O Trima Luftėtar

Prenkė Jakova

O trima luftėtarė,
o bijt e Skenderbeut,
kėrkoni ju Shqiptarė,
lirinė e Mėmėdheut.

Se mjaft nė robėri,
moj e mjera Shqipėri,
o djem rrėmbeni pushkėt,
ja vdekje, ja liri.

Vendi im

Sa pyje, male
fusha me lule,
kroje t’argjendta
ka vendi im!

Burra viganė,
djem si petrita,
gra, vasha t’bukura
ka vendi im.

Si zė bilbili,
porsi valė deti
vjen gjuha shqipe
e vendit tim!

Ku gjenden vashat?
Ku gjenden trimat?
Ku gjenden nėnat?
Si nė vendin tim!

Gjuha jonė

Gjuha jonė sa e mirė,
sa e ėmbėl, sa e gjerė,
sa e lehtė, sa e dlirė,
sa e bukur, sa e vlerė!

Naim Frashėri

Porsi kanga e zogut t’verės,
qi vallzon nė blerim t’prillit,
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit’ e drandofillit,
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjama e rrfes zhgjetare,
porsi ushtima e njė tėrmeti
njashtu ą gjuha jonė shqiptare.

Gjergj Fishta

Shqipja qysh u ėshtė dukur ?
Sa e ėmbėl, sa e bukur!

A.Z. Ēajupi

Kthimi tek Pėrmbajtja

Email: luan.ahmeti@metronet.de