Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Pyetje dhe pergjigje ne interviste pune

 

 

Pyetje 2 - Cilat janë pikat tuaja më të forta?




Kjo pyetje duket si e lehtë,  por përgatituni…Mos u tregoni  egoistë apo arrogantë.
Nuk është as koha që të tregoheni të përulur.


Përgjigja më e mirë:

Ju e dini që strategjia  kryesore është zbulimi i nevojave kryesore të intervistuesit përpara se ti përgjigjeni pyetjeve. Tashmë  ju dini si ta bëni këtë.
Përpara çdo interviste , ju duhet të keni një listë në mendje me pikat tuaja më të forta. Gjithashtu, duhet të keni një ose dy shembuj specific që ilustrojnë çdo pikë të fortë. Shembujt duhet të jenë të kohëve të fundit dhe duhet të tregojnë arritjet dhe sukseset tuaja. Ju duhet ta memorizoni aq mirë këtë listë ( pikat tuaja të forta dhe shembujt përkatës), sa që të mund ta kujtoni  edhe nëse ju kërkojnë ta thoni në 3 të mëngjesit.
Pasi ju të keni zbuluar  nevojat kryesore të intervistuesit, ju mund të zgjidhni nga lista juaj ato arritje që ju prezantojnë  më mirë dhe që përputhen me  nevojat dhe kerkesat e intervistuesit.

Keshilla te përgjithshme

10 tiparet më të rëndësishme që punëdhënësit duan të shohin te punonjësit e tyre janë:

1. Të gjitha arritjet e provuara me dokumenta, sidomos nëse këto arritje përputhen me kerkesat e punëdhënësit.
2. Inteligjencën dhe menaxhimin e aseteve intelektuale.
3. Ndershmërinë…integritetin…të qënit një njeri i ekselent.
4. Përshtatshmërinë me kulturën e kompanise… te komunikosh mire me te gjithe.
5. I pëlqyeshëm… me qëndrim pozitiv…me sens humori.
6. Aftësi të mira komunikimi.
7. Përkushtim …Gatishmëri për të punuar jashtë orarit për të arritur përsosmërinë.
8. Objektiva të përcaktuara qartë.
9. Entuziazëm…nivel të lartë motivimi.
10.I besueshëm…I shëndetshëm…një udhëheqës rrezatues!



Përgjigjet tuaja mund të jene:

 

 

1) Unë kam aftesi qe te kryej nje volum te madh ne punen time dhe nqs do te ishte e nevojshme une do te punoja jashte orarit per te kryer detyrat e ngarkuara. Kjo menyre pune ben qe koleget dhe bashkepunetoret e mi te kene besim dhe respekt tek une dhe produktiviteti i grupit te jete maksimal.

 

 

 

 

2) Unë kam nje karakter te adaptueshëm, dhe jam ne gjendje qe te sillem ne menyren e duhur me cdo karakter ne cdo situate duke nxjerre ne pah anen me pozitive te kolegeve dhe te bashkepunetoreve te mi, pavaresisht nga diversitetet e opinioneve dhe situatave konfliktuale. Unë mund te mesoj shume shpejt njohuri dhe koncepte te reja te teknologjise , dhe jam ne gjendje te analizoj shpejt situata dhe subjekte te reja dhe ti shtoj punes time vlerat e mia origjinale. Gjithashtu une kam aftesi te identifikoj problemet qe dalin  dhe te gjej ne kohe te shkurter  zgjidhjen me te mire te mundshme.

 

 

3) Pika ime me e forte eshte se unë kam vlera etike te larta dhe u kushtoj shume vemendje detajeve te cilat perbejne sekretin e suksesit. Unë besoj tek miqesia e sinqerte me koleget dhe bashkepunetoret e mi.

 

 

4) Unë kam aftesi shume te mira per te punuar ne menyre eficente dhe me cilesi ne  grupe pune te vogla ose mesatare. Ne kete menyre une mund te kryej nje volume te madh pune  brenda një kohe shume të shkurtër duke kryer ne kohen e duhur detyrat e ngarkuara.

 

 

 

5)  Unë kam aftesi shume te mira ne planifikimin dhe zbatimin e detyrave te ngarkuara,  duke percaktuar me detaje te hollesishme menyren e kryerjes se detyrave. Cdo jave une planifikoj detyrat qe do kryej dhe percaktoj edhe strategjine e kryerjes se tyre. Mua me pelqen te punoj ne grup sepse une arrij te zbuloj pikat me te forta te secilit individ dhe ti perdor ato qe te prodhojne rezultate sa më të larta.

 

 

6) Si individ, unë e perfytyroj veten si nje pakete ku brenda ndodhen te gjitha pikat e mia me te forta dhe vlera ime nuk mund te bazohet vetem ne nje pike te forte te izoluar.

 

7) Pika ime me forte eshte aftesia dhe energjia qe une kam për të gjetur rrugën më të shpejtë dhe më efikase për të kryer detyrat e ngarkuara. Si rrjedhoje unë jam në gjendje qe ta rris volumin e punes qe kryej duke e ruajtur cilësinë ne nivele te larta.

Një pike tjeter e forte është menyra se si komunikoje me koleget dhe me bashkepunetoret e mi dhe kjo gje ka bere qe te kem mbështetjen e plote dhe bashkëpunimin e tyre ne punen time. Gjithashtu une jam sensitiv ndaj njerezeve me karaktere te ndryshme, sepse persona te ndryshem kane kerkesa te ndryshme dhe secili ka motivacion te ndryshme ne punen qe kryen.









-----------------------------------------



 <  Kthehu te Faqja e Pare                                                Faqja tjeter   >