Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Pyetje dhe pergjigje ne interviste pune

 

 

Pyetje1 - Më thuaj diçka për veten tende.

 


Kini kujdes , rreth 80% e intervistave fillojnë me këtë pyetje “te padjallezuar”. Shumë kandidatë, të papërgatitur për këtë pyetje, hallakaten duke treguar historinë e jetës së tyre, duke u kapur në historitë e vjetra të punës ose në çështjet personale.
Filloni me të tashmen dhe tregoni që jeni të kualifikuar për pozicionin e punës. Mos harroni që çelësi për të gjitha intervistat e suksesshme është ballafaqimi i kualifikimeve tuaja me ato që po kërkon intervistuesi. Me fjalë të tjera ju duhet të shisni atë që blerësi kërkon. Kjo është e vetmja strategji e rëndësishme në gjuetinë për punë.


Perpiquni  qe pergjigja juaj te jete e gjate 2 minuta dhe jo me shume sepse ne te kundert intervistuesi do ta humbase vemendjen. Gjithashtu ju duhet te ndiheni sa me mire me vetveten kur flisni per veten tuaj.

Ju duhet ta hartoni pergjigjen tuaj sipas kerkesave specifike te punes. Nqs ju do ta studioni me kujdes njoftimin e punes ath ju do te krijoni nje ide te qarte se cfare aftesish dhe cfare eksperience kerkohet. Perpiquni te futni elemente nga njoftimi per pune kur t’i pergjigjeni kesaj pyetje dhe kete gje bejeni me kujdes qe te mos duket sikur keni mesuar permendesh njoftimin.

Kur te pergjigjeni duhet te beni kujdes sepse kur ju jepni shume informacione te detajuara qe ne fillim ath ne pyetjet e mevonshme ju do te jepni pergjigje te boshatisura ne permbajtje.
Kur ju behet kjo pyetje ajo qe kerkohet nga ju eshte qe te jepni nje paraqitje te shkurter te CV tuaj. Me mire do ishte qe te mos benit thjesht nje permbledhje te CV tuaj por te shpjegoni me shembuj se si ju lindi pasioni per punen qe ju pelqeni dhe se si filluat ne kete profesion dhe pse ju jeni kandidati ideal per vendin e punes, qe te ruani disa detaje edhe per pytjet e tjera te mevonshme.

 Ju mund te mendoni – Pse me drejtohet kjo pyetje kur intervistuesi e ka nje kopje te CV time?

CV juaj mund te jete shkruar me fjale te bukura, dhe kjo ishte arsyeja pse ti je perzgjedhur ne interviste, por intervistuesi nuk do marre ne pune CV tuaj se ajo eshte nje cope leter. Ju jeni njeri dhe punedhenesi kerkon te zbuloje vlera njerezore tek ju  si psh konfidencen, aftesine per te menduar dhe per te folur qarte, aftesine per te komunikuar me njerezit e tjere, menyren e prezantimit te personalitetit dhe te profesionalizmit tuaj, etj.

Pra kjo pyetje behet për të vlerësuar aftësitë e tuaja komunikuese. Por intervistuesi vlereson edhe logjikën e linjes mendimeve te kandidatit ... A po shprehet kandidati ne nje menyre te paster, koncize, te rregullt  dhe ne nje linje te drejte mendimi? – apo ky kandidat ka nje logjike te tipit qe  kercen dege me dege?  Pra intervistuesi do te zbuloje nese ju po ndiqni nje drejtim te qarte ne logjiken tuaj dhe ne karrieren tuaj.


Si perfundim ju duhet ta shfrytëzoni këtë rast për të treguar aftesite tuaja komunikuese duke folur në mënyrë të qartë, koncize dhe të organizuar. Per kete pyetje nuk ekziston ndonje përgjigje e sakte ose e gabuar prandaj perpiquni qe te jeni sa me miqësor.


Përgjigjet mund të jenë:



1) Unë jam një person me aftësi të larta ndërpersonale dhe kam aftesi te mira komunikimi me njerez te ndryshem. Me pelqejne sfidat e reja dhe gjithmone kerkoj zgjidhje te reja për probleme te ndryshme.




2) Përveç detajeve qe kam shkruar ne CV time une besoj te vlera e karakterit, te vizioni dhe iniciativa per veprim dhe antikonformizmi. Gabimet i vleresoj si nje menyre per te mesuar sa me shume. Unë kam besim se kualifikimet e mia komplementojne kerkesat per vendin e punes ne kompanine tuaj.




3) Une kam kryer studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ku jam diplomuar ne degen e Inxhinierise Informatike. Hobi im jane leximi i romaneve, shetitjet, muzika dhe basketbolli. Unë jam një person i komunikueshem dhe i afrueshem me të gjithë. Nuk kam limitime ne marredheniet me njerezit dhe gjithmone di se si te sillem me njerez dhe me karaktere te ndryshme. Me pelqejne sfidat e reja dhe kam gjithmone tendence qe te permiresoj veten ne te gjitha aspekte e punes dhe te jetes time.

 

 

4) Unë jam nje person simpatik, me iniciative, shumë i motivuar, energjik, i orientuar drejt rezultateve, me deshire per te punuar ne grup, por gjithashtu punoj edhe ne  menyre indipendente. Kam aftesi te mira komunikuese dhe jam ne gjendje te orientoj dhe të ndihmoj edhe te  tjerët qe te përqëndrohen në një qëllim te caktuar dhe ti motivoj ata per ta arritur atë qellim.
Entuziazmi dhe energjia janë dy nga vecorite e mia me te dallueshme dhe si rrjedhoje ne grupet e punes qe kam punuar deri tani te gjithe pjesetaret e grupit kane  qene shume te ndikuar nga entuziazmi dhe energjia ime rrezatuese dhe kjo ka cuar gjithmone drejt suksesit.
Unë gjej gjithmone argumenta bindes, por gjithashtu une i degjoj me vemendje koleget e mi.

Unë jam i kujdesshem ndaj mjedisit te punes dhe ndaj kolegeve qe me rrethojne.

Gjeja qe vleresoj me shume te vetja eshte përsosmëria.

 

----------------------------


  <  Kthehu te faqja e pare                                          Faqja tjeter