Shqipėri, o jetėgjatė,
ty tė kemi mėmė e atė
dhe pėr ty do tė luftojmė
gjersa tė tė trashėgojmė.
Pėr ty tė gjithė, ditė dhe natė,
mendohemi gjerė e gjatė,
ti kurrė s“prishesh, s“shkretohesh,
as drobitesh, as rrėgjohesh,
mė ke gjithė bukuritė
e tėtėra mirėsitė,
ke fusha me lule shumė.
lumenj tė mėdhenj pa gjumė,
male tė lart' e tė veshura,
buzėn e detit tė qeshur,
Mėje dritėz nė dritė
me tė gjitha mirėsitė.
...................................
Shqipėri, tė qofsha falė,
tė kam mėmė e mė ke djalė.
O malet e Shqipėrisė dhe ju, o lisat e gjatė,
fushat e gjera me lule, qė ju kam ndėr mend ditė e natė.
Ju bregore bukuroshe dhe ju, lumenj tė kulluar,
ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė gjelbėruar!
Do tė kėndoj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
o vendėthit e bekuar, ju mendjen ma dėfreni...
Ti, Shqipėri, mė jep nder, mė jep emrin shqiptar,
zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr!
Nė mes tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar
Qė t'ju ap pakėz dritė,
Natėnė t'jua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,
tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'ju ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri tjatėrin ta njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
As njė ēikė tė mos mbetėm,
Tė digjem, tė qanj me lot
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem mė dėshirė,
Sa tė mundt t'ju ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam nė jetė,
Jam nė dritėt tė vėrtetė;
Unė jam nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj.
Mė ėshtė falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa mė kėnda t'ju bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Nė shpirtit kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė...
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin'e urtėsinė.
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si ju dua,
Njėri tjatrinė nė doni
Tė paudhė mos punoni...
Unė, duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar;
Kam qenė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė...
Dua shum fjalė t'ju them,
Po trembem mos ju bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė 'zjarrtė ?