vitosha me qendėr nė Bullgari arrijnė nė pėrfundimin se, derisa tė ndryshojė mjedisi shoqėror qė favorizon korrupsionin, nuk ekziston asnjė arsye pėr tė pritur ndonjė ndryshim rrėnjėsor pėr mė mirė. Sondazhi tregoi se publiku ka tė njėjtin pesimizėm, pasi pothuajse gjysma e tė anketuarve nuk presin asnjė pėrmirėsim tė konsiderueshėm nė tė ardhmen.