Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Pyetje dhe pergjigje ne interviste pune

 

 

Pyetje 4 - Si punoni nën presion?




Përgjigja më e mirë për këtë pyetje është "Shume mire". Te punosh “Shume mire” nen presion eshte nje nga pikat tuaja te forta qe ju jep avantazh. Por duke thene “shume mire” nuk mjafton sepse ju duhet te shpjegoni menyren se si ju mund te menaxhoni nje situate kur duhet te punoni nen presion dhe se si ju e transformoni presionin ne produkt pozitiv. Bejani te qarte intervistuesit qe ju jeni ne gjendje te punoni shume mire ne situata nen presion dhe pa presion.


Pergjigja juaj mund te ishte si me poshte:

1) Une kam aftesi qe t’i menaxhoj shume mire situatat kur duhet te punoj nen presion. Sa here qe une ndiej presionin e punes une perpiqem qe ta kontrolloj situaten ne aspektin mendor dhe fizik. Aspekti mendor per mua do te thote qe te kontrolloj nivelin e stresit dhe te perdor menyra per ta mbajtur sistemin mendor ne gjendje te relaksuar duke menjanuar tensionin e panevojshem dhe panikun gjate kryerjes se detyrave te  ngarkuara. Aspekti fizik do te thote ruajtja e kondicionit fizik nepermjet ushtrimeve per te perballuar sa me mire stresin fizik. Por faktori me i rendesishme per te perballuar punen nen presion eshte fakti qe une i shkruaj detyrat e mia ne nje liste sipas prioriteteve dhe kryej me pare ato detyra qe jane me te rendesishme ne menyre qe t’i perfundoj sa me shpejt dhe me efektivitet.



2) Unë punoj shume  mire nën presion sepse une nuk jam tip qe perfshihet nga paniku dhe tensioni i panevojshem. Presionin ne pune une e konvertoj ne nje force nxitese per te punuar me shpejt dhe me eficence. Zakonisht une kam kontroll mbi situaten dhe i kryej detyrat e ngarkuara sipas prioriteteve duke u perqendruar tek detyrat me te rendesishme ne fillim dhe pastaj vazhdoj me detyrat e tjera derisa i perfundoj plotesisht.


3) Situatat e punes nen presion kane qene gjithmonë një eksperience pozitive per mua sepse ne situata te tilla une kam mesuar shume dhe jam pjekur ne profesion dhe ne karakter.  Unë kam punuar gjithmonë me eficence dhe brenda afatit ne te tilla situata dhe pas cdo eksperience te tille e kam ndjere veten me te afte, me eficent dhe me konfident.


4) Opinioni im eshte se une jam ne gjendje te punoj njesoj si ne situata presioni ashtu dhe ne situata normale. Ne situata presioni une perpiqem qe ti shmang faktoret emocional dhe perqendrohem tek detyrat e mia pavaresisht se hapesira kohore mund te jete e ngushte. Unë jam nje person shume i organizuar, i kryej detyrat sipas prioriteteve dhe kjo metode pune me jep nje avantazh mbi situaten e presionit.  Ne rastet kur koha behet nje faktor i limituar une i rris perpjekjet e mia dhe punoj jashte orarit per te perfunduar detyrat e ngarkuara brenda afatit te caktuar kohor. Pra, situata e punes nen presion nuk ka ndikim mbi punen dhe produktivitetin tim.

5) Ne situatat e punes nen presion une punoj shume mire sepse une mendoj qe presioni pozitiv ne pune behet nje faktor i fuqishem i cili cliron rezerva energjie dhe iniciativa te pashfrytezuara qe mund te jene deri diku te fjetura brenda njerezve. Disa nga ngjarjet më të mëdha në historinë njerezore kane qene rezultate te situatave nen presion, dhe situata te tilla kane kerkuar per njerez dhe vendime rendesishme.  Presioni pozitiv arrin qe te zgjoje energji te medha dhe te nxjerre ne pah vlerat me te mira njerezore.
Megjithatë, kur tensioni, presioni dhe emergjencat fillojne te behen pjese e rutines ditore ath presion pozitiv transformohet ne presion negativ. Energjite njerezore konsumohen plotesisht dhe lodhja mund te mbizoteroje. Një menaxher kompetent arrin ta kontrolloje presionin ne pune dhe ta shpërndaje atë në doza efektive per te rritur produktivitetin.
 


---------------------------------------


 <  
Kthehu te Faqja e Pare                                                Faqja tjeter    >