Autokritika e Ismail Kadaresė
Ē'deklaroi shkrimtari pėr "pashallarėt e kuq"
"
Unė si komunsit dhe si shkrimtar nė vend qė tė jem nė ballė tė situatės, tė ndihmoj Partinė, jo vetėm qė s'e zė kėtė pozicion, por bėhem vetė problem pėr Partinė, pra, bėhem pengesė pėr tė. Vetė ky fakt ėshtė tepėr i hidhur pėr ndėrgjegjen time dhe nuk zmadhoj asgjė po tė them se ky ėshtė hidhėrimi mė i madh dhe vrasja mė e madhe e ndėrgjegjes qė unė kam pėsuar ndonjėherė nė gjithė jetėn.
Kėtė vjershė, po tė botohej, armiqtė do tė mund ta pėrdornin si armė pėr tė goditur regjimin tonė dhe gjithēka tė shenjtė qė ne ngremė dhe mbrojmė nė vendin tonė. Ajo ėshtė nisur shtrembėr dhe ka mbaruar shtrembėr. Ēdo gjė nė tė ėshtė e keqe dhe armiqėsore. Ngatėrrimi i burokratizmit dhe komplotizmit qė nė fillim m'u duk si gabim i falshėm, ishte fatal. Ky gabim i ashtuquajtur "gabim i falshėm" mė ēoi mua nė krijimin e kėsaj vjershe tė zezė.
I ashtuquajturi zemėrimi im kundėr burokratizmit s'ishte veēse njė ndjenjė e sėmurė tmerri shkaktuar prej tij.
Pėrpara syve tona ndodhi njė nga ngjarjet mė madhėshtore, njė nga gjyqet mė origjinale tė historisė: masa i gjykonte komplotistėt duke qenė ata akoma nė pushtet. Qė nė fillimet e vjershės duke shkruar se shtetet s'prishen nga ēatitė, unė e kam postuar ēdo gjė shtrembėr politikisht. Komplotistėt synonin pikėrisht prishjen nga ēatia. Komplotistėt nuk i arrinin dot themelet e shtetit, prandaj ata synonin ēatinė. Kėshtu kanė filluar kundėrrevolucionarėt, siē ndodhi nė Bashkimin Sovjetik, pikėrisht nga ēatia.
Nga kėrkesat e realizmit socialist, pėrveē partishmėrisė, tė tjerat mė dukeshin jo aq tė rėndėsishme dhe derivate tė saj. Mendoja se partishėmria proletare ėshtė gjithēka, dhe njė vepėr mund tė realizohet fare mirė edhe nė qoftė se kėrkesat e tjera nuk shprehen plotėsisht.
Nė kėtė mėnyrė, unė, nė ndėrgjegjen time, kisha zėvendėsuar variantin e vjetėr tė tė ashtuquajturit "frymėzim hyjnor" me njė lloj "frymėzim komunist". Pėr mua ky ishte mbi tė gjitha (Nuk injoroja kėrkesat e tjera, sidomos karakterin kombėtar).
Unė fillova tė arsyetoj kėshtu: unė jam njė nga shkrimtarėt mė tė angazhuar politikisht, jeta dhe vepra ime janė tė lidhura kokė e kėmbė me pushtetin e popullit. Po tė ndodhte qė nė Shqipėri tė kthehej borgjezia e pėrmbysur, mua do tė mė pushkatonte qė ditėn e parė, po tė ndodhte qė tė ktheheshin sovjetikėt, mua do tė mė pushkatonin qė nė mėngjesin e parė. Pėr ēudi kjo gjė filloi tė nxiste tek mua mendjemadhėsinė. Unė e quajta veten time besnik tė madh tė Partisė dhe si i tillė mendoja se mė lejohej ēdo gjė.
Kadare: Unė i rrezikshėm e kundėrrevolucionar
Si shfaqje ekstreme e kėtij pozicioni ėshtė shkrimi i vjershės kundėrrevolucionare kohėt e fundit. Pėrse hynte nė punė pozicioni im politik? Pėr asgjė. Unė isha nė kėtė vjershė po aq i rrezikshėm sa njė kundėrrrevolucionar. Partinė e shikoja te personat. Harroja masėn e madhe tė komunistėve, qė pėrbėjnė tabanin e saj. Nuk kisha parasysh qė edhe pasqyrimi nė art i udhėheqėsit tė partisė dėmtohej, nė qoftė se s'del mirė dhe fort ky taban.
Pėrkthimet nė disa gjuhė tė huaja tė veprave tė mia, mė bėnin tė mė dukej e natyrshme njė trajtim i veēantė nga ana e Partisė dhe e shtetit. Nė tė vėrtetė unė kam patur gjithmonė njė trajtim shumė tė mirė. Unė kėtė e kisha kuptuar drejt, por mjaftonte tė mė bėhej padrejtėsia mė e vogėl, qė tė acarohesha e tė harroja ēdo modesti. Unė bėra fajin mė tė rėndė ndaj Partisė: armėn, tė cilėn Partia ma kish besuar pėr tė goditur borgjezinė dhe revizionizmin e ktheva befas kundėr saj.
S'ėshtė mbushur as viti qė shoku Enver na quajti ne shkrimtarėve me emrin e lartė tė ndihmėsve tė Partisė, me kėtė vjershė vajta e u bėra njė shkatėrrues i vijės sė saj.
Kadare: Unė ndihmėsi i Partisė
I vetmi qėllim dhe preokupim i jetės sime kėtej e tutje do tė jetė kthimi nė llogore, nė vendin e madh tė nderuar tė ndihmėsit tė Partisė, pa tė cilėn as jeta ime, as vepra ime s'do tė kishin ndonjė kuptim. Pėr gjithė kėtė falenderoj shokėt qė ndaluan botimin e kėsaj vjershe, duke ndaluar kėshtu rrukullisjen time pėrgjithmonė nė humnerė. Unė do tė bėj gjithēka qė tė jem prapė pėrkrah tyre nė kėtė luftė tė madhe pėr socializmin, pėr mbrojtjen e revolucionit".