Poema e Mjerimit

( Kėtė Poezi e kam dhuratė nga Merita Kraja )

Kafshatė qė s'kaperdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbet nė fyt edhe tė ze trishtimi,
kur sheh fytyra tė zbehta edhe sy tė jeshilta
qė tė shikojnė si hije dhe shtrijne duert e mpita
dhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tanė jetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellin kryqet e minaret e ngurta,
profetent dhe shejtėnt ne fushqeta tė
shumėngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhėti.
Mjerimi ka vulėn e vet te shėmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qė e ka, sytė qė e shprehin,
buzėt qė me kot mundohen ta mshehin-
janė femijėt e padijes e flitė e pėrbuzjes,
tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės,
mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen i
pamėshirshem
me bark shekullor, gjithmonė i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Po ka vetėm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e nji shprese
te shkyemė dhe tė coptuem me tė dalun bese.
. . . . . . . . . . . . .
Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh,
qė t'apin litarin tė shkojsh fillė e tė varesh
ose bahe fle e njėrė paragrafesh.

Mjerimi s'do mėshire. Por do vetėm tė drejtė!
Mėshirė? Bijė bastarde e etenve dinakė,
tė cilt nė mėnyrė pompoze posi farizejt
I bijnė lodertisė me ndjet dhelperak
tue ia lėshue lypsit njė grosh tė hollė nė shplakė.

Mjerimi asht njė njollė e pashleshme
nė ballė tė njerėzimit qė kalon nepėr shekuj.
Dhe kere njollė kurrė nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr
tempuj.

Kthimi tek Pėrmbajtja

Email: luan.ahmeti@metronet.de